back to top
8.5 C
Tirana
E shtunë, 23 Nëntor, 2024

Abraham Lincoln (12 shkurt 1809-15 prill 1865) – Shembull i shkëlqyeshëm i motos: Kurrë mos u Dorëzo!

Gazeta

Abraham Lincoln (1809-1965) - President i SHBA
Abraham Lincoln (1809-1965) – President i SHBA

Abraham Lincoln (12 shkurt 1809-15 prill 1865)

Shembull i shkëlqyeshëm i motos: Kurrë mos u Dorëzo!

Sigurisht personi në foto është ndër personat më të shquar të historisë amerikane dhe emri i tij është i njohur, por nuk janë të shumtë ata që e dinë se:
Abraham Lincoln  ka lindur në vitin 1809.
Në vitin 1816, në moshën 7-vjeçare, u detyrua të punonte sepse familja e tij ishte dëbuar.
Në 1818, ai humbi nënën.
Në 1828, ai humbi motrën.
Në 1831, ai hapi biznesin e tij të parë dhe falimentoi.
Në 1832, ai ishte kandidat në zgjedhjet legjislative dhe humbi.
Në 1833, ai mori para hua për të hapur një biznes tjetër dhe falimentoi përsëri.
Në 1835, ai takoi një grua të mrekullueshme. Bie në dashuri me të, ata fejohen dhe ajo vdes.
Në 1836, ai ka në një periudhë të errët të jetës së tij: bie në depresion të thellë.
Lëngon i shtrirë në shtrat për 6 muaj rresht. Por ai ngrihet. Ai ngrihet dhe në të njëjtin vit të 1836 ai kandidon në zgjedhjet legjislative dhe humbet përsëri.
Më 1840 u paraqit si elektor; ai humbi.
Në vitin 1842, ai takoi gruan me të cilën do ta ndante vetëm vdekja. Ata dashurohen, fejohen, martohen dhe bëjnë 4 fëmijë dhe humbasin 3 (tre).
Më 1843, ai ishte kandidat për në Kongres dhe humbi.
Në 1845, ai u shfaq përsëri në Kongres dhe humbi përsëri.
Në 1850, i vdes djali.
Në 1854, ai kandidoi për Senat dhe humbi.
Në 1856 kandidoi për zëvendëspresident, nuk mori as 100 vota.
Në ’58, ai kandidoi përsëri për Senat dhe humbi përsëri.
Dy vjet më pas në vitin 1860 Abraham Lincoln u zgjodh President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ai u zgjodh për dy mandate (u vra në fillim të mandatit të dytë.) Ai ishte një nga Presidentët më të respektuar dhe me me ndikim në historinë e Shteteve të Bashkuara.

 

4 Presidentet ne Mount Rushmore Xheferso- Lincoln - Roosevelt - Washington
4 Presidentet ne Mount Rushmore Xheferso- Lincoln – Roosevelt – Washington

***
Pas heronjve gjithmonë duhen parë prapaskenat e mundimeve. Ky është një shembull i shkëlqyeshëm i motos Kurrë, Kurrë mos u Dorëzo!

.

Shkrimi i përgadit nga Sokol Neçaj, dhe u mor nga faqja e tij e FB me 4 korrik 2022

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.