back to top
14.5 C
Tirana
E premte, 27 Dhjetor, 2024

3 tetori dita e ribashkimit të dy Gjermanive, dhe disa fragmente historie – nga Klodi Stralla

Gazeta

Dy Gjermanitë - 41 vite të ndara (1949-1990)
Dy Gjermanitë – 41 vite të ndara (1949-1990)

3 tetori dita e ribashkimit të dy Gjermanive,

dhe disa fragmente historie – nga Klodi Stralla

Mos janë bërë sot pishman Perëndimorët që s’e lanë Hitlerin t’i çonte sllavët përtej Uraleve, prej nga kishin ardhur 1000 vjet më parë?
Në veprën e tij të vetme programatike “Mein Kampf”, të shkruar në burg në 1923, kur ende ishte një i panjohur, Adolf Hitleri rekomandonte që, nëse Gjermania do të synonte të bëhej një Fuqi e Madhe, ajo detyrimisht duhej të zgjerohej me territore në Lindje. Bëhej fjalë për tokat e Ukrainës, një hambar i madh prodhimi ushqimesh, aq jetike për gjermanët dhe po ashtu një burim i madh lëndësh të para dhe energjitike defiçitare për industrinë e saj.
Me të ardhur në pushtet, në 1933, ai ndërmerr një plan veprimesh diplomatike, ekonomike dhe ushtarake në funksion të realizimit të këtij synimi madhor. Por… përpara tij qendronte një pengesë serioze – albioni britanik.

Rënia e Murit të Berlinit 1989
Rënia e Murit të Berlinit 1989

Hitleri, mendonte, se likuidimi i Rusisë bolshevike (komuniste) ishte edhe përparësi e diplomacisë britanike dhe këtu u gabua. Për të, “Rusia ishte një bacil (mikrob) ngjitës që, atyre kombeve që iu ngjitej, i shkatërronte dhe i çonte në shpërbërje…” Prandaj rekomandimi i tij ishte përdorimi i “antibiotikëve” efikasë dhe me këtë ai nënkuptonte luftën, duke i çuar sllavët andej nga kishin ardhur 1000 vjet më parë, në stepat, përtej Uraleve. Ndaj i kërkoi Anglisë “liçencën” e një spastrimi të tillë, me koston e vet njerëzore dhe monetare, mjaft që Anglia të hiqej mënjanë dhe t’i nxirrte gështenjat nga zjarri me duart e të tjerëve (gjermanëve).
Por anglezet llogarisnin ndryshe.
Ata (anglezët), për shumë kohë, hezituan ndaj një propozimi të tillë (vizita enigmatike e Rudolf Hessit, krahut të djathtë të Hitlerit, në Angli). Më në fund triumfoi lobi liberal i Financave Ndërkombëtare (bankat), i përfaqësuar nga Çurçilli (dhe më vonë Rusvelti), i cili, midis dy fuqive totalitare të kontinentit, shihte si më të rrezikshëm për interesat britanike – Gjermaninë.
Anglezët e pranuan sfidën, ndonse nuk ishin të përgatitur për luftë, dhe kjo ishte në thelb Lufta e Dytë Botërore.
3 tetori 1990, është data e ribashkimit të dy Gjermanive, të ndara që nga L2B katër dekada më parë dhe njëkohësisht edhe lindja e “Rajhut të Katërt”, gjigandit ekonomik të kontinentit.
Ngjarjet në Rusinë e Putinit (Ukraina) dhe synimi i tij i dukshëm për ta rindërtuar Perandorinë e dikurshme caristo-bolshevike, ka rikthyer në botën Perëndimore rishikimin e pozitës ushtarake të Gjermanisë.
A do ta pranojnë gjermanët sfidën? Jam dyshues!! Popujt sot nuk duan luftë, aq më shumë gjermanët që e pësuan prej saj. Ata ndihen mirë ekonomikisht dhe s’ka pse dëgjojnë “sirenat” anglo-saksone që do të donin të gjenin “Stalinin” e ri (gjermanët) për t’iu kundravënë “Hitlerit” të dikurshëm – Putinit të sotëm…

Vladimir Putin dhe Lufta e Ukraines
Vladimir Putin dhe Lufta e Ukraines

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.