back to top
6.5 C
Tirana
E enjte, 21 Nëntor, 2024

Kur Lasgushi mendohej i vdekur prej kohësh… – nga Lavdie Mato

Gazeta

Liriku i Madh Lasgush Poradeci
Liriku i Madh Lasgush Poradeci

Kur Lasgushi mendohej i vdekur prej kohësh…

nga Lavdie Mato

Meqë po lexoja dy-tre shkrime të mira për Lasgushin, po shtoj edhe unë nja dy gjëra të vogla nga kujtimet e mia!
Unë kam dhjetra kujtime që më vijnë në mendje në momente të caktuara, shumica të gjymtuara nga koha dhe andrrallat e saj!
Gjashtë muajt e verës, Lasgushi, para se të dilte në shetitjen e mbrëmjes buzë gjolit, e të fliste “me Perëndinë”, ai kthehej çdo natë në shtëpinë tonë dhe bisedonte me mua… e më tregonte e më tregonte pa pushuar historitë e jetës se tij!
Kishte ardhur, çuditërisht, një trupë artistike nga Kosova. (nuk e mbaj mend vitin).
Lasgushi mori biletë edhe për mua, edhe për Ninën, vajzën e madhe; Maria ishte në Tiranë me Nafijen, kurse Nina punonte mësuese në Starovë, që të ishte me babanë edhe më gjatë.
Ndërsa shfaqja vazhdonte, një djalë i ri, gazetar kosovar (atëhere ia dija emrin), po kërkonte e po pyeste nëpër rreshta i hallakatur, sepse kishte marrë informacione kundërshtuese lidhur me Lasgushin! Dikush ose disa i kishin thënë me plot gojën se Lasgushi kishte vdekur(?!?) e dikush tjetër, me pëshpërimë i kish treguar se Lasgushi jo vetëm ishte gjallë, po ishte aty në sallë e po ndiqte shfaqjen.
Me sytë që i shkëndijonin po pak të trembur disi i ngazëllyer, (sikur e kam në sy), për surprizën që e priste, ai u afrua, e përqafoi Lasgushin.
Ai e njohu edhe me në të dyja (mua më paraqiste kudo si mbesën e tij e kërkonte ta thërrisja Dajo), si filloi ta “bombardonte” me pyetje pafund! Midis të tjerash, i tha që i kishin thënë edhe se: “Lasgushi ka vdekur!”
Anembanë nesh gëlonin spiunët!
Qyteti (intelektualët), zjeu shumë kohë për këtë ngjarje…
Lasgushi e donte shumë Kosovën. Edhe Poema e tij e fuqishme për Kosovën, e shpreh këtë!

P.s. Lasgushi e kish lënë me gojë që të varrosej në Pogradec! Jashtë në rrugë dëgjova Sotir Andonin(?) me Dr. Miston që bisedonin të pasigurtë për ndodhinë kur u tregova se ç’kishte ngjarë…

Marrë nga Muri i Fb i Lavdie Matos, 27 dhjetor 2022

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.