Një libër biografik mbi Pessoa…
nga Artan Kafexhiu
Këto ditë me erdhi një nga librat më voluminozë, që do të mund të lexoj në jetën time, 1056 faqe. Ky është Pessoa i autorit Richard Zenith. Kam 30 vjet, që e kam njohur Pessoa-n, kam 30 vjet që vazhdoj ta lexoj dhe t’i rikthehem. Kjo në rastin tim ndodh veç me pak autorë, ndoshta sa gishtat e duarve.
Biografia e tij voluminoze, do kristalizojë enigmën e tij, për ta bërë aktin e tij jetësor dhe kontributin letrar edhe më misterioz. Kur e lexoj atë, ngjason në njëlloj qenieje njerëzore, që e ka vizituar botën ekzistenciale para meje, e unë kur fillova të barisja këtë botë, vetvetiu, e krejt në padije, e bëja me shpirtin e ushqyer nga heteronimët e tij.
Kjo është e mistershme, por ndërkohë, që unë e vazhdova jetën time, duke mos i mohuar vetes ato gjëra krejt të rëndomta, që bëjnë vdekatarët, Pessoa mbeti shembulli i eremitit tokësor, që në kohën jashtë punës dhe shoqërisë, e refuzoi statusin e një nëpunësi të rëndomtë, rutinën e rëndomtë të së përditshmes dhe e vuri në shërbim të heteronimëve të tij fiktivë, por që lanë gjurmë të pashlyeshme në këtë botë, nëpërmjet të zezës shkruar mbi të bardhë, në ato dorëshkrimet e shumta, që rrinin ngushtë në sundukun e jetës së dytë, krejt të fshehur e të panjohur të Passoa-s.
Një gjë më mësoi mua Pessoa, duke më gërmuar e zbuluar mua si njeri, në mungesë dhe në distancë hapsinore-kohore, ndërkohë që e lexoja: të përpiqem t’i shmangem atij rulit të madh, që na viziton përditë, e na shtyp nën peshën e keqardhjeve tona për jetën dhe ekzistencën tonë. Më ndihmoi të përgatitem e të mësoj t’i bëj vetes një lloj terapie eskapizmi, t’i bëj bisht të kapluarit nga mërzia e të mosbërit dhe të mosndodhurit, e unë duke ndjekur këshillën e Kierkegaardit, t’i gjej vetes punë, çfarëdo aktiviteti si zbavitje mendore dhe fizike, sidomos të krijuarin, ndërkohë, duke mos hequr dorë nga ato kënaqësitë njerëzore të domosdoshme të së përditëshmes.
Citimet e risjella më poshtë, na ndihmojnë të eksplorojmë vetminë e këtij eremiti me vështrimin e thellë të shkrimtarit, kaq të përbrendshëm e universal në një udhëtim pacak brënda shpirtit të njeriut.
Pessoa:
“Të shkruash është të harrosh. Letërsia është mënyra më e pëlqyeshme/pranueshme të mos përfillësh jetën(problemet e saj). Muzika të paqëton/qetëson/lehtëson, artet pamore të gjallërojnë/të bëjnë të ndjehesh plot jetë, aktrimi dhe kërcimi të argëtojnë. Porse letërsia, tërhiqet nga jeta, duke u shndërruar në një lloj dremitje/kotje/përgjumje (e lehtë). Artet e tjera nuk bejnë një tërheqje të tillë – disa sepse përdorin pamoren dhe skenarë jetësore, të tjerat sepse marrin jetë prej vetë jetës së njeriut.
Ky nuk është rasti i letërsisë. Lëtërsia simulon/imiton/riprodhon jetën. Një novelë/roman është një ndodhi e diçkaje, që kurrë nuk ishte/ndodhi, një dramë është një novelë pa (nevojën e) e rrëfimit/të treguarit. Një poemë është shprehja/të shprehurit e ideve, ose ndjesive në një gjuhë(të përditëshme), që askush s’e përdor, sepse askush s’flet në vargje.
-Fernando Pessoa, Libri i të Paqetës (Paqetësisë)
“To write is to forget. Literature is the most agreeable way of ignoring life. Music soothes, the visual arts exhilarates, the performing arts (such as acting and dance) entertain. Literature, however, retreats from life by turning in into slumber. The other arts make no such retreat – some because they use visible and hence vital formulas, others because they live from human life itself.
This isn’t the case with literature. Literature simulates life. A novel is a story of what never was, a play is a novel without narration. A poem is the expression of ideas or feelings a language no one uses, because no one talks in verse.”
-Fernando Pessoa, The Book of Disquiet
Ndjenjat që të shkaktojnë më shumë dhimbje, emocionet që të thëmbojnë më shumë, janë ato që janë absurde: t’i ushqesh dëshirën vetes për gjëra të pamundura; nostalgji për diçka, që kurrë nuk ekzistoi; dëshirën për çka mundej të ishte; keqardhje që nuk je dikush tjetër, pakënaqësinë me ekzistencën e botës. Gjithë këto gjysmëtone/tone të mekura të shpirtit të ndërgjegjes, krijojnë brënda nesh një pejsazh plot dhimbje, një perëndim dielli të përjetshëm për atë çka jemi.” – Fernando Pessoa, Libri i të Paqetës (Paqetësisë)
“The feelings that hurt most, the emotions that sting most, are those that are absurd – The longing for impossible things, precisely because they are impossible; nostalgia for what never was; the desire for what could have been; regret over not being someone else; dissatisfaction with the world’s existence. All these half-tones of the soul’s consciousness create in us a painful landscape, an eternal sunset of what we are.”
– Fernando Pessoa, The Book of Disquiet
.