back to top
9.5 C
Tirana
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Ndërsa gërmoja për figurën e Esat Pashë Toptanit… – nga Genci Hoti

Gazeta

Enver Bytycit Shqiptarët, serbët dhe grekët, Tiranë 2005
Enver Bytyçi – Shqiptarët, serbët dhe grekët, Tiranë 2005

Ndërsa gërmoja për figurën e Esat Pashë Toptanit…

nga Genci Hoti

Studimi i aktivitetit politik dhe ushtarak të Esat Pashë Toptanit na çoi në një zbulim sa të veçantë aq edhe tronditës, sidomos për atë pjesë të popullatës që kujton me nolstalgji epokën komuniste pa e ditur se komunizmi shqiptar ka qënë vepër fillim e fund e britanikëve për interesat e saja gjeostrategjike. Nuk duhet të ketë interes përmbajta spekulluese e komunizmit teorik, por njerëzit që ishin në krye të shtetit komunist shqiptar dhe çfarë përfaqësonin këta njerëz në popullatën e ashtuquajtur shqiptare në llojin dhe cilësinë e saj.

Timo Dilo "Mbi marrëveshjen e paditur nga shqiptarët midis Austro-Hungarisë dhe Mbretit Karol të Rumanisë."
Timo Dilo “Mbi marrëveshjen e paditur nga shqiptarët midis Austro-Hungarisë dhe Mbretit Karol të Rumanisë.”

Në lidhje me llojin e popullsisë shqiptare na paraqitet një punim ku përmendet edhe emri i Esat Pashë Toptanit: Enver Bytyçi, Shqiptarët, serbët dhe grekët, Tiranë 2005 (foto). Autori është treguar i frenuar dhe i matur kur i ka konsideruar kryeministrat shqiptarë thjesht vetëm prej Jugut të shtetit shqiptar, pasi në të vërtetë problemi është pak si më ndryshe dhe shumë më i komplikuar. Sipas autorit Enver Bytyçi (f. 90):  “Më 1920, qeverinë shqiptare do ta kryesonte Sulejman Delvina, një shqiptar nga skaji më jugor i Shqipërisë londineze, territor të cilin e pretendon ende dhe sot Greqia. Më 1921, kryeministër i vendit do të ishte Iljaz Vrioni dhe më pas do të vinte Xhafer Ypi, Shefqet Verlaci, Fan Noli, Pandeli Evangjeli, të gjithë me prejardhje nga territoret e Shqipërisë së Jugut, territore të cilat i pretendon Greqia. Vetëm tre kryeministra, Ahmet Zogu, Hasan Prishtina (i cili qëndroi vetëm 5 ditë në këtë detyrë) dhe Esat Pasha do të kishin origjinë nga Shqipëria Qendrore dhe Veriore./ Pas Luftës së Dytë Botërore, Shqipërinë e kanë drejtuar gjithsejt 10 emra kryeministrash, (Enver Hoxha deri me 1954, Mehmet Shehu, deri me 1981, Adil Çarçani, deri me 1991, Fatos Nano, disa herë kryeministër, Ylli Bufi me 1991, Vilson Ahmeti me 1991-1992, Aleksander Meksi, 1992-1997, Bashkim Fino, me 1997 dhe perseri Fatos Nano po ate vit, Pandeli Majko e pas tij Ilir Meta, në fund përsëri Fatos Nano). Të gjithë këta kryeministra e kanë patur dhe e kanë origjinën dhe prejardhjen e tyre nga Jugu i Shqipërisë, nga territori, të cilin e pretendojnë grekët. Madje 6 prej tyre vijnë nga skaji më jugor i Shqipërisë, nga qyteti i Gjirokastrës, i pari qytet që është vënë në shënjestër të tjetërsimit territorial nga ana e Athinës. Gjatë gjithë kësaj kohe prej 60 vjetësh, asnjë kryeministër shqiptar nuk ka ardhur nga pjesa veriore e vendit”. Sali Berisha në atë kohë nuk ka qenë akoma kryeministër, por beteja për të kapur kreun e PD sot të jeni të sigurt që fshihet pas kësaj që të lexoni në vazhdim!
Duke lënë mënjanë interpretimin e autorit Bytyçi mbi këtë fakt, i rikthehemi marrëveshjes së Perandorisë së Danubit me mbretin e Rumanise, Karolin me 1912. Ekziston një material tipik mbi këtë problem me autor Timo Dilo, të botuar në përmbledhjen me studime, “Mbi lëvizjen kombëtare Shqiptare”, Tiranë 1962, material i cili nuk është zbërthyer asnjëherë nga historiografia e epokës komuniste, me titull “Çeshtja shqiptare në Konferencën e Ambasadorëve në Londër” (f. 206-164) – foto ku thuhet (foto – f. 249):
“…Korça, Bilishti e Dardha i mbeteshin Shqipërisë. Manastiri i Shën Naumit mbetej jashtë kufirit, ndërsa Pogradeci do të mbetej në Shqipëri. Siç del nga projekti, kufiri ne sektorin e maleve të Pindit e të Gramozit kalonte përtej vendeve të banuara nga shqiptarë me qëllim që të bashkonte me Shqipërinë vise me popullsi kuçovllahe 77)./ Përfshirja e kuçovllahëve në shtetin shqiptar lidhej me politikën e Austrisë për të përkrahur dëshirën e mbretit të Rumanisë, Karolit qe kuçovllehtë e Pindit dhe të Gramozit të mos i liheshin Greqisë, e cila mund t’i çkombëtarizonte, por të formonin një grup të veçuar në shtetin e ri shqiptar. Karoli e kishte marrë me zell të madh këtë projekt. Ambasadorit austriak në Bukuresht i kishte thënë se Rumania ishte gati të bënte edhe sakrifica materiale për Shqipërinë dhe i propozonte që xhandarmëria shqiptare të formohej nga kuçovllehtë 78). Në fillim të dhjetorit ambasadori rumun në Vjenë kishte paraqitur dhe një propozim tjetër: elemente maqedono-rumune të merreshin si organizatorë të administratës së shtetit të ri.79)”
Shenimi 77) thotë: Ippen op. Cit. F. 30.
Shënimi 78) thotë: HHSA f. PAA Nr. 4608 dt. 25/11/12.
Shënimi 79) thotë: Idem Nr. 4811 dt. 7/12/12.

Analisa e marrëveshjes midis Austro-Hungarezëve dhe Mbretit Karol të Rumanisë.
Analisa e marrëveshjes midis Austro-Hungarezëve dhe Mbretit Karol të Rumanisë.

Sipas këtij materiali kryeministrat shqiptarë përgjat 60 vjetëve nuk kanë qenë me origjinë të pastër shqiptare (përjashtim mund të bëjë Aleksandër Meksi), por pasoja të popullatës vllehe, ku përfshihen edhe 600.000 vllehët e konvertuar në muslimanë dhe shqiptarë në gjysmën e parë të shek. të XIX-te (sipas Kemal H. Karpat, Popullsia Osmane 1830-1914, karakteristikat demografike dhe shoqërore, Tiranë, 2017, f. 25, 48, 51, 52). Por ky konstatim, duke u lidhur me veprimtarinë politike të Esat Pashë Toptanit, na çon në përfundimin që Pashai Toptanas paska dashur të bëjë shtetin shqiptar me drejtues politikë vetëm shqiptarë dhe jo ndryshe! Mos vallë ky ka qenë dhe shkaku i vrasjes së tij?!
E reja që është zbuluar konsiston në faktin që Shqipërinë dhe shqiptarët nuk duhet t’i drejtojnë shqiptarët autoktonë, por popullatat vllehe dhe otomane që janë implementuar në brendësi të popullatës shqiptare, të pakten prej 200 vjetësh, mundësisht me prejardhje fshatare të afërt.
.
Marrë nga Muri i Fb i Genci Hotit, 19 prill 2022

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.