back to top
4.5 C
Tirana
E diel, 24 Nëntor, 2024

1984 – Plani i posaçëm për kontrollin e elementëve të deklasuar në Kampin e Gradishtës

Gazeta

Djemtë e Kampit (Gradishtë 1969)
Djemtë e Kampit (Gradishtë 1969) Dine Dine, Viktor Dosti, Genc Pervizi, Genc Bajraktari, Sazan Dine, Naim Staravecka,Tomorr Dine,Tomorr Dosti, Tefik çelo

1984 – Plani i posaçëm për kontrollin

e elementëve të deklasuar në Kampin e Gradishtës

Si mund të përgatitej vigjilenca apo goditja ndaj elementit të deklasuar sa herë kishte ndonjë lëvizje, qoftë edhe pa ndikim jashtë kufijve të Shqipërisë? Ndjeshmëria më e madhe e regjimit ishte në përmbajtjen dhe bllokimin e elementit kundërshtar. Për zonën e Gradishtës ku ishin shumë të internuar, Dega e Punëve të Brendshme Lushnje, më 19.10.1984 hartonte një “Plan masash agjenturoro-operative në drejtim dhe bazave të të arratisurve për zonën e Fier Semanit”, i cili niste nga një shkresë e Drejtorisë së Parë të Sigurimit të Shtetit nr. 6389, datë 24.9.1984, nga një e dhënë e Drejtorisë së Tretë të MPB-së, se Leka Zogu kish shkuar në SHBA “për të organizuar një bandë të armatosur si ajo e Xhevdet Mustafës për ta hedhur në vendin tonë për qëllime armiqësore…” Për këtë arsye u kërkua një kontroll i bazave të të arratisurve. Materiali u përgatit nga punëtori operativ i Sigurimit, Bujar Lazaj, shefi i seksionit Axhem Veliu dhe u miratua nga zëvendëskryetari i Degës së Punëve të Brendshme Lushnje, Dilaver Halili. Spikat fakti në këtë material se vijon mbajtja nën raportim e personave që kishin pasur baballarët e arratisur, por të vdekur prej vitesh (si Mustafa Kruja p.sh). Për këtë arsye u kërkua një “kontroll më i fortë në drejtim të lidhjeve dhe bazave të të arratisurve”, me bashkëpunëtorë Sigurimi si dhe me “patriotë” që ishin njerëzit e besuar të regjimit. Plani u drejtua drejt disa personave:

Ramis Mena, Ibrahim beg Sokoli, Men Mena - Kampi i Gradishtes
Ramis Mena, Ibrahim beg Sokoli, Men Mena – Kampi i Gradishtes

1.Valentin e Genc Pervizi, me banim në Gradishtë, ndiqeshin në përpunim aktiv 2A dhe kontroll operativ 2B si “agjentë të mundshëm të zbulimit italian”. Kishin babanë e arratisur, Prengën. Në drejtim të tyre u ngarkuan bashkëpunëtorët “Korabi” dhe “Aparati” dhe për këqyrjen e banesës u aktivizuan “patriotët” Marie Naçi dhe Sejdin Basha.

2.Tefik Çelo, me banim në Gradishtë, ishte në kontroll operativ 2B si “agjent i zbulimit grek”. Ishte nip i Mehdi Frashërit (babai i nënës). Në drejtim të tij u ngarkuan bashkëpunëtorët “Globi” dhe “Aparati” dhe për këqyrjen e banesës u aktivizuan “patriotët” Llazi Naçi dhe Lelo Naçi.

3.Myrfet Totulaku, me banim në Gradishtë, ishte në kontroll operativ 2B si “agjent i zbulimit grek”, kish qenë dikur “diversant”. Në drejtim të tij u ngarkuan bashkëpunëtorët “Trimi” dhe “Trëndafili” dhe për këqyrjen e banesës u aktivizua “patrioti” Xhezair Bokollari.

4.Abdyl e Hysen Shehu, me banim në Gradishtë, i pari kontingjent dhe i dyti në kontroll operativ 2B si “agjent i zbulimit grek”, kish qenë dikur “diversant”. Kishin vëllanë e arratisur, Eminin. Në drejtim të tyre u ngarkuan bashkëpunëtorët “Globi” dhe “Trimi” dhe për këqyrjen e banesës u aktivizuan “patriotët” Kristaq Golloshi e Hajredin Beqiri.

5.Gëzim Bylykbashi, me banim në Gradishtë, në kontroll operativ 2B për tendencë arratisjeje. Kishte të arratisur vëllezërit Pertef dhe Zenel Bylykbashi. Në drejtim të tij u ngarkuan bashkëpunëtorët “Globi” dhe“Trëndafili” dhe për këqyrjen e banesës u aktivizuan “patriotët” Lelo Shkurti eLlazi Naçi.

6.Isuf e Syrja Zero, me banim në Gradishtë, në kontroll operativ 2B, kanë të arratisur vëllezërit Neshet e Hiqmet Zero. Në drejtim të tyre u ngarkuan bashkëpunëtorët “Globi” dhe“Trëndafili” dhe për këqyrjen e banesës u aktivizuan “patriotët” Xhezair Bokollari e Vladimir Nushi.

Gradishtë, gusht 2014 Ish barakë të internuarish kthyer në stallë (foto Edi Salla)
Gradishtë, gusht 2014 Ish barakë të internuarish kthyer në stallë (foto Edi Salla)

7.Xhina Miraka, në kontroll operativ 2B “për llogari të italianit”, kishte të arratisur burrin Kolë Bibë Mirakaj. Në drejtim të saj u ngarkuan bashkëpunëtorët “Korabi” dhe “Trëndafili” dhe për këqyrjen e banesës u aktivizuan “patriotët” Llazi Naço eKristaq Gallo.

8.Pajazit Kaloshi, me banim në Gradishtë, në kontroll operativ 2A, “për llogari të jugosllavit”, kishte të arratisur vëllain Avdullain. Në drejtim të tij u ngarkuan bashkëpunëtorët “Aparati” dhe “Trimi” dhe për këqyrjen e banesës u aktivizuan “patriotët” Llazi Naçi e Kristaq Gallo.

9.Isuf, Zenel e Bajram Tërnaku, me banim në Gradishtë, kontingjente. Kishin të arratisur vëllezërit Zyfi e Ramadan Tërnaku. Në drejtim të tyre u ngarkuan bashkëpunëtorët “Aparati” dhe “Korabi” dhe për këqyrjen e banesës u aktivizuan “patriotët” Marie Naçi e Lelo Shkurti.

10.Agim, Bekim dhe Ibrahim Herri, me banim në Gradishtë, kontingjente dhe në 2A “për llogari të grekut”. Kishin të arratisur Servetin dhe kunatin Engjell Cana. Në drejtim të tyre u ngarkuan bashkëpunëtorët “Trëndafili” dhe “Korabi” dhe për këqyrjen e banesës u aktivizuan “patriotët” Xhezair Bokollari e Lelo Shkurti.

Dine Dine, Ahmet Kolgjini dhe Sokol Mirakames shokëve te kampit (Naim Staravecka, Sazan Dine, Evgjen Merlika, Dine Dine, Genc Bajraktari, Ernest Dosti, Tomor Dosti, Ahmet Kola, Sokol Miraka)
Naim Staravecka, Sazan Dine, Evgjen Merlika, Dine Dine, Genc Bajraktari, Ernest Dosti, Tomor Dosti, Ahmet Kola, Sokol Miraka – Gradishte

11.Muhamet Cacani, me banim në Gradishtë. Kishte jashtë vëllezërit Bashkim dhe Ibrahim Cacani. Ndiqej “për logari të grekut”. Në drejtim të tij u ngarkuan bashkëpunëtorët “Trëndafili” dhe “Trimi” dhe për këqyrjen e banesës u aktivizuan “patriotët” Llazi Naçi e Riza Shkurti.

12.Kristaq, Llaqi, Spiro Ndoni, me banim në Këmishtaj. Kishin të arratisur vëllanë Thanasin. Në drejtim të tyre u ngarkuan bashkëpunëtorët “Ylli” dhe “Luani” dhe për këqyrjen e banesës u aktivizuan “patriotët” Llazi Qorri e Jovan Leshi.

13.Aqif Ndreu, me banim në Gradishtë, ndiqej në kontroll operativ 2B “për llogari të jugosllavit”. Kishin jashtë shtetit vëllanë Faik Ndreun. Në drejtim të tyre u ngarkuan bashkëpunëtorët “Aparati” dhe “Korabi” dhe për këqyrjen e banesës u aktivizuan “patriotët” Riza Shkurti e Sejdin Basha.

14.Hetem Sherifi, me banim në Gradishtë, ndiqej në kontroll operativ 2B “për llogari të grekut”. Kishte të arratisur djemtë Feritin dhe Sherifin. Në drejtim të tij u ngarkuan bashkëpunëtorët “Besniku” dhe“Globi” dhe për këqyrjen e banesës u aktivizuan “patriotët” Marie Naçi e Riza Shkurti.

15.Tahir Çela, me banim në Gradishtë, kontingjent. Kishte të arratisur vëllanë Luanin. Në drejtim të tij u ngarkuan bashkëpunëtorët “Aparati” dhe“Trimi” dhe për këqyrjen e banesës u aktivizua “patrioti” Kristaq Golloshi.

Klara e Fatos Merlika... nji amje e përditshme e jetës së kampit
Klara e Fatos Merlika… nji amje e përditshme e jetës së kampit

16.Fatos Mërlika, me banim në Gradishtë, ndiqej në kontroll operativ 2B “për llogari të italianit”. Të arratisur kish pas babanë, Mustafanë. Në drejtim të tij u ngarkuan bashkëpunëtorët “Aparati” dhe “Korabi” dhe për këqyrjen e banesës u aktivizuan “patriotët” Lelo Shkurti e Sejdin Basha.

17.Viktor, Tomor, Lekë, Ernest Dosti, me banim në Gradishtë, të gjithë në kontroll operativ 2B “për llogari të italianit”. Kishin të arratisur babanë Hasanin. Në drejtim të tij u ngarkuan bashkëpunëtorët “Aparati” dhe “Globi” dhe për këqyrjen e banesës u aktivizuan “patriotët” Llazi Naçi e Xhezair Bakollari.

18.Ilia Vogli, me banim në Gradishtë, në kontroll operativ 2B “për llogari të grekut”. Dikur kish ardhur si “diversant”. Në drejtim të tij u ngarkuan bashkëpunëtorët “Trëndafili” dhe“Globi” dhe për këqyrjen e banesës u aktivizuan “patriotët” Llazi Naçi e Lelo Shkurti.

Marrë nga kujto.al

Plan Masash i Deges Lushnje 19.10.1984
Plan Masash i Deges Lushnje 19.10.1984

.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.