Lamtumira e një Mbreti…
nga Adriatik Riza Dosti
Absolutisht që e enjtja e 29 dhjetorit 2022, do të hyjë në historinë e futbollit botëror e veçmas atij brazilian… si dita më e errët dhe më e trishtë, sepse pas kësaj dite… Ai – Mbreti i vërtetë i lojës më magjike në botë, frymëzuesi i miliona dashamirësve, ndjekësve dhe interpretuesve të futbollit… i famëshmi e i magjishmi Pele nuk jeton më fizikisht!
Eshtë shuar sot, në moshën 82 vjeçare… Çfarë trishtimi!
Vetëm fizikisht… pasi Pele do të jetojë përjetësisht falë asaj çka bëri për vite me rradhë e po falë asaj mrekullie sportive që la pas… si një trashëgimi e thesar të çmuar për mbarë botën sportive e jo të tillë…
Jo me kot qeveria braziliane e shpalli atë që pas 1962, Thesar Kombëtar dhe e ndaloi shitjen e tij përballë çdo lloj çmimi, ofertë e klubi… [përjashto marrveshjen mes Brazilit e USA dhe vetë Peles për ta rimbyllur karrierën e këtij të fundit në shërbim të promovimit të futbollit në Amerike teksa luajti për gati 2 vjet 1975-77 për ekipin e Cosmosit]… duke e shndërruar atë në figurën më popullore e më të dashur sportive në vend, por edhe në mbarë botën!
…Për të mos i konsumuar fjalët kot e para kohe… sot u largua dhimbshëm nga kjo botë… e sot pushoi së rrahuri zemra e Mbretit të vërtetë të Futbollit… Ikonës e legjendës së futbollit botëror, më të madhit të të gjitha kohrave… të vetmit 3 here kampion bote Pele!!
Askush si ai… as dje e as sot… dhe këtu e kam fjalën me vite karriere, magjira futbollistike, shifra, fakte, trofe, gola fantastikë të realizuar nga çdo pozicion e distancë, me kokë e me këmbë… rekorde… personalitet, dinjitet, karakter… CV sportive e njerëzore, etj etj…
Të gjithë që e panë Live gjatë karrierës sportive mbeten ende të mahnitur nga mrekullia e magjia Pele… i papërsëritshëm… veçmas teknikisht e fizikisht…
Për ata që e kanë thjesht me të dëgjuar Pelen… e që mendja u është bërë disi çorap pas Messit e Cristiano Ronaldos… do t’u rekomandoja te shihnin, shfletonin e lexonin pak më shumë për Gjeniun brazilian të futbollit, të rrëmonin nëe autobiografinë e tij… e të bindeshin qoftë edhe përmes sekuencave fatmirësisht të shumta filmike se si Pele… botës së futbollit vështirë se i vjen më një i dytë tjetër… absolutisht Jo! E kam tashmë bindje absolute dhe jam me fat që e pashë Live në fushë teksa asnjëherë s’e kam vënë në dyshim se ai ishte 1 e do të mbetet përjetësisht po 1!
18 vjeç… dhe kampion bote… madje 3 herë i tillë brenda 12 vjetësh: 1958, 1962 dhe 1970… mbi 1000 gola të shënuar… 21 vjet futboll profesionist i luajtur… Numri 10 mitik… Endrra e çdo fëmijë… Shembulli brilant për çdo futbollist profesionist… E ç’nuk ishte Pele – gjithçka!
E pas tij… unë personalisht rendis Maradonën, Cruyff, Beckenbauer, C. Ronaldo, etj me radhë… por mbi e para Peles: s’vë asnjë!
Trishtim e dhimbje sa më s’ka për largimin tënd Mbreti Pele!
Të prehesh në Paqe e të qoftë i lehtë Dheu i Atdheut tënd – Brazilit të cilin e deshe aq shumë e ndaj i dhe atë lloj Lavdie si askush tjetër… por edhe ai të donte e të çmoj aq shumë si askënd tjetër!
Mirënjohje për gjithçka të bukur dhe emocionuese që na dhurove për vite me rradhë – o magjistar i futbollit – Edson Arantes do Nashimento – Pele!
Marre nga muri i fb i A.R.D, 29 dhjetor 2022