Pse kaq vonë Holodomori, si krim karshi njerëzimit?!
nga Mira Dine
Më lindën kaq shumë pyetje duke dëgjuar raportin e historianit Guido Hausman dhe m’u ndezën shumë shkëndija reflektimi mbi realitetin e politikës europiane si dhe realitetin e kombit shqiptar.
Historiani Guido Hausman, sqaron se përse u njoh, vetëm tani, nga parlamenti gjerman, Holodomor i viteve ‘30, si krim karshi njerëzimit, si genocid…
Ukraina e ka njohur qysh në 2006, Holodomor si krim karshi njerëzimit dhe qysh atëherë kërkonte mbështetës në arenën ndërkombëtare.
Peticioni që ju drejtua parlamentin gjerman në vitin 2018-2019, nga qeveria ukrainase, nuk u nënshkrua nga parlamenti gjerman… atëhere. Pse vallë?!
Lidhur me shkaqet, ai sjell në dialog, shprehjen, “konteksti politik”, që nuk domethënë, situata politike e të shkuarës… thjesht nuk donin ta zemëronin Putinin…
Po kështu u veprua edhe 1948, thekson zoti Hausman, kur u përcaktua, se çfarë ishte “Genocid”. Dhe në atë kohë konteksti politik ishte i papërshtatshëm, se, Stalini, nuk duhej zemëruar, se kishte dalë në anën antifashiste, (pikërisht ky kriminel, që dha urdhër të kurseheshin fishekët dhe të përdorej urija si armë ndaj popullsisë ukrainase…), (Putini sot po përdor armën e energjisë…)
Edhe në 2018-2019, ishte një situatë politike afrimi me Putinin….
Pra, qenka bërë politikë sipas interesave të klientëve politikë. Po të mos kishte ndodhur lufta e 24 Shkurtit 2022, a do ishte pranuar që Holodomor, është genocid, vallë?!
Tashti dhe vetëm tashti e njohu parlamenti gjerman, Holodomorin, si krim karshi njerëzimit, pasi është zgjeruar dhe përmbajtja e konceptit genocid. Ai nuk është më ai i 1948. Juristi polak, ka përcaktuar, se dhe zhdukja e gjithë inteligjencës së vendit, duhet të konsiderohet genocid dhe jo vetëm të lidhet genocidi me racën, ngjyrën e lëkurës, apo nacionalitetin.
Pasi analizon njeriu këtë raport, dilet në përfundimin, se drejtësia varet nga situatat politike (Politische Kontekste)… Politika, nuk bazohet në parime, por në interesa…
Edhe shovinistët serbë, nën maskën e internacionalizmit komunist zhdukën gjithë inteligjencën kombëtare shqiptare…
Në 1990, treguan edhe një herë fytyrën e vërtetë… Ata nxitën e mbështetën në mënyrë aktive, luftën civile në 1943, ku formuan BIS.
Do ishte e vlefshme, që avokatët, historianët, studentat, ta marrin në studim konceptin e ri të Genocidit.
Në Shqipëri pati genocid sllav… U zhdukën gjithë intelektualët shqiptarë… të majtë e të djathtë…
Për ata që duan ta dëgjojnë në origjinal, gjermanisht….
Pas minutës 10.40, flet historiani. Pika e tretë e dokumentit.
Datë 30.11.22
3sat.de Holodomor – Hungertod in der Ukraine