Zoti i bekofte ShBA-te!
nga Albert Bikaj
Dje Gjykata Supreme e ShBA-ve deklaroi se aborti nuk është e drejtë kushtetuese. Duke qenë se pashë shumë reagime, mendova të paraqes disa fakte që rrallë i dëgjoni mbi abortin.
I.Fetusi nuk është trup i femrës, në të vërtetë është trup i veçantë brenda në trupin e femrës; ai fetus ka ADN të veçantë, pra është person; ka shenjat e veta të gjishtit, në javën e pestë ka impulse zemre, ndien dhimbje, etj. Pra nuk është thjesht një ‘embrion’ apo grumbull qelizash – e njëjta gjë mund të thuhet edhe për një të rritur. Mund të thuhet se s’jemi tjetër veç grummbuj atomesh, por ky do të ishte “reductio ad absurdum”. Në librat e biologjise thuhet qartë se jeta fillon në ngjizje.
II.Foshnjet e palindura janë të pafajshme dhe të pambrojtura; të vrasësh një të pafajshëm dhe të dënosh një kriminel që ka kryer krime të renda nuk mund të jetë kurrë njësoj – ndonëse si dikush që është pro-life, nuk jam për dënim me vdekje. Si teist besoj në mëshirë dhe çdo njeri meriton një shans të dytë për të ndryshuar. Po ashtu të vrasësh një foshnje në bark të nënës, dmth një qënie të pafajshme është e kobshme, tejet imorale.
III.Nëse jeta është e shenjtë dhe çdo njeri duhet të gëzoje dinjitet, atëhere në këtë kategori janë edhe të pambrojturit – foshnjët në barkun e nënës – si qenie njerëzore kanë dinjitet të patjetërsueshëm si çdo njeri tjetër – ky është ligji natyral.
IV.Nuk ekzsiton ‘abort i sigurt’, ashtu siç nuk ekziston ‘skllavëri e sigurt apo dinjitoze”, “vrasje e sigurt”; ne çdo abort një foshnjeje i parandalohet jeta, pra aborti përfundon me vrasje. Edhe vrasjet ndodhin ndonëse janë ilegale, por kjo nuk do i reduktonte vetëm po të bëhej legale. Eshtë imorale të vrasësh, sidomos të pafajshmit. Edhe edhe me imorale ta quash të keqen të mirë.
V.Nëse etika është subjektive apo relative, siç tingëllon dukshëm në argumentet pro-abortit, atëhere si mund të themi se ilegalizimi i abortit qenka diçka e mirë, e keqe apo e gabuar? Me ç’standarde mund ta masim nëse nuk paska fare standarde? C. S. Leëis thoshte: vetë fakti se mund të themi se një vijë është e shtrembtë është se kemi parasysh një standard nga fakti se dimë se ekziston vija e drejtë. Utilitarianizmi është vetëm një nga shumë shkolla të etikës; pra, nuk është e vetmja. E nuk është madje as bindëse.
VI.Në rast hipotetik, nëse një makine apo një person vret një grua shtatëzënë, vrasësi apo shoferi në çdo shtet perëndimore dënohet dyfish – si krim i rëndë. Pse? Nëse një shtatëzani dështon spontanisht, ndiejmë keqardhje, pse? A nuk na qenka vetëm një fetus – ‘grumbull qelizash’…? Dëshira personale për të ndalur një shtatëzani nuk e ndryshon faktin se foshnja është foshnje – ky është problem krejt tjetër. Faktet nuk ndryshojnë vetëm pse kemi qef apo nuk na përshtaten për momentin.
VII.Aborti është legalizuar në Europë fillimisht nga nazistët për arsye eugjenike-raciste. Në SHBA klinika më e madhe e abortit “Planned Parenthood” është hapur nga Margaret Higgins Sanger – një raciste që kishte qëllim të ulte demografinë e komunitetit me origjinë afro-amerikane. Në shtete si Islanda, dhe shtete tjera, foshnjat me sindrom down duhet te abortohen. Në Mal të Zi, abortohen më së shumti në bazë gjinore – dmth abortohen fetuset femra. Një argument tjetër pro abortit është varfëria. Pse, duke i vrarë të varferit zhduket varferia? Kjo është jashtëzakonisht dehumanizuese dhe çnjerëzore!
VIII.Që nga Roe V. Wade i vitit ‘73, ne SHBA janë kryer mbi 60 milionë aborte. Termi i lejuar për abort kishte kaluar kufinjtë, në disa shtete liberale të SHBA-ve po diskutohej të lejohej edhe aborti në fazat e fundit para lindjes (ide që mbron senatorja Nancy Pelosi), madje edhe raste krejt ekstreme që politikanë Demokratë në ShBA mbrojnë abortit mbas lindjes.
IX.Rastet e incestit dhe përdhunimeve, që përdoren zakonisht si argument, janë raste tejet të rralla, statistikisht nuk përbëjnë mbi 0.5-1% në SHBA. Shumica e aborteve bëhen për shkak të jetës së shthurur, të papërgjegjshme dhe hedoniste. Nga kjo përfitojne meshkujt pasi nuk kanë pothuajse aspak përgjegjësi, dhe pasoat e rënda ua lënë femrave. Ky është ligj tejet mizogjinist. (https://www.usatoday.com/story/news/nation/2019/05/24/rape-and-incest-account-few-abortions-so-why-all-attention/1211175001/)
X.Korporatat dhe bizneset e ndryshme private u ofrojnë punëtorëve të tyre femra pagesë për abort, por jo mbështetje financiare apo pushim me pagesë mbas lindjes. Perkundrazi, shumë femra pushohen nga puna për shkak të shtatëzanisë. Kjo nuk është e drejtë e as njerëzore.
Çdo shtet duhet të mbrojë me ligj dhe të mbështesë financiarisht nënat e reja, prindët e rinj, veçanërisht ato/ ata prindër që kanë vështirësi financiare. Fëmijët janë shumë më të vlefshëm se hedonizmi dhe kapitali…
.
.