back to top
0.5 C
Tirana
E hënë, 25 Nëntor, 2024

Mbasi lexova librin e një miku të vjetër – nga Natasha Pustina

Gazeta

22 Martiret e 26 Shkurtit 1951 - Osman Kaceli
22 Martiret e 26 Shkurtit 1951 – Osman Kaceli

Mbasi lexova librin e një miku të vjetër

nga Natasha Pustina

Osman Kacelin, e kam njohur në vitet ’70, kur rasti e solli të punonim të dy në uzinën e Porcelanit.
Atëhere unë, sapo kisha filluar punë në atë uzinë dhe me kish tërhequr vëmendjen, gatishmëria e këtij djali të ri, për eleminimin e difekteve elektrike që në atë kohë, në Porcelan nuk ishin të pakta.
Ai vazhdimisht, shumë i sjellshëm, ishte i gatshëm të ndihmonte në eleminimin e çdo avarie!
Më vonë, mora vesh se ishte i biri i Jonuz Kacelit, e sidomos kalvarin e vuajtjeve që kishin kaluar në fëmijërinë dhe rininë e tyre gjithë pjestarët e familjes së Jonuzit, me sa vështirësi, nëna e tij kish rritur 7 jetime, e vetme, në internim.
Mbas viteve ’90, Osmani u largua drejt Italisë, sëbashku me familjen, për një jetë më të mirë.
Jeton, midis Milanos dhe Shqipërisë, ku është ende aktiv në jetën politike të vendit, megjithëse në moshë të avancuar.
Kontributi i tij në diskretitimin e figurave kriminale të komunizmit dhe në njohjen e viktimave të tij mbetet shumë frytdhënës, siç thotë dhe vetë: “Dua që brezi i ri të njohë, të keqen dhe krimet e komunizmit…”
Një prej veprave të tij të padiskutueshme është edhe libri i 22 martirëve të 26 shkurtit 1951.
Jam shumë e gëzuar dhe e nderuar, që Moni, siç e thërresim ne, në familje, arriti ta përmblidhte dhe të shkruante një libër për martirët e nderuar, që u goditën në absurdin fatal të “vendosjes së bombës në legatën sovjetike…”

Shenimi me autograf i Osman Kacelit
Shenimi me autograf i Osman Kacelit

“Tek “Ngjarja e bombës” asht i koncentruem krejt mercenarizmi i nji politike integrale antishqiptare, që nuk u lodh tue i kënaqë armiqtë e këtij vendi…” do të shkruajë Jozef Radi, i cili shkroi parathënien dhe redaktimin i librit të Osman Kacelit!
Për bombën në legatën sovjetike është shkruar edhe më parë, por detajimi jetësor për çdo personazh, të dënuar me vdekje, momentet e fundit të tyre para pushkatimit, ka arritur t’i bashkojë me një gjuhë të thjesht dhe me vërtetësi, Osmani, me bindjen e fortë se ç’janë në gjendje të bëjnë monstrat komunistë për qëllimet e tyre, pa ngurruar të rrënojnë jetët dhe familjet e intelektualëve të pafajshëm dhe të njerëzve të thjeshtë, pa iu dridhur qerpiku…
Zotin Osman Kaceli, si miq të vjetër e falenderojmë për këtë libër me shumë vlera për brezat që vijnë.
Me respekt Natasha dhe Astrit Pustina…

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.