Profesor Piro Danin e kam pasur profesor Kimie, në vitin 1983-’84, në vitin e fundit, të cilin e mbarova natën, mbasi më kishin përjashtuar në maturën e vitit 1975-76! Në të vërtetë unë e kisha mbaruar gjimnazin, po nuk kisha qënë në provimet e pjekurisë, kështuqë në shkollën e natës më së shumti shkova thjesht për të kryer një formalitet…. Mbas nja dy-tre javësh kishim një provim kimie… dhe unë i dëshmova një sistematikë të përsosur, më një shkrim për t’u admiruar! Kur i solli provimet e korigjuara Prof. Piroja shkëputi fletën time dhe pyeti? Kush është Jozef Radi! Ashtu i skarafylltë, u ngrita në këmbë! “Të kam vënë 10, – më tha – dhe as e kam lexuar se çfarë ke shkruar! Dhe a e dini pse – iu drejtua klasës?! Sepse është e para herë që kam një dyfletësh që është i përsosur estetikisht! Provim shembull prej nxënësi! Dhe e shpalosi dyfletëshin publikisht! Me prof. Piron u bëmë miq gjatë atij viti mësimor! E mori vesh historinë time, dhe nuk më vuri asnjë notë tjetër, pos asaj që më vuri herën e parë! Por kjo nuk do të thotë që unë nuk e respektoja lëndën e tij të kimisë…
Respekt për Vëllezërit Dani dy prej të cilëve kanë qenë shembuj mësuesie në Lushnje!
jozef radi, 24 prill 2022
Piro Dani – një Mësues i përkushtuar – dhe një histori personale*
nga Nexhip Beqiri & Jozef Radi
Të dashur miq,
Treva e Myzeqesë është dalluar, se ka nxjerrë shumë figura në çdo fushë të jetës.
Një figurë e tillë e zonës sonë është edhe Piro Aleks Dani.
Piro Dani ka lindur me 27.12.1933 në Lushnje. Arsimin fillor dhe 7-vjeçar e kreu në Lushnje, ndërsa të mesmen e kreu në shkollën pedagogjike në Elbasan në vitin 1954.
Studimet e larta i vazhdoj në UT në degën bio-kimi. I mbaroj studimet në vitin 1960, duke u vlerësuar me diplomë shkëlqyshëm!
Vlerësimi i diplomës shkëlqyeshëm i dha mundësi të punojë si profesor në UT në katedrën e Zoologjisë. U ka dhënë mësim studentëve të bio-kimisë, të mjeksisë dhe të institutit 2-vjeçar. Në leksionet e tjera u dallua per nivel të lartë shkencor dhe metodikë.
Në vitin 1967, u kthye në Lushnje ku punoj si kryeinspektor në seksionin e arsimit. Gjatë kohës që ka punuar në seksion ka dhënë një ndihmesë të madhe në kualifikimin e mësuesve të rrethit, në ngritjen e nivelit të tyre shkencor dhe metodikë.
Piro Dani ka dhënë ndihmëse edhe në ngritjen e kabineteve të biologjisë në shkolla dhe të mjedisev dhe kopshteve të botanikës në shkolla. Në vitin 1968, u ngarkua për hapjen e Filialit Bujqësor, ku ka qënë drejtor i tij, deri në vitin 1982.
Në filialin e Lushnjes kishin degë si Agronomi, Zooteknikë, Ekonomi Bujqësore e të tjera. Zoti Dani e udhëhoqi filialin me kompetenca të larta shkencore derisa u mbyll.
Në punën kërkimore-shkencore dallohet në dy aspekte:
1.Në fushën e pedagogjisë dhe didaktikës
2.Në fushën shkencore, në atë të studimit të faunës së Myzeqesë.
Në aspekin e pedagogjisë e të didaktikës ai është autor i shumë librave për biologjinë si për shkollën 9-vjeçare edhe për të mesmen.
Me tekstet e Piro Danit kanë mësuar me mijëra nxënës në të katër anët e vendit! Ai ka botuar edhe shumë artikuj shkencorë dhe metodikë në ndihmë të mësuesve ne revistën “Shkenca dhe Jeta”, në revistën “Pioneri” etje. Të cilat gjenden sot në Bibliotekën Kombëtare!
Ka studiuar dhe botuar në nivele të larta shkencore, faunën e Myzeqesë, si dhe ka botuar librat “Bisedë me kafshët”, “Këngëtarët e kafazeve”.
Gjatë periudhës 1960-1980, ai ka pasur një krijimtari të bollshme shkencore, dhe mjaft artikuj janë botuar në revistat shkencore të kohës.
Sot edhe pse është në pension punon pa pushim në ndihmë të mësuesve dhe shkencës, sidomos për fëmijët e arsimit parashkollor për jetën e kafshëve dhe sjelljen e tyre.
Gjatë punës është nderuar me medaljet: “Mësues i merituar”, “Mirënjohje qytetare” dhe së fundi edhe “Qytetar nderi” i qytetit të Lushnjes.
Respekt dhe nderim për figura të tilla, që kanë punuar për për arsimin tonë kombëtar.
I urojme jetë të gjatë dhe sa më shumë kontribute te në ndihmë të të arsimit, shkollës dhe mësuesve.
Urime dhe jetë të gjatë Profesor Piro Dani!
*Shkrimi u mor nga muri i FB i Minella Dani, i cili ka shenuar:
falenderoj mikun tonë të përbashkët, të nderuarin dhe respektuarin Nexhip Beqiri, i cili në një prej publikimeve të tij, ka folur edhe për vëllanë tim, Piro Danin.
–