Festivali i Glastonbury-t feston
50-Vjetorin me Paul Mccartney-n në skenë…
nga Rebeka Jegeni
Në pak rreshta
Festivali i Glanstonbury-t ose thjesht Glasto, është festival 5 ditor i prezantimit (paraqitjes) së arteve bashkëkohore në Pilton, Somerset, në Angli.
Përkrah muzikës bashkëkohore, festivali përmban edhe kërcimin, komedinë, teatrin, cirkun, kabarenë dhe arte të tjera.
Artistë të shumënjohur të muzikës pop & rock, performojnë në Skenën kryesore Piramidë, përkrah qindra të tjerëve që paraqiten në skena apo qendra të tjera më të vogla.
Filma dhe albume të tërë, janë regjistruar në Festival, gjithashtu ai ka pasur gjithnjë një mbulim të gjereë nga mediat, televizionet dhe gazetat!
Festivali i parë u mbajt në 19 Shtator 1972, dhe u ndoq nga 1500 njerëz.
Nga viti 1981, ky Festival është organizuar nga fermerët lokalë dhe pronari i këtij vendi Michael Eavis dhe e shoqja, kur e shoqja e tij ndërroi jetë, ai mori vajzën e tij në vend të saj, si ndihmëse në organizimin e eventeve.
Shumë njerëz, të cilët marrin pjesë në Festival, qëndrojnë gjatë kësaj kohë në çadra, ka përqark kafene, dyqane dhe restaurante, si dhe shërbimet civile e shëndetsore janë gjithnjë në gadishmëri për të ndihmuar në rast nevoje ndjekësit e Festivalit.
Artistë të ndryshëm kanë shkruar këngë që i kushtohen Glastonburyt ose Festivalit.
Në fillimet e tij, pjesmarrja ishte deri ne 15.000 njerëz duke u rritur vazhdimisht në 100.000 njerëz, kur morën pjesë këngëtarë si Bob Dylan, REM, David Bowie në v. 1998, po ashtu në 2002.
140.000 njerëz, kur performoi Coldplay e Rod Stuart e kështu e gjithnjë në rritje…
Festivali u mbajt në vitin 2019 nga 26 deri në 30 qershor, dhe për 3 vjet, për shkak të pandemisë nuk është zhvilluar.
Glastonbury është vendi ku është bërë dhe bëhet historia e muzikës, kolosët e kulturës janë kurorëzuar e vazhdojnë të kurorëzohen në pothuajse bazë vjetore.
Këtë vit është përvjetori i 50-të i Festivalit dhe ai po zhvillohet nga data 22-26 Qershor 2022, në të cilin po marrin pjesë rreth 160.000 pjesmarrës.
Të shtunën do të performojnë:
Billi Ellish, Paul McCartney dhe Burna Boy, Ellish si këngëtarja me e re dhe McCartney si me i moshuari i Festivalit.
Dashamirësit e McCartney-t, 800 njerëz e pritën mbi 4 orë tek Skena Piramidë, daljen e tij në 21.15 (programuar për 21.30 ).
Muzikanti i grupit Bitells (Beatles) bëri histori duke përfomuar në moshën 80 vjeçare, turma e ndjekësve i uroi në fillim të koncertit ditëlindjen, që ai e festoi javën e kaluar.
Që në fillim, Paul deklaroi se do të kishte surpriza në koncertin e tij dhe audienca pati një megasurprizë kur anëtari i grupit muzikor Foo Fighters, Dave Grohl këndoi disa këngë të mirënjohura të McCartney-t me të, si “Band On the Run” etj, po ashtu në skenë u ftua Bruce Springteen, që ju bashkua McCartney-t në “Glory Days” e këngë të tjera.
Gjatë koncertit të Paul McCartney-t u luajt një video e Johny Depp duke performuar Live, ai njihet edhe si muzikant, përveçse si aktor.
Dihet që ata janë miq të mirë për një kohë të gjatë dhe ndihmojnë njëri-tjetrin në punët e tyre artistike.
Po ashtu gjatë këngës “My Valentine” prezantuar në 2012, kushtuar gruas së tij Nancy Shevell, e cila ishte në audiencë, u luajt në ekran një video me aktoren Natalie Portman.
Ata u martuan në 2011, dhe përpara se të këndonte, Paul ju drejtua asaj duke i thënë: “Kjo është për ty Nanc!”
McCartney performoi me mënyrat e tij fantastike, si në kitarë dhe në piano duke ndezur atmosferën që në fillim me këngën e njohur “Can’t buy me love” në kor me audiencën.
Koncerti i tij zgjati 4 orë, ku pjesa e parë ishte thuajse me këngët e tij të kohëve të fundit, ndërsa pjesa e dytë plot me këngët e vjetra të kompozuara nga ai dhe të kënduara dikur nga ai vetë ose me grupin Bitells.
Ai ju drejtua audiencës me fjalët më të bukura dhe më të ndjera për Jimmy Hendriks dhe Eric Clapton nisur nga kujtimet dhe bisedat me ta në fushën e muzikës.
Gjatë koncertit, ai luajti në kitarrat e tij të masave e modeleve të ndryshme, që vërtet përbëjnë një koleksion me shumë vlera dhe për t’u admiruar.
Paul McCartney ka qënë dhe mbetet një yll botëror i muzikës, që me energjinë, vullnetin e me punën e tij të palodhur ka entuziazmur gjenerata artëdashësish, e ne s’na mbetet tjetër veçse ta quajmë “Gjigand të Artit Muzikor!” dhe ti urojmë jetë të gjatë e tjera suksese!
P.S. Disa foto nga Festivali i Glastonbury-t mund t’i shikoni tek my Story, këtu në FB
Ju falemnderit!
UK, Qershor 2022