Qeveria e Djathtë Italiane – Tetor 2022
Ministritë – Emrat – Partitë
Liderja e “Fratelli d’Italia” Giorgia Meloni e pranoi postin pa rezervë. Ja lista e ministrave të qeverisë së saj: 9 ministra nga “Fratelli d’Italia”, 5 nga Lega, 5 nga Forza Italia dhe 5 teknikë. Femrat me Melonin janë gjithsej 7.
Të dielën në orën 10.30 u mbajt ceremonia e kambanës mes Draghit dhe Melonit në Palazzo Chigi. Këshilli i parë i Ministrave u mbajt të dielën në orën 12.
Ja lista e emrave:
Infrastruktura (zëvendëskryeministri): Matteo Salvini (Lega)
Jashtme (zëvendëskryeministër): Antonio Tajani (FI)
Ekonomia: Giancarlo Giorgetti (Lega)
Mbrojtja: Guido Crosetto (FdI)
Brendshme: Matteo Piantedosi (Tec)
Drejtësia: Carlo Nordio (FdI)
Biznesi dhe Made In Italy (ish Zhvillimi Ekonomik): Adolfo Urso (FdI)
Administrata Publike: Paolo Zangrillo (FI)
Mjedisi dhe Siguria e Energjisë: Gilberto Pichetto Fratin (FI)
Sovraniteti i Bujqësisë dhe Ushqimit: Francesco Lollobrigida (FdI)
Reformat: Elisabetta Casellati (FI)
Çështjet dhe Autonomitë Rajonale: Roberto Calderoli (Lega)
Marrëdhëniet me Parlamentin: Luca Ciriani (FdI)
Universiteti dhe Kërkimi: Anna Maria Bernini (FI)
Puna dhe Politikat Sociale: Marina Calderone (Tec)
Trashëgimia kulturore: Gennaro Sangiuliano (Tec)
Familja, lindja dhe të Drejtat e Barabarta: Eugenia Roccella (FdI)
Aftësia e kufizuar: Alessandra Locatelli (Lega)
Politika e Sportit dhe Rinisë: Andrea Abodi (Tec)
Shëndeti: Orazio Schillaci (Tec)
Arsimi dhe Merita: Giuseppe Valditara (Lega)
Turizëm: Daniela Santanchè (FdI)
Çështjet Evropiane dhe PNRR: Raffaele Fitto (FdI)
Politikat e Detit dhe Jugut: Nello Musumeci (FdI)
Nënsekretari i Kryeministrit: Alfredo Mantovano
Giorgia Meloni është Presidentja e parë grua e Këshillit të Ministrave në historinë e Republikës Italiane.
9 Ministrat e Fratelli d’Italia (FdI) janë: Ciriani, Musumeci, Fitto, Roccella, Nordio, Crosetto, Urso, Lollobrigida, Santanchè.
5 ministrat e Forza Italias (FI) janë: Pichetto Fratin, Casellati, Tajani, Zangrillo, Bernini.
5 ministrat e Ligës (Lega) janë: Calderoli, Locatelli, Giorgetti, Salvini, Valditara.
5 ministrat teknikë (Tec) janë: Abodi, Piantedosi, Calderone, Sangiuliano, Schillaci.
Edhe pse numri i shumicës në Senat nuk është shumë i madh, Giorgia Meloni ka zgjedhur 9 ministra nga 24 mes senatorëve. Ata janë Ciriani, Zangrillo, Calderoli, Musumeci, Casellati, Urso, Salvini, Bernini dhe Santanchè.
Janë 8 ministra jashtëparlamentarë: Abodi, Locatelli, Piantedosi, Crosetto, Calderone, Valditara, Sangiuliano dhe Schillaci.
Marrë nga www.repubblica.it (përshtati Jozef Radi)