back to top
9.5 C
Tirana
E premte, 22 Nëntor, 2024

Pal Doçi (1922-2016) – Historiani pasionant dhe shkencëtari skrupolz – nga Nikollë Loka

Gazeta

Pal Doçi - Historiani mirditas
Pal Doçi – Historiani mirditas

Pal Doçi (1922-2016)

Historiani pasionant dhe shkencëtari skrupolz

nga Nikollë Loka

Gjashtë vjet më parë u përcoll për në banesën e fundit, Dr. Pal Doçi, një personalitet mirditas. Pal Doçi arriti të sfidonte kohën e tij, jetoi 94 vjet, dhe la pas vetes një trashëgimi me vlerë, studime historike dhe etnologjike që do t’i mbijetojnë kohës dhe do të shërbejnë si referenca për studiuesit e sotëm dhe të nesërm.
Historiografia shqiptare do ta ruajë kontributin shkencor të tij. Ai ishte historian i njohur në rrethet akademike shqiptare, studiuesi më i shquar i historisë së Mirditës dhe njëri ndër më të njohurit studiues të angazhuar me studime historike krahinore.
Pal Doçi do të kujtohet si historian mjaft kërkues, me kritere të larta shkencore ndaj vetes dhe të tjerëve. Për shkak të skrupulozitetit shkencor, ka marrë pjesë aktivisht në debatin shkencor, që mbetet ana tjetër e kontributit të tij me vlerë.
Dr. Pal Doçi ka botuar disa libra, ndër të cilët mund të përmendim:

-Ded Gjon Luli – Monografi, 1964, ribotuar në vitin 1972.
-Mehmet Shpendi – Monografi 1966
-Një nga të tetët – 1971,
-Hoxha Kadri Prishtina -1976, (Vepër që në vitin 1977 u hoq nga qarkullimi).
-Vetëqeverisja e Mirditës – 1996, (Vështrim etnografik e historik).
-Prend Doçi – Abati i Mirditës 1997.
-Fati i një dijetari – 1998
-Mirdita vatër e qëndresës antiosmane – 1999
-Gjurmë në vite 2000.
-Një jetë në shërbim të atdheut – 2001
-Kryengritja e vjetit 1912, në Vilajetin e Shkodrës – 2002
-Për Kanunin (vështrim kritik) – 2003.

Dr. Pali ishte polemist në shkencën historike dhe besnik i dokumenteve që shpesh rrëzonin mitet e thurura me rrëfime gojore që koha i kishte larguar nga e vërteta historike. Analitik, objektiv dhe i ftohtë, ai e vendosi me dokumente Mirditën reale në historinë tonë kombëtare me të gjitha kontributet e saj.
Dr. Pal Doçi punoi me pasionin e shkencëtarit deri në ditët e fundit të jetës dhe ka lënë shumë vepra në dorëshkrim, të cilat presin ditën e botimit.

Historiani Pal Doçi
Historiani Pal Doçi

Ndrec Tuci
E mbaj mend në vitin 1967 në kullën time duke marrë dorëshkrime për historinë e duke pyetur gjyshin tim dhe babën për ardhjen e Ded Gjon Lulit në Bisak në pranverën e vitit 1915. Pal Doçi erdhi edhe herë të tjera pasi kishim lidhje miqësie me ta. Të përshendes Prof. Nikoll Loka që punon për të nxjerrë historinë e Mirditës dhe më gjerë për ta vendosur në vendin ku i takon.

Bibë Kaza
I përndrituri Pal Doçi, pinjoll i një dere fisnikësh me breza, ishte një bibliotekë lëvizëse a enciklopedi e gjallë, me të cilin ishte privilegj të bisedoje, qoftë edhe gjatë kohës që pije një kafe! Studiues skrupuloz, një ithtar i paepur i së drejtës, i së vërtetës historike e shkencore…!
Falënderim Nikoll për këtë përkujtimore të shkurtër e përmbajtësore!
I ndritët shpirti i tij aq fisnik!

Stefan Doçi
Dr. Pal Doci intelektual, historian i pa cak, i dekoruar, “Nder i Mirditës” kujtohet e do të kujtohet nga kolegët e tij shkrimtar si Prof. Nikollë Loka, Pjetër Marku, Aleksandër Ndoj njeri i jashtëzakonshëm, shebasit e tijë etj. nji i burgosun politik i terrorizuar ekstremisht e barbarisht deri në Ballsh ku e priste Akil Ndue Doçi i përvuajtur në spaç, Ballsh etj. Nder për këta njerëz të mirë dhe ndere për ata që kujtojnë axhën e shokun tim Dr. Palin.

.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.