back to top
5.5 C
Tirana
E mërkurë, 6 Nëntor, 2024

Lexim i një fotoje… si nji legjendë! – nga Jozef Radi

Gazeta

Lazer Radi, Prend Radi, Mark Radi e Shoqja dhe e bija Filja
Lazer Radi, Prend Radi, Mark Radi e Shoqja dhe e bija Filja

Lexim i një fotoje… si nji legjendë!

nga Jozef Radi

Fotoja në fjalë është e vitit 1923, realizuar në qytetin e Prizrenit.
Në foto janë atë e bir Lazër Prend Radi (7) dhe Prend Çup Radi (81).
Lazri ishte djali i fundit e i Prend Radit dhe i Ganxhe Vilës.
Prend Radi pati 7 fëmijë 6 djem e nji vajzë.
Dy djem e mëdhenj Prendit, Prengën dhe Markun i pati me gruan e parë e cila i vdiq për arsye shëndeti. Mbasi i bëri djemtë të zot e vetes, Prendi u martue me Ganxhe Vilën, me të cilën pati pesë fëmijë, Antoni, Bartolomeo, Jozefi, Gjuliana dhe Lazër. (të gjithë me dy vite diferencë mes tyre) Njëri prej djemve, Jozefi, i vdiq në moshë të mitur.
Lazër Radi në foto është 7 vjeç, ndërsa libri që mbante në dorë është “Juvenilja” e Ndre Mjedës!
Prend Radi në foto është 81 vjeç. Në Betejën e Rrzhanicës, ai kishte humbur tre gishta nga dora e djathtë, çka dallohet qartë në foto. Prendi ishte i njohur edhe lahutar i njohur!
Prend Radi, ishte me origjinë të lashtë nga Lajthiza e Oroshit të Mirditës të vendosur në Bishtazhin të Gjakovës, rreth vitit 1705. Ai mbeti jetim në moshën 12 vjeçari, mbas një masakare diku në vitet 1851-52, ku ai humbi dy prindët po edhe një vëlla e një motër, duke mbetur fillikat.
Fillimisht e rritën axhallarët në Bishtazhin të Gjakovës. Kur ishte 13 vjeç u vendos në qytetin e Prizrenit, ku punoi si shegert fillimisht, e mandej si tregtar. Për shkak të represionit u detyruan ta braktisin familjarisht Prizrenin në 28 tetor të vitit 1929, dhe të vendosen në qytetet Durrës dhe Tiranë.
Prend Çup Radi vdiq me 10 gusht 1931 në Shijak, ku edhe u varros!
Nga një fëmijë i mbetur jetim pa askënd në mes të shekullit të 19, sot numërohen rreth 105-106 nipa, stërnipa e stërstërnipa të tij… të vendosur në shtete të ndryshme të botës…

22 maj 2022

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.