back to top
1.5 C
Tirana
E martë, 26 Nëntor, 2024

Ferra – nji poezi nga Xhelal Ndreu

Gazeta

Xhelal Ndreu (1910-1988)
Xhelal Ndreu (1910-1988)

Ferra – nji poezi nga Xhelal Ndreu

Nji prezantim përmes të qenit Ferrë…  Jozef Radi

Xhelal Ndreu, lindi Sllovë të Dibrës më 1910, kreu filloren dhe Internatin e Kastriot të Peshkopisë, më pas Shkollën Teknike të Fulzit… Del në mal me të jatin dhe vëllezrit me idenë e lirisë… por më pas ideja e lirisë i shëndrrohet në burg prej vitit 1949-1960, në Kala të Gjirokastrës, Burrel, etje., dhe vdes në kampin e interrnimit në Lubonjë të Vlorës, në korrik të vitit 1988.
Ka shkruar mjaft, po kurrë nuk iu botua asgjë. Ka lënë dorëshkrim librat: “S’ka qetësi në Lisivalle” dhe “Cuca e Radomirës”. Ishte njohës i mirë i shumë gjuhëve të huaja si: anglisht, frëngjisht, italisht, spanjisht, gjermanisht, turqisht, rusisht, serbisht dhe arabisht…
Poezia në fjalë “Ferra”, mbasi e lexova disa herë e konsideroj si poezi antologjike, dhe me kënaqësi e paraqes sot në sitin tim…
Xhelal Ndreu, duke jetuar nji jetë burgjeve dhe kampeve si armik, në mënyrë ironike, ai e identifikohet veten me të keqen, (në kët rast me “Ferrën”…) dhe me mjete nga më të bukurat stilistike, kësaj ironie “dibrane” ndaj Ferrës, i jep nji vlerë të lartë asaj, duke e ngjyrosë me emocione mjaft forta, si për të dëshmuar se vuajtja nëpër të cilën kaloi Ai, dhe mjaft familje shqiptare, (ndër to edhe familja e madhe e Ndreve), që u detyruan të mbajnë mbi supe për nji gjysëm shekulli paragjykime dhe mallkimin e të qenit “Ferrë”,  ai me nji solemnitet provokues e mbyll kët poezi me shprehjen se: I lindun si Ferrë… “Veç e kam për nder…”

Ferra – Xhelal Ndreu

(nga libri “S’ka Qetësi në Lisivalle”)

Kur kanë ra farat mbi dhe,
Unë mbina ferrë…
Si e qysh kështu kam le,
Veç e kam për nder.

Rranja ime shumë acare,
Mbin’ në cdo vend,
Ta zaptojshem botën fare,
E kam pasë ndërmend.

Se si rroj e se si hjek,
Vetëm unë e dij;
Ndaj i grici kush t’mi prekë,
Manaferrt e mij.

Trandafili fis’i emi,
I bukur me erë,
ferrë gjethin, dega-gjembi,
Rranjen e ka ferrë.

Rranxë meje lulet celin,
Me atë bukuri,
Mos t’i prekin,
mos t’i shkelin,
Unë roje ju rrij.

Kur me vrull i bjen skyfteri,
Me hov e rrëmbim,
Ferrci i vogël, ah i mjeri,
Tek unë gjen shpëtim.

Zemër-keqe pra në m’dini,
Pse çjerr e lëvirë,
Në punë time të më lini,
Se dhe unë bëj mirë.

Sikur t’prishej gjithësia,
T’ndreqej dhe njeherë,
E t’më pyetshin se çdo vija,
Unë do t’vijshem ferrë…
Marrë nga Muri i fb Cezar Ndreu 14 dhjetor 2013

Related Images:

More articles

1 Koment

  1. Kur vlerësohet jeta e një njeriu, e para gjë është se si ai shtetas është sjellë në raport me interesat e Atdheut.
    Në këtë kuadër, si bashkëpatriot i autorit, do të më pëlqente që dikush të shkruante më shumë për qëndrimin e Ndreajve. Jo për këngën… atë e ka qarë Hazizi (edhe pse e detyruan ta ndryshonte) tek: “900 vorret kush i bani, Dibra e Madhe e Sheh Zerqani”

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.