back to top
7.5 C
Tirana
E shtunë, 23 Nëntor, 2024

Koha e tejshkuar e përdhosjes së Republikës – poemë nga Emrije Krosi

Gazeta

Emrije Krosi
Emrije Krosi

Koha e tejshkuar e përdhosjes së Republikës

poemë nga Emrije Krosi

I
Ej,
Shën-Republika* ime,
e përdhunuar nga bijtë e tu bastardë,
sa herë të kemi pyetur për dreq: edhe ti o Brut?
Tehun e thikave të përgjakura,
në damarët e tu vampirët pinë gjak,
gangsterë që t’i sterrosin netët mejhaneve tua të mykura,
me joshje të paturpshme kurvash,
për një Shën-Kushtetutë,
që si leckë mbështjell këmbët e ushtarit,
të djersitur në pararojë tënde,
në pyjet e mjegullta,
spermë këpurdhash duan të mbjellin,
shpateve të zhveshura pa lule dafinash,
ku bulojnë gjethnaja kanabis- sativa,
mandej, xhunglat e pafundme të pedofilisë,
që janë kaq skurupozë,
të luajnë me kartën e bardhë të dlirësisë tënde,
të përdhunuar!

II
Eh, republikë budallaqe,
republikë e marrë,
republikë depresive,
republikë tejkanjoze,
hesht, heeesht të them,
në këtë natë të errët,
ku imazhi yt prej përbindëshi projektohet në mur,
hajt, hajt, hajt se folim,
në puntatën e fundme të Mozartit.

Koncerti me simbolet e komunizmit në sheshin Skënderbej - gusht 2022
Koncerti me simbolet e komunizmit në sheshin Skënderbej – gusht 2022

III
Shën-Republika ime,
pamjet surreale dhe ekspresioniste,
ku viseve tua të mugëta,
derdhen mjegulla të kuqërremta,
të gjithë dashnorët e tu gjuajnë me gurë pabesinë,
dhe si zvarranikë kthehen kur pijnë qumësht të zi,
nga gjinjtë e tua prej bushtre….
ndërsyer mes pluhurit të lagjes së qenve,
se qenshe lehin për ty,
edhe shën-bushtrat,
edhe shën-ulkonjat,
edhe shën-hienat:
-mallkim – mallkim – bërtasin aligatorët mbretërorë,
-bekim – bekim – ngazëllehen qengjat qumështor të Republikës së Re,
-trillim- trillim, – klithmojmë “prishësit” e pabindur të rendit,
kur plebejtë orgazmohen,
nga ndonjë femër e dehur,
në udhët e pista të netëve të periferisë të Bodlerit,
për ç’Bodler thua,
more pis katunari,
ky/ ky shën-metropoli,
ky/ kjo shën-kryeqendra,
sepse Omar Khajami i Tiranës,
ka pirë kaq shumë kupa,
dhe çmendurisht,
paturpërisht,
dhe kaq naivisht ka puthur,
saqë unë jam shumë e marrë,
që puth aq denjësisht meshkuj të përdorur masivisht,
(se unë guxoj të kërkoj…)
të drejtat e Kushtetutave të Republikës:
– hesht – më urdhëruan,
-mos bërtit – përsëri më urdhëruan
-mos u merr me politikë – sërish më urdhëruan,
-mos protesto, – nëse do të jetosh në këtë republikë,
-mbylle gojën, – tashmë më kërcënuan,
-ç’më duhet mua, – më porositën të them,
-fli dele/fli/fli,
se frikërat gjallmojnë vetëm në ujë,
ku liria derdhet si leshterikët e kalbura,
dhe mëkatet e çifteve të ‘lumtura’ në verë,
ama vetëm në verë kur janë të gjithë Adamë dhe Eva,
lahen në det që vetveten pastron,
me shën-ujin e Jordanit të Gjonit,
(përbesë asnjë mëkat nuk lëviz më,
së copëzat e guackave në bregun ranor,
janë gjymtyrët të thyer të miliardave shekujve të dallgëve të kripura).

IV
Tani besoj e kuptoni,
mos e prekni,
mos e mëkoni zymtësinë e republikës,
kur një flamur të bardhë kam lidhur në reçipetat e mia dalëboje,
si triumfi i rënies time nga Everesti,
rrnofsh republikë,
u shkallmofsh republikë,
u shkretofsh republikë,
u shofsh republikë,
ti farë e keqe e etërve të tu tribalë,
që stuhishëm ngritën tredirekëshen e atdheut tim:
shpresë,
besim,
flamur!

V
Po ikim shën-republikë,
por një gur do ta hedhim,
që saora në rikthim të shënojmë udhën,
e fëmijëve të natës plangprishëse…
.
*Në kujtim të poetit të pushkatuar Trifon Xhagjika dhe poezisë së tij…

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.