“Histori Triale”
nga Leka Ndoja
Nisë nga kategoritë sociale trashëguese të superstrukturës së shtetit shqiptar – në vitin 1990, u identifikuen
1.Grupi social i ish zyrtarëve,
2.Grupi social i intelektualeve,
3.Grupi social i të burgosunve dhe të margjinuemve politikë.
Nisë nga rishpërndamja pas vitit ’90 dhe riformatimit të kategorive – 3 grupet sociale iu atashuen 2 formacioneve politike të mëdha, përbamja e të cilëve i përfshiu në masa të ndryshme 3 kategoritë – por në fund të vitit 2021 – vihet re se Grupi Social i Intelektualëve pësoi bjerrje në përfaqësimin e dy formacioneve dominante – por shkrimi nuk ka këtë synim.
Argumenti i ditës i reduktuem rreth “Rishkrimit të Historisë” – duke marrë parasysh se 3 grupet sociale bazë: zyrtarë, intelektualë dhe të Përndjekun kanë kriju arketipin kolektiv të memories – atëhere mbetet që për hir të kohezionit social të shkruhen 3 historiografi me adresues të 3 grupeve sociale!
Vetpërcaktimi i statusit zyrtar-intelektual duhet të ketë parasysh kapitalin etik të intelektualit që asht i papranueshëm me arrivizmin dhe postin zyrtar.
Ndërsa njësia e Përndjekjes – ka nënkategoritë e saj të shkallës
A.Familjarë të burgosun dhe B.Persona të margjizuemit. Kjo kategori sociale në përgjithësi e ka kry Historiografinë në 90% të modulit – duhet vetëm të ruhet metoda e shkrimit shkencor dhe kronologjitë – përpos stilit të martirologjisë – si cak i përsosmërisë etike. Pra nji Histori letrare faction.
Dy Historiografitë rivale: zyrtare apo intelektuale?
Kontrasti mes këtyre dy Historiografive asht i thellë – se ish zyrtarët rikandeshentë nuk tolerojnë dekonstruksionin e mitit enverian.
Të moderuemit janë intelektualët dhe në rast mospranimi të pajtimit mes dy grupeve sociale – mbetet të shkruhen dy Historiografitë e ish zyrtarëve – që asht në proces dhe e intelektualëve të papajtueshëm me regjimin.
Shkruesit kolektivë – bashkëautoret – që duhet t’u përkasin 3 grupeve sociale – duhet të mos dyshohen për tjetërsim Grupi Social!
Kështu do te kemi “Historiografi Triale” të vetbalancueme nga autorë përfaqësues empirike të 3 Grupeve me memorie sociale – me nervaturë të papajtueshme.
Historia kritike si koncept nicean dhe “Angelus Novus” pret të zgjedhunit e ringjallun me parakushtin e “vrasjes se AntiHyut” siç pohon W. Benjamin.
Ndërsa për “Historiografinë letrare” – rishkrimi asht i panevojshëm (realsocialja e sh. XX).
.