back to top
12.5 C
Tirana
E diel, 24 Nëntor, 2024

Inkuizitori i Madh – nga Artan Kafexhiu

Gazeta

Artan Kafexhiu
Artan Kafexhiu

Inkuizitori i Madh

nga Artan Kafexhiu

Kam qenë rreth tëtëmbëdhjetave, kur lexova “Vëllezërit Karamazov”. Universi i botës së leximit pësoi një ‘shock’. Ishte kapërcimi prej dashurisë së parë letrare, Viktor Hugo-s, e zhytja në një botë krejt të panjohur, ku i humbisje krejt shpresat. Por ky labirint, që të përpinte në humnerat e veta, të ngrinte po ashtu, lart në sipërfaqe, ku kishte plot diell, me të njëjtën shpejtësi marramendëse, njëlloj si një ‘roller coaster’; e përsëri, duke ndjerë që humnera do të vinte fill pas një pauze të vogël. Viktor Hugo të hapte shpresë për të triumfuar, qoftë edhe moralisht; ndërsa Fjodor Dostojevski, të hiqte çdo shpresë. E vetmja dritë që të hapte, ishte nevoja e njeriut për të besuar, në një fuqi përtej ekzistencës imediate materiale të njeriut, të besosh në dashurinë njerëzore.
Dialogu midis figurave të imagjinuara të Krishtit dhe Inkuizitorit të Madh, në periudhën e Inkuizicionit spanjoll, për mua mbetet një nga momentet kulmore, sureale të librit, si një arritje letrare-filozofike e pashoq e literaturës botërore. Po sjell një fragment të vockël të përkthyer(prej anglishtes) nga d.v.

Fjodor Dostojevski - Vellezerit Karamazov
Fjodor Dostojevski – Vellezerit Karamazov

Inkuizitori i Madh:
“Për atë ju kishit të drejtë. Sepse misteri i ekzistencës së njeriut, nuk është thjesht të gjallojë, por të gjejë diçka për të cilën të jetojë. Pa një ide të prekëshme (konkrete) për çka (të cilën) ai jeton, njeriu nuk do të pranojë të jetojë; ai më mirë do të shfaroste veten, se sa të rrijë mbi tokë, edhe nëse buka s’do t’i mungonte.
Ashtu është, por çfarë doli prej saj? Në vend që t’ia merrje lirinë, përkundrazi, i dhe më tepër. A ke harruar se paqja, madje edhe vdekja, është më tërheqëse për njeriun, se sa liria e zgjedhjes, e cila vjen prej njohjes të të mirës e të keqes? S’ka asgjë më joshëse për njeriun, se sa liria e ndërgjegjes, ashtu si s’ka asgjë më torturuese se ajo. E pra, në vend që t’i ofroje diçka më të prekëshme(më materiale).”
Në vazhdim të monologut të Inkuizitorit të Madh, ai i thotë Krishtit, se Kisha po korigjon gabimet e shkaktuara prej predikimeve të tij (Krishtit), që e cyste njerëzimin të hiqte dorë nga tundimet e të mos binte në mëkat. Këto predikimet e tij ishin të papranueshme, kur njerëzit janë krijuar të tillë, që për t’u ndjerë të mbrojtur, e të sigurtë, sakrifikojnë lirinë për një të mirë më të madhe, edhe pse pavarsisht, në dukje abstrakte. Kjo gjë nuk i pëlqente Kishës, e në fund, duke parë habinë në fytyrën e Krishtit, Inkuizitori e pyet:
“Përse u ktheve, që të na bëhesh pengesë?”
Inkuizitori i Madh, e përsërit kërcënimin e tij, e kërkon një përgjigje prej Krishtit. Por Krishti qëndroi i heshtur gjatë gjithë kohën, e në fund i afrohet Inkuizitorit të Madh, e qetësisht e puth në buzë. Inkuizitori, krejt i befasuar nga ky xhest i Krishtit, më në fund e liron atë, duke e paralajmëruar kërcënueshëm:
“Ik, e mos u kthe më… ik, e asnjëherë mos u kthe mbrapa… asnjëherë, asnjëherë!”

© Artan Kafexhiu

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.