back to top
9.5 C
Tirana
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Xhafer Deva – Tmerr i shkieve dhe komunistëve – nga Eugen Shehu

Gazeta

Xhaferr Deva (1904-1978)
Xhaferr Deva (1904-1978)

Xhafer Deva – Tmerr i shkieve dhe komunistëve

nga Eugen Shehu

Xhafer Deva ishte djali i pestë nga shtatë fëmijët e Ibrahim Agë Devës nga Gjakova në Mitrovicë dhe e Esma Devës (Osmani) nga Mitrovica.
Ai lindi më 21 shkurt të vitit 1904, në Mitrovicë ku edhe i kreu mësimet e para shkollore, për të vazhduar më tej në shkollën e mesme në Selanik në një internat Gjerman mbi agrokulturën. Më pas do të vazhdonte në shkollën Amerikane në “Robert Colege” në Stamboll. Ndjek dhe disa kurse në lëminë e pyjtarisë dhe administratës në Vienë të Austrisë.
Pasi punon një kohë në Administratën Osmane, Xhafer Deva kryen dhe studimet për financa dhe tregëti.
Një kohë punon dhe në Aleksandri të Egjiptit në një Bankë deri në fund të vitit 1931, kur dhe në vitin 1932, vendos të kthehet në vendlindje për të vazhduar me biznesin e familjes të trashëguar nga babai tij Ibrahim agë Devës. Duke prurë në Mitrovicë për herë të parë makineritë ma moderne të kohës nga Çekia për përpunimin e drurit.
“Kur dikush don me ta qitë në pazar Atdheun, nuk duhet me i ba llogaritë. Ay e do plumbin kresë”, kështu Xhafer Deva me kët thënie të tijën paralajmëroi hyrjen në politikë, pasi nuk mund të shkëputej nga miqësi e tij me Nacionalistët shqiptarë që ishin njohur që nga Selaniku e Stambolli.
Në vitin 1941, me shkatërrimin e Mbretërisë jugosllave filloi organizimi i rezistencës në zonën e Mitrovicës dhe Sanxhakut kundra bandave çetnike të cilat u shpartalluan shpejt.

Xhaferr Deva & Mentor Çoku, Rome 1950
Xhaferr Deva & Mentor Çoku, Rome 1950*

Xhafer Deva vihet në bashkëpunim dhe me Ernest Koliqin, duke u angazhuar në hapjen e shkollave shqipe në kto zona. Vitet 1941-1943, do të ishin vite e qetësisë dhe prosperitetit kombëtar që vihej re edhe në Mitrovicë e Sanxhak.
Xhafer Deva do të ishte edhe iniciatori i disa nismave nacionaliste si ajo për lirimin e Rexhep Mitrovicës e Bedri Pejanit nga burgu në “Porto Romano”, apo ajo e beslidhjes së “Gjakovës” dhe më pas nisma për Lidhjen e Dytë të Prizrenit, më 14 shtator 1943.
Më 1943, ai themeloi regjimentin “Kosova” sëbashku me Ago Agajn, i cili hyri në Tiranë për të vendosur rendin, mbasi me kapitullimin e Italisë, bandat komuniste kishin filluar terrorin mbi popullatën civile.
Në vitin 1944, largohet dhe vendoset në Austri. Nga aty në Itali dhe më pas do të lëvizte si në Stamboll, Egjipt, Greqi e pastaj në Damask të Sirisë, ku dhe do të fillonte dhe botimin e gazetës “Bashkimi i Kombit” më vitin 1948-të. Nga viti 1948 deri më vitin 1950, do të kontribuonte në themelimin e Komitetit Kombëtar Demokratik “Shqipëria e Lirë”, për këtë do të takohej dhe me Mbretin Zog në Afrikën e Jugut.
Më vitin 1956-të Deva vendoset përfundimishte në Amerikë, në Nju Jork e më pas në Boston, ku dhe inicion për themelimin e “Lidhjes së Tretë të Prizrenit” më vitin 1966.
Përfundimisht vendoset në Kaliforni në Calavera Contry.
Ky Nacionalist i përmasave do të ndrronte jetë më 25 maj 1978, në Palo Alto të Kalifornisë me shpresën e madhe të Shqipërisë Etnike.

(*foto poshtë e pa publikuar është e vitit 1950 në Romë, së bashku me dr. Mentor Çokun, i cili ishte dhe n/kryetar i Lidhjes së Prizrenit. e.sh)
(shën. nga Libri “Piedestale që thërrasin” nga Eugen Shehu, Tiranë, viti 2000, faqe 156-164)

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.