Wellsi është një nga të 4 vendet e kombet që përbëjnë Mbretërinë e Bashkuar.Ai shtrihet në pjesën juglindore të Mbretërisë, me sipërfaqe 20.799 km2 dhe popullsi, kryesisht autoktone, prej rreth 3.1 milion banorë dhe ka si kryeqytet Cardiff dhe si qytet më të rëndësishëm Swansea.
Eshtë i shumënjohur për vijën e tij bregdetare pothuajse të paprekur, për malet, kodrat dhe fushat gjithnjë në gjelbërim thuaj gjithëvjetor; per burimet ujore të fuqishme e të pashterreshme që plotësojne edhe nevojat e Anglisë, per plazhet mahnitëse të pafundme, per nëntokën e pasur me të gjitha llojet e mineraleve, kryesisht qymyr (nxjerrja e përpunimi i të cilit u ndalua në 1981, nga Politikat e Qeverisë Thacer), per fermat bujqësore e blegtorale të standarteve më të larta botërore, të cilat prodhojnë për nevojat vendase dhe qe eksportojne me shumice shume produkte ne vendet e BE-se dhe me gjere, si dhe per numrin e larte te kolegjeve e universiteteve ndaj numrit per fryme te popullsisë, për gjuhën karakteristike welshe , por edhe për kulturën e lashtë kelte…
Wellsi, është një ndër vendet kryesuese të guidave më të njohura turistike, për mundësitë e mëdha që ofron në pushime të qeta dhe relaksuese, pranë detit ose malit, si dhe ndërkohe ofron plot aktivitete që ndihmojnë në çlodhjen dhe ripërtëritjen e nevojave të gjithanëshme mendore e fizike të të gjitha moshave.
Ai është një vend i bekuar nga Perëndia, siç themi në përdorimin e përditshëm, ku gjelbërimi është tipari më karakteristik dhe dallues i tij.
Dielli e bën akoma edhe më të magjishëm gjelbërimin e pemëve, të barit dhe luleve me të gjitha nuancat dhe dritëhijet, në këtë fillim vere.
Lulet, të cilat janë tani në kohën e lulëzimit të tyre më të bukur e më të vrullshëm, formojnë një dekor të papërshkrueshëm, që sëbashku me zogjtë e të gjitha masave e ngjyrave, e bëjnë këtë vend me të vërtet përrallor.
Wellsi krenohet shumë edhe me historinë dhe kështjellat e tij të panumërta pranë detit ose kodrave, të cilat janë të mirëmbajtura jashtëzakonisht mirë dhe bukur.
Këtu kanë lindur e ushtrojnë veprimtarinë e tyre shumë figura botërore në fusha te ndryshme të jetës, si shkrimtari e poeti Dylan Thomas (1914 -1953), (shumë i dashur për mua), i cili është i mirënjohur gjerësisht si poeti më i mirë lirik dhe influencues i shekullit të XX, për finesën e vargjeve e punëve të tija letrare.
Këtu kanë lindur aktorë me famë botërore si: Richard Burton, Anthony Hopkins, Jonathan Pryce, Catherine Zeta Jones, Michael Sheen, Christian Balee shumë të tjerë; si dhe këngëtarë të shumënjohur boterore të muzikës klasike e asaj moderne si Tom Jones, Shirley Bassey, tenori bass Bryn Terfel, Aled Jones, Charlotte Church, Bonnie Tylor, Duffye të tjerë.
Ketu janë krijuar shumë grupe muzikore të mirënjohura si Stereophonics, Catatonia, Manic Street Preachers e të tjera, te cilet me muziken tyre, sëbashku me grupe britanike ose të huaja, gjallërojnë vazhdimisht jetën e këtushme.
Këtu kanë lindur sportistë profesionistë të nderuar si Gareth Bale i Real Madridit dhe i kombëtares së Wellsit, e cila me se fundi mbas 64 vjetësh , do të marrë pjesë në Finalet e Kampionatit Botëror të Futbollit, në Katar 2022.
Sporti më i preferuar dhe i zhvilluar këtu është “rugby” dhe Princ William është Patroni i Unionit të Rugby-t të Wellsit.
Familja mbretërore është, si të thuash në “shtëpinë” e saj ketu në Wells, Princ Charls ka titullin “Princ i Wellsit” , ndërsa Princi William dhe Kate kanë një rezidencë të përherëshme këtu ne Veri.
Ata marrin pjesë rregullisht në aktivitetet kryesore të zhvilluara këtu dhe kujdesen veçanërisht për mbarëvajtjen e shoqatave bamirëse të financuara nga ata.
Nje tjeter aspekt interesant i jetes ketu, jane bibliotekat, te cilat janë jo vetëm vende për shpërndarjen e dijes dhe kulturës për të rritur, por edhe qendra të mrekullueshme e të mireorganizuara për edukimin dhe argëtimin e të vegjëlve.
Wellsi është edhe vendi ku organizohen evente të vazhdueshme e të përvitshme ndërkombëtare në sport Six Nations – 6 Kombet (në Rugby) dhe në atë të muzikës klasike “BBC Cardiff Singer of The World Competition”, ku marrin pjesë këngëtare klasikë nga e gjithë bota.
Wellsi ka përdorur dhe po vazhdon të përdorë masivisht fenomenin natyral të erës, të cilën e ka pothuajse gjatë gjithë vitit, si vend bregdetar që është.
Reaktorë shume të fuqishëm të erës (wind reactors) po përhapen gjithnjë e më shumë në Wells, si pjesë e programit shteteror shumëvjeçar të zhvillimit të energjisë së pastër dhe të rinovueshme.
Mund të flisja edhe më gjatë dhe me shumë për Wellsin, historinë e formimit dhe zhvillimin të tij si komb dhe si shtet, në të gjitha drejtimet deri më sot.
Por sot dëshëroj të ndalem tek Portmerioni i mrekullueshëm ne Wellsin e Veriut, si një nga vendet më të bukura te hartës turistike te ketij vendi, krejt Mbretërisë dhe në botë.
Në Portmerion janë mpleksur në një harmoni tejet të adhurueshme natyra përqark, vendndodhja, relievi fantastik, me projektin arkitekturor dhe nga kjo mpleksje shumë elegante dhe tepër profesonale, kemi Portmerion Village.
Projektimi dhe ndërtimi i kësaj perlë turistike, u ideua dhe u ndërtua nga Sir Clough Williams – Ellis, nga viti 1925 deri në vitin 1975, në stilin e një fshati italian në Gwynned, ne Wellsin e Veriut.
Sir Williams – Ellis gjithnjë ka kundërshtuar pretendimet që ky projekti i këtij “fshati italian” ishte bazuar ( huazuar ) nga fshati peshkatar italian Portofino.
Ai gjithnje ka theksuar, se ky fshat ishte një model që i atribuohej atmosferes mesdhetare, pas së cilës ai ishte shumë i apasionuar.
Pjesa më interesante në këtë vend përrallor, është kështjella mesjetare Deudraeth, të cilën ai ia bleu xhaxhait të tij Sir Osmond Willims me qëllimin e bashkimit (incorporimit) të saj me kompleksin e hoteleve të Portmerion.
Kjo ëndërr e tij u realizua vetëm në vitin 2001, 21 vjet pas vdekjes së tij, si hotel me 11 dhoma.
Ky fshat i vogel, ka shërbyer si burim frymëzimi për shkrimtarë dhe prodhues filmash.
Këtu gjithashtu kanë ardhur personalitete të mëdha botërore si: Gregory Pek dhe Ingrid Bergman, Beatles e shumë të tjerë.
Paul McCartney dhe George Harrison me menaxherin e tyre Brian Epstein, festuan ketu 50 vjetorin e lindjes së këtij të fundit.
Portmerion është sot në pronësi të një Trusti Bamirës dhe gjithnjë është trajtuar e trajtohet si nje vend turistik me hotel (me dhoma të veçanta vetëshërbimi), vila të vogla tradicionale (cottage), sëbashku me dyqanet, kafene dhe restaurantin.
Ai ka qenë dhe mbetet një atraksion turistik ditor ose disaditor.
Eshtë vend ku organizohen, pothuajse çdo vit festivale dhe të tjera aktivitete të festave të Wellsit dhe të gjithë Mbretërisë.
Këtu organizohen në mënyrën me perfekte e më të bukur martesa dhe evente të tjera të gëzueshme përkujtimore e familjare.
Atë që e dallon Portmerion Village nga pikat e tjera turistike të Wellsit apo të krejt Mbretërisë, është tradita e prodhimit te porcelaneve delikate dhe unike nën emrin (brandin) Portmerion.
Ky lloj biznesi filloi në vitin 1960, nga dizainerja e porcelaneve Susan William Ellis (e bija e arkitektit që krijoi këtë fshat turistik) dhe mori rrugë të gjatë të zhvillimit dhe të zgjerimit.
Në vitin 2019, në Muzeun Victoria dhe Albert Hall, u hap një ekspozitë me porcelanet e këtij brandi, që kryesisht i merr motivet nga bota botanike .
Shkurtimisht, ky ishte një përshkrim që plotëson sado pak videon e prezantuar më poshtë.
Uroj t’ju kem dhuruar sadopak emocione pozitive që ky vend i ofron pakufi.
Pa marrë parasysh dhe në konsideratë rolin që të influencoj në axhendat tuaja personale turistike nëpërmjet këtij shkrimi modest, por me qëllimin kryesor zgjerimin e njohurive mbi vende të ndryshme në botë, unë si me thënë si “vendalie” këtu , si dhe një admiruese e vazhdueshme e këtij vendi, nuk mund të mos ju drejtohesha me nja dy fjalë përshkruese për këtë vend unik e përrallor.
Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.
To provide the best experiences, we use technologies like cookies to store and/or access device information. Consenting to these technologies will allow us to process data such as browsing behavior or unique IDs on this site. Not consenting or withdrawing consent, may adversely affect certain features and functions.
Functional
Always active
The technical storage or access is strictly necessary for the legitimate purpose of enabling the use of a specific service explicitly requested by the subscriber or user, or for the sole purpose of carrying out the transmission of a communication over an electronic communications network.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistics
The technical storage or access that is used exclusively for statistical purposes.The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
The technical storage or access is required to create user profiles to send advertising, or to track the user on a website or across several websites for similar marketing purposes.