Kur duhani… ta trazon mendjen…*
nga Sokol Pal Mhillaj
Po m’pvet dikush i ditë: Amanet, a ke pi hashash ndoj herë Sokol?!
…Amaneti i Zotit me dijeninë tëme jo, veq i ditë pa hiri si shkova për vizitë te i Nipash i jëmi.
Nusja e tij, e rrapatushja e dajës vet, m’kish pasë ftofë i shishe Vënë t’bardhë,
mirë e për faqet bardhë, tuj pi vënë, e futi dorën ën xhep me marrë kutinë e duhanit.
Sha bukën, e kishëm pasë harrue te shpija kur dola.
Fill ëm shkojnë sytë te i tavull duhani n’ballkon, e thaq me veti po i marr erë gzhimit duhanit bile?
Sa afrohëm, te prezorja m’kapin sytë si maqorrit i cigare duhani t’dredhun, e me mënd t’mia…
…e ndeza, e si përmadhshëm si ishëm për duhan, e sosa për pësë dakikë.
Piva edhe vënën si ujtë e kronit e i tham nuses Nipit: “Iku daja tash, e shumë falëmnderës për respektin e dashninë!”
I kcej biçikletës për n’shpi, e bash mu duk’ke vetja se jam ën motorr.
E kishëm i fije malore me u kthye, e vetëmeveti tham: grahja Sokol Pali se je ka rinohesh ditë për ditë, e hiq se ditke mahuti se ka pi hashash për duhan.
…kah mavonja, nisë ni farë kajdje dhimta e kresë, a thue kanë hi treqind kinez ka riparojnë me kaçavida n’kryet tëm!!
E ju, keni t’drejtë edhe me qeshë, masi m’ka dhimtë kryet mue, e jo ju!
Titulli redaksional… radi&radi.com
Marrë nga muri i Fb i Sokol Pal Mhillaj, 4 maj 2022