Çekia & Sllovakia –
30 vjet nga ndarja paqësore e Çekosllovakisë
30 vjet më parë, më 1 Janar 1993, nga shpërbërja e Çekosllovakisë
lindën dy republika: Çekia dhe Sllovakia.
Një akt i rrallë qytetërimi, ku një shtet shpërbëhet paqësisht dhe me konsensus:
kjo theksohet edhe më shumë nga kontrasti
me shpërbërjen e dhunshme të Jugosllavisë.
Sot të dy këta popujt dhe shtetet ruajnë miqësinë mes tyre…
Çekia – Republika Çeke
Çekia – zyrtarisht Republika Çeke, është një vend pa dalje në det në Evropën Qendrore që kufizohet nga Gjermania në perëndim, Austria në jug, Sllovakia në lindje dhe Polonia në verilindje. Kryeqyteti dhe qyteti më i madh është Praga. Republika Çeke përfshin territoret historike të Bohemisë, Moravisë dhe Silezisë Çeke.
Shteti çek u formua në fund të shekullit të 9-të, si Dukata e Bohemisë nën Perandorisë së Madhe Moraviane. Pas rënies së Perandorisë në vitin 907, qendra e pushtetit u transferua nga Moravia në Bohemi nën Přemyslidët.
Nga viti 1991, Republika Çeke, fillimisht si pjesë e Çekosllovakisë dhe që nga viti 1993 në të drejtën e vet, ka qenë anëtar i Grupit të Vishegradit dhe nga 1995, OECD. Republika Çeke u anëtarësua në NATO më 12 mars 1999 dhe në Bashkimin Europian më 1 maj 2004. Më 21 dhjetor 2007, Republika Çeke u bashkua me zonën Shengen.
Republika Çeke është një demokraci përfaqësuese, parlamentare, pluraliste, shumë-partiake, me Kryeministrin si kreu i qeverisë. Parlamenti është dydhomësh, me Dhomën e Deputetëve (200 anëtarë) dhe Senati (81 anëtarë).
Presidenti i Republikës Çeke zgjidhej nga një sesion i përbashkët i parlamentit për një mandat pesëvjeçar, me jo më shumë se dy mandate të njëpasnjëshme.
Republika Çeke ndahet në 14 njësi administrative të llojit rajon dhe kryeqyteti Praga. Këto njësi administrative ndahen më tej në 77 njësi të nivelit të komunave.
Sipërfaqja e përgjithshme e Çekisë është 78.886 km2, dhe popullsia 10.693.939 banore shtrihet rreth koordinatave gjeografike 49 45 V, 15 30 L. vendi i 81 në botë për popullsi…
Sllovakia – Republika Sllovake
Sllovakia – zyrtarisht Republika Sllovake është republikë kontinentale në Evropën qendrore, me kryeqytet Bratislava. Kufizohet me Çekinë në veri, Poloninë në veri, Ukrainën në lindje, Hungarinë në jug si dhe në jug-perëndim Austrinë.
Sllovakia ka sistem politik të tipit parlamentar demokratik në qënder me premier. Presidenti i ka kompetencat kryesore. Që nga viti 2002 këto njësi kanë një lloj autonomie vetëqeverisëse. Sllovakia hyri në Bashkimin Europian 1 maj 2004 dhe në forcat NATO 29 Mars 2004.
Sllovakia ka 8 njësi administrative të nivelit të lartë të quajtura kraj të emërtuar në bazë të qyteteve qendrore. Që nga viti 2002 këto njësi kanë një lloj autonomie vetëqeverisëse ose njësi territoriale
Sipërfaqja e përgjithshme e Sllovakisë është 48.845 km2, dhe popullsia 5.459.642 banorë shtrihet rreth koordinatave gjeografike 48 40 V, 19 30 L dhe 48.800 km2 të kësaj sipërfaqeje janë tokë ndërsa 45 km2 ujë.
Vija kufitare e Sllovakisë është 1.524 km dhe nuk ka vijë bregdetare.
Perkatesia fetare e Republikes Sllovake është 60% e besimit Katolik, 10% Ateist dhe 8% Protestant. Kryeqyteti i Sllovakisë është Bratislava dhe popullsine e ka 5.614.743 banorë dhe vendi i 121 në botë për popullsi. Gjuhët kryesore të këtij vendi janë sllovakja dhe hungarezja. Monedha e Sllovakisë është 1 koruna = 100 stotins dhe Euro.
(pergaditur nga Wikipedia)