back to top
7.5 C
Tirana
E enjte, 21 Nëntor, 2024

Fjala e Mark Mërrnaçajt në përcjelljen mortore të gazetarit Dalip Greca

Gazeta

Fjala e Mark Mernaçajt ne Mortin e Gazetarit Dalip Greca
Fjala e Mark Mernaçajt ne Mortin e Gazetarit Dalip Greca

Fjala e Mark Mërrnaçajt

në përcjelljen mortore të gazetarit Dalip Greca

Të nderuar miq e dashamirë,
të nderuar të afërm të zotit Dalip Greca…

Eshtë e trishtë dhe shumë e dhimbshme të përcjellim sot një mikun tonë, me të cilin kemi ndarë shpesh ditë dhe netë, biseda dhe festa, po edhe gëzimet e dramat e familjeve tona në emigracion, të cilat shpesh kanë kaluar edhe përmes penës së Dalip Grecës! Edhe më e dhimbshme bëhet kjo humbje e parakohshme e tij, kur njerëzit më të afërt të familjes, gruaja dhe fëmijët të thonë: Ti Mark do ta mbash fjalën e lamtumirës për Dalipin, në përcjelljen e fundit, sepse këtu ai s’ka sa vëlla e as motër e as prindër e të afërm! Ty Dalipi të kishte si vëlla! E pra, sot unë malsori i Kelmendit, po e përcjell për në amshim si vlla Dalip Grecën, nga Darsia e Lushnjes, përmes këtyre pak fjalëve të zemrës, sepse në emigrim, në dhimbje e humbje si kjo e sotmja ne s’jemi tjetër veçse vëllezër…
Dalip Grecën e kujtoj qysh nga koha e Lushnjes, dhe e gazetës Shkëndija, por jemi njohur e miqësuar, larg Shqipërisë, këtu në Nju York, e në veçanti te “Vatra”! Kemi pasur qindra ditë e netë të përbashkëta, ai në punën e paepur si editor që shpesh punonte deri në orët e vona të natës për ta ngritur dhe mbajtur në këmbë Gazetën e Konicës “Diellin” e ne duke e mbështetur pa rezerva në atë punën e tij të palodhur… Nderim dhe mirënjohje për këtë njeri që për 12 vjet, e në kohë të vështira, jo vetëm e ringriti “Diellin”, po u bë edhe përbashkues për shumë nga ne në mjaft raste…!

Fjala e Mark Mernaçajt ne Mortin e Gazetarit Dalip Greca
Fjala e Mark Mernaçajt ne Mortin e Gazetarit Dalip Greca

Dalipi bëri gjithçka ishte e mundur që Dielli dhe Vatra të ishte në lartësitë e dikurshme, por jo gjithnjë ia mbrriti kësaj, e megjithatë deri në ditën e fundit ai ishte duke kontribuar! Dalip Greca do të kujtohet si model i gazetarit, si model i njeriut dhe model i familjarit, dhe jam i sigurt se shumë prej neve këtu ai do të na mungojnë! Asnjë herë nuk duhet të harrojmë se ai ishte njeri i punës sistematike, i urtësisë dhe mirësjelljes, i sakrificave dhe i përkushtimit ndaj largimi i tij i beftë dhe i parakohshëm ka lënë ndër ne idenë se ai do të kthehet e do ta vazhdojmë bisedën dhe kafen e lënë përgjysëm…
Në mbyllje dua t’i falenderoj gjithë pjesëmarrësit që na nderojnë në këtë dhimbje, të ngushëlloj familjen, gruan e tij Xhemilen, shoqen e tij të jetës në të gjitha betejat dhe fëmijët për këtë humbje që na ka tronditur të gjithëve… dhe s’duhet të harrojmë se Dalip Greca ka lënë ndër ne aq shumë kujtime të mira e aq shumë punë të vyera, sa vështirë se mund të harrohet…
I lehtë të qoftë dheu Dalip Greca…!

New York 20 maj 2022

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.