Fronti i Dytë!
nga Prof. Artan Fuga
Radha e gjërave është e qartë dhe e e pastër si qelibari!
Nëse kryeministri bashkohet me dy të tjerët, që nuk duan të shkojnë në samitin e Bashkimit Evropian, s’ka asnjë problem, duhet ta kuptojmë se një hall i madh e ka zënë që do të veprojë ashtu!
Nuk mund të jetë Prometeu që pranon ta lidhin në shkëmb për t’ja ngrënë mëlçinë sorrat dhe korbat!
E pse, për ne?!
Në këtë rast ka një zgjidhje tjetër që është në respekt të angazhimeve të shtetit shqiptar, të vullnetit të milionave emigrantëve, si edhe të radhës të përfaqësimit që Kushtetuta shqiptare detyron: I takon Presidentit të marrë valixhen dhe t’i hype avionit të linjës për të përfaqësuar Shqipërinë në Samit.
Po nëse edhe ky nuk e bën? Asgjë, duhet ta kuptojmë se edhe ai do ta kishte pasur një hall, nuk mund t’i hyjë detit këmbë! Në këtë rast Kushtetuta i jep të drejtë çdo grupi deputetësh të nxjerrin një përfaqësi për të kapur trenin në Shkup dhe me rrugë tokësore drejt e në Samit të kryejnë detyrimet e shtetit shqiptar dhe vullnetin e shprehur të kombit! Dihet që kur gjeneralët janë bllokuar për të bërë detyrën, u takon kapitenëve të marrin detyrën pa pyetur njeri! Ndryshe zihen në faj!
Por, nëse edhe këta nuk e bëjnë duke ditur se Kuvendi i Shqipërisë është prej kohe i paralizuar si organ?
Atëhere pa pikë problemi na lind e drejta si shoqëri dhe grup qytetarësh të nxjerrim një Fan Nol, një Fishtë, një Konicë, a ku e di unë, një Luigj Gurakuq, apo fantazmat e tyre të zbehta, por një grup qytetarësh të thjeshtë, Ceni, Moli, Tiku, Hasoni, Beni, etj., që t’i hipin anijes, t’u paguajmë navllon dhe drejt te dera e Samitit !
Ushtari i vetmuar në betejë vazhdon detyrën e tij, edhe pasi gjeneralët dhe kapitenët janë bllokuar!
Kushtetuta dhe ndërgjegja qytetare na thërret të zgjedhim e mbështesim një përfaqësi qytetare për të përfaqësuar kombin në Samit, nëse të zgjedhurit tanë kanë një hall që i ka zënë prej fyti!
Ja kjo është radha e punës! Të shohim si do vejë!
Sepse nesër dikush mund të thotë se nuk shkoj as në mbledhjen e Natos! Por, jo as në mendje mos ta çojë. Por, jooooo, nuk është dëshirë është detyrim sepse ligji pastaj kur koha vjen ta mat kokën me pe për veprim ose mosveprim në dëm të interesave kombëtare!
Shteti dhe interesi i tij nuk barazohet me vullnete nëpunësish, apo me teka, apo edhe me pamundësi të tyre!
Hap krahun – thotë!
Sepse po ndodhi, atëhere kemi hapur frontin e dytë kundër Perëndimit, aleatëve tani dhe vetë Natos, fronti e parë e kanë hapur në Ukrainë duke martirizuar një popull, frontin e dytë e hapkan në Ballkan disa minishtete!
Nuk është në nderin tonë që të turpërohemi para gjithë botës pasi jemi nderuar duke pritur hebrenj, sirianë, afganë, etj!
Marre nga muri i fb i Elona Casllit 22 qershor 2022