back to top
7.5 C
Tirana
E hënë, 23 Dhjetor, 2024

Për librat… autorët dhe Panairin – refleksion nga Ervina Toptani

Gazeta

Ervina Toptani - ne stenden e "Botimeve Jozef"
Ervina Toptani – ne stenden e “Botimeve Jozef”

Për librat… autorët dhe Panairin

refleksion nga Ervina Toptani

E premte në mbrëmje! Tirana hesht….
U enda një copë herë rrugëve të saj për të kërkuar ëndrrat që dikur i lëshoja në çdo rrugë si pluhur yjesh…
Pak njerëz, pak… kanë ikur të gjithë më thonë e ikin çdo ditë. Ia lamë ëndrrat rrugëve, e rrugët ia lanë erës t’i ruante.
Endem, për të kujtuar kohën kur mbrëmja gumëzhinte, kur flisnim me miqtë për filozofinë, politikën, plagët e së shkuarës e dëshirën për të ndërtuar një të ardhme… e cila nuk erdh kurrë.
Çfarë dreqin i bëmë këtij qyteti? Çfarë dreqin nuk kuptuam nga çfarë jetuam e përjetuam prej keqedashësisë e babëzisë së të pangopurve? A kanë vlerë titujt shkencorë, duke nisur nga unë e para kur s’qemë të zot të luftonim deri në fund përballë njerzucëve të cilëve iu lejuam të jenë fitimtarë? Çfarë dreqin ka kuptim kur kërkojmë Atdheun në çdo rrugë të Europës ku shkelim? A thua do na e pranojë Zoti faljen ditën e gjykimit për çfarë nuk bëmë?
A ka màrre më të madhe se me u ul me qa në mes të rrugës, ku dikur shpërndaje ëndrrat, pse ato nuk i gjen më? A ka marrëzi më të madhe se sa t’i ndalësh njerëzit në rrugë e t’i përqafosh? Pse e di që ata s’munden të të kuptojnë!

Ervina Toptani
Ervina Toptani

Kush e ka fituar betejën e të keqes me veten, ka ende për të fituar betejën e paqes me botën!
Të gjithë ata autorë, njerëz të mrekullueshëm që shkruajnë, në një kohë kur nihilizmi pasiv po shkon thellë e më thellë, kanë mbushur stenda të tëra me libra kur e dinë që e sotmja nuk jep asnjë shpresë për kulturën, për mua janë heronj. Nuk ka qëndrim më të bukur, më dinjitoz për të refuzuar trishtimin qe na ka kapur për fyti si shoqëri. Jeni heronjtë e mi, një e nga një e ju falenderoj me shpirt secilin autor e libërdashës që këto ditë doli nga panairi qoftë dhe me një libër të vetëm në dorë.
Trishtimi im ka emër, është pamundësia që t’i flasim njëri-tjetrit në gjuhën e dashurisë.
Jemi vetëm një grusht njerëzish, secili me plagët e dhimbjet e tij, pse e kemi kaq të vështirë me u dashtë e me u mirëkuptu në mes nesh?.
marrë nga muri i fb i Ervina Toptanit, 18 nëntor, 2022

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.