Kur populli është Popull e jo turmë!
Një qytetar argjentinas shkoi për të blerë një “kuti me vezë” dhe kur e pyeti shitësin për çmimin, konstatoi se çmimi ishte mbi të zakonshmen, prandaj e pyeti shitësin arsyen!? Ai iu përgjigj se shpërndarësit e rritën çmimin! Qytetari e mori në heshtje “kartonin e vezëve” dhe e ktheu në vendin e vet, duke thënë: “Nuk kam nevojë për vezë, mund të jetoj edhe pa vezë!” Kështu bënin të gjithë qytetarët pa fushatë dhe greva, por kjo ishte kultura e popullit! Populli nuk pranoi që kompanitë po të shantazhojnë…
Në më pak se një javë, punëtorët e kompanisë erdhën për t’i dorëzuar vezët në dyqane, por pronarët refuzuan t’i marrin sepse askush nuk e bleu stokun e vjetër të vezëve! Kompanitë, pavarësisht kësaj, qëndruan kokëforta dhe nuk e korrigjuan çmimin, duke besuar se protestat do të përfundojnë për pak ditë dhe se njerëzit do t’i kthehen blerjeve të zakonshme të vezëve. Por edhe populli ishte kokëfortë, bojkotuan vezët dhe filluan të humbasin jashtëzakonisht shumë kompanitë! Aksionet u grumbulluan sepse prodhimi nuk mund të ndalonte! Pronarët e kompanive blegtorale u takuan dhe vendosën të kthejnë çmimin e vezëve në çmimin e mëparshëm! Megjithatë, bojkoti ka vazhduar. Kompanitë pothuajse shpallën falimentimin, kështu që u takuan përsëri dhe vendosën t’i dërgojnë një falje zyrtare popullit argjentinas në të gjitha mediat dhe korrigjimin e çmimit në një të katërtën e vlerës së tyre të mëparshme. Kjo është një histori e vërtetë dhe jo fryt i imagjinatës. Ne si popull mund ta ulim ose ta rrisim çmimin e çdo malli. Vetëm me vullnetin tonë, pa fushata dhe greva. Na duhet vetëm pak vullnet, kulturë dhe vendosmëri.
Marre nga fax.al