Filistinizmi puritan…
nga Dr. Leka Ndoja
Dikush që do të përfshihet në gjykimin e grupit social që nuk i përket – intrusor i vetëshpallun – shërbeu për rendimin e subjekteve të artit të mohuem nga Jozef Radi – ku listën e parë e pat hartu Maks Velo, që siç ma ka përsëritë: kishte nisë ta hartonte qysh në burgun e Spaçit, ku kishte bashkëvuejtesa: Kiço Venetikun, Robert Vullkanin, i cili mbante bibliotekën e ndalueme të kampit, në nji thes me tenxhere për kamuflazh, dhe muzikantin Stavri Rafaeli…
Nji lloj elite e asokohshne, të cilët e ndihmonin ta përpilonte listën që e botoi në gazetën RD.
Këtë listë e pasuruen Visar Zhiti – për çka Maksi kërkonte të drejtën e referimit…! Ai kujtonte si Neta Venetiku, e ëma e Maksit dhe e ëma e Robertit niseshin me taksi sëbashku me shoferin Rrefin, për çdo muej në Spaç…
Mendimet kundër diçkaje në të gjitha format – filistinizmi – nuk asht i ri. Madje kur Jozefi reagoi për kritikat e nji studiuesi të gjuhës – banues në NY – mbi botimet e të persekutuemve, i dhashë si shembull “Ligjit për kontrollin e dorëshkrimeve të letërsisë” hartu nga Ramiz Alia, mbas Pleniumit IV, ku kërkohej Quasieditoria – riprodhimi në 10 kopje, për t’u recensu nga redaktorë të jashtëm nga KQ dhe jo nga redaktorët e Shtëpive botuese.
Teorikisht kërkohej kontrolli jashtësistemik.
Se humori i shkonte kësaj kërkese për verifikim vlerash. Ndërsa Trebeshina pohonte se “…duhen tre gjenerata për vlerësimin përfundimtar të letërsisë…!”
Në nji antologji të poezisë britanike, flitej se mes grupacioneve të artit – del gjithnji nji talent që bart edhe kodifikon gjithë subjektet e i lartëson ata në nji emën si psh Ted Hughes. Siç na pat udhëzu edhe Kroce, që “…kur studiohet duhet të merremi me majat – ‘le vette estetiche’…!”
Pjesa tjetër e artit të nji autori quhet “strukturë” – (Contini) për t’u ngritë vepra në vlerë universale – kështu edhe veprat jo primat kanë funksion në produksionin letrar.
Asht sëmundje me u marrrë me veprat “shërbimtare” para kryesores – rastet e Trebeshinës e të Kadaresë.
Françesk Flora, historiograf i letërsisë italiane për sistemin e vlerave të pahetueme prej tij ka thanë: “Edhe nji majë gjylpane vlerë të ketë mbetë në fund të oqeanit ne do ta ngremë…!”
E këtë punë e kanë nisë: Maksi, Visari e Jozefi.
Ndërsa për politikat e aktiviteteve – mjafton mos të jenë politike, mbasi do vyejnë si stabilizatorë social-kulturore.
Kur flitet për rrymat e tejkalueme – studiuesit nuk mund t’i përçmojnë – si neoklasicizmin, melodramën, romantizmin dhe format e tyne – kush mërzitet nga historia e rrymave – le të krijojë të reja – ose t’i incentivoje të pëlqyeshmet subjektive.
Asht koha që grupacionet kulturore të vetpëlqehen – kështu dhe studiuesit të ofrojne metoda – por për veprën a monografinë personale.
Kodifikimi i lirisë nuk asht liri shprehjeje.
Le të themi: “Mirsevini vepra të mohueme…!”
Pastaj jemi në qytetnim.
“Trajtimi i kujtesës si pjesë e rekuperimit të së drejtës – ndonse merret me vlerat arkivale – mbetet aktive derisa të çkyçet përfaqësuesi i mbramë i grupit social…” – thotë teoricieni i kujtesës Jan Assmann.
.
Marrë nga Muri i Fb i Vrethee Lnika, 24 korrik 2022