back to top
7.5 C
Tirana
E shtunë, 23 Nëntor, 2024

Annie Ernaux – Çmimi Nobel për Letërsinë 2022 – Përgatiti Ilirjana Stankaj

Gazeta

Annie Ernaux - Çmimi Nobel për Letërsinë 2022,mimi Nobel për Letërsinë 202
Annie Ernaux – Çmimi Nobel për Letërsinë 2022

Annie Ernaux – Çmimi Nobel për Letërsinë 2022

Përgatiti Ilirjana Stankaj

Annie Ernaux (1940) është fituesja më e re e titullit
më prestigjioz që mund të aspironte në karrierën e saj:
Çmimi Nobel për Letërsinë 2022.
Shkrimtare, por mbi të gjitha mësuese me origjinë franceze,
Nobeli i erdhi pas një serie çmimesh nga më të lartat…

Annie Ernaux lindi më 1 shtator 1940, në Lillebonne, Normandi, në një familje modeste. Pas studimeve në “Université de Rouen”, ajo mori kualifikimin e mësuesit dhe filloi karrierën e saj si mësuese e Letërsisë Moderne në nji shkollë të mesme.
Në vitin 1964, u martua, por martesa, nga e cila lindën dy fëmijë, zgjati pak vjet.
Në vitet ’70 ajo aktivizohet në lëvizjen feministe dhe shkroi artikuj me sfond politik në “Le Monde”.
Në vitin 1974, botoi romanin e parë. Romani i saj i katërt “Vendi”, fitoi çmimin “Renaudot” në 1984.
Nëpërmjet veprave të veta ajo rrëfen disa nga ngjarjet që shënuan jetën e saj, si: nji abort i paligjshëm në “Ngjarja” (L’Événement), nji histori dashnie me nji rus në “Simple Passion”, vdekja e nanës së vet në “Nji jetë e nji gruaje”, tumori i saj në “Përdorimi i fotografisë” (“L’Usage de la photo”).
Në vitin 2000, ajo u tërhoq nga mësimdhënia dhe iu përkushtua shkrimit të “Vitet” (“Les Années”), i cili u botua në 2008 dhe mori disa çmime. Në vitin 2011, “Bija tjetër”, një letër drejtuar motrës së saj të panjohur, e cila vdiq para lindjes së saj, dhe “Punishtja e zezë” (“L’Atelier noir”), që bashkon fletore të ndryshme, e përbërë nga shënime dhe reflektime mbi shkrimin…

Annie Ernaux (1940)
Annie Ernaux (1940)

Në të njëjtin vit, Gallimard botoi antologjinë “Të shkruash për jetën” (“Écrire la vie”), e cila mbledh shumicën e shkrimeve të saj autobiografike dhe nji fletore me qindra faqe, të përbërë nga foto dhe pjesë të pabotuara të marra nga ditari i saj.
Në prill 2016, publikoi një histori të re autobiografike, “Kujtesë prej bije” (“Mémoire de fille”), në të cilën, pothuajse gjashtëdhjetë vjet më vonë, ajo flet për verën e vitit 1958, në të cilën mbushi 18 vjeç dhe përjetoi marrëdhënien e parë seksuale. Kjo eksperiencë, e cila u zhvillua larg shtëpisë, ndërsa ajo ishte me pushime, do të mbetet për të, siç shkruan ajo në libër, “kujtimi më i madh i turpit, më i detajuari, më i padurueshëm se çdo tjetër turp”.
Në 2017, mori çmimin “Marguerite Yourcenar” Lifetime Achievement Award.
Në vitin 2018, çmimi Hemingway për Letërsinë.
Në vitin 2022, fitoi Çmimin Ndërkombëtar Letrar Mondello (seksioni i autorëve të huaj) .
Më 6 tetor 2022, ajo u nderua me çmimin Nobel për Letërsinë “për guximin dhe mprehtësinë klinike me të cilën ajo zbulon rrënjët, distancat dhe lidhjet kolektive të kujtesës personale”.
.
Përmblodhi dhe përshtati i.s

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.