back to top
15.5 C
Tirana
E premte, 22 Nëntor, 2024

Teme Sejko – E vranë plot 5 herë! – nga Adriatik Riza Dosti

Gazeta

KundërAdmirali i Flotës Shqiptare Teme Sejko
KundërAdmirali i Flotës Shqiptare Teme Sejko

Teme Sejko – E vranë plot 5 herë!

nga Adriatik Riza Dosti

Eliminimi fizik i Kundër-Admiralit dhe Komandantit të Flotës Luftarake Detare Shqiptare, Teme Sejko – një nga krimet më barbare, me monstruoze, më sadiste e më makabre të regjimit komunist dhe diktaturës së kriminelit Enver Hoxha.
Në shenjë mirënjohje e respekti familjar si dhe në formë akuze të rëndë publike për gjithë çka ngjau me tragjedinë e tmerrëshme të familjes së Teme Sejkos, po postoj sot pa detaje të tepërta e pa historira që dihen e janë ripërsëritur disa herë, të vërteten e krimit makabër të 62 viteve më parë…
Teme Sejko ishte dhe mbetet njeri ndër bijtë fisnikë të Çamërisë… Ai kishte lindur në 25 gusht 1922, në Filat të krahinës së Konispolit, nga prindër atdhetare e familje patriotike e fisnike.
Qysh herët i bashkohet lëvizjes nacional-çlirimtare, madje është themeluesi i Çetës partizane Çamëria – duke besuar e luftuar në çlirimin e Shqipërisë prej okupatorit nazi-fashist, dhe për një Shqipëri të lirë e demokratike…
Në vitet ‘50 kryen Akademinë e famëshme ushtarake sovjetike Voroshillov, me rezultate të shkëlqyera…
Në 17 janar 1958, emërohet Kundër-Admiral dhe Komandant i Përgjithshëm i Flotës luftarake detare shqiptare…
Arrrestohet nga Sigurimi i Shtetit më 5 korrik 1960!
Akuza – si kryetar i një grupi puçist ushtarak në bashkëpunim me Flotën e 6 amerikane, me spiunazhin rus, italian, grek e jugosllav ke komplotuar për përmbysjen e pushtetit popullor dhe eliminimin fizik të Enver Hoxhës (spiun e bashkëpunëtor edhe i sovjetikëve. por edhe i amerikanëve… banalitet më të madh zor se gjen, sidomos për kohën në të cilën bëhet fjalë…)
E torturojnë egërsisht… ndërkohë që në të njejtën kohë me të janë arrestuar e akuzuar si pjesë e grupit komplotist: i vëllai i tij Taho Sejko, Tahir Demi dhe Liri Belishova…
Pushkatohet zyrtarisht së bashku me disa krerë të tjerë të lartë të ushtrisë shqiptare si T. Demi, A. Resuli e H. Mane – më 31 maj të 1961…
Veç kesaj… 2 vëllezër ia vranë, të birin Sokolin ja pushkatuan në fillim vitet ‘70 nën akuzen për terror e sabotim të pushtetit popullor… njëri vëlla Suloja dhe bashkëshortja Shpresa u vetëvranë… ndërsa djalin tjetër Rajmondin ja arrestuan dhe e dënuan me 10 vjet burg për agjitacion e propagandë… ndërkohë krejt familjen e farëefisin ja internuan…
Po çfarë e bën makabër e sadist vrasjen e pushkatimin “zyrtar” ndaj njerit prej krerëve më të lartë ushtarakë të ushtrisë shqiptare?
…Pikërisht fakti qe rrëfyer publikisht prej torturuesve, hetuesve, prokuroreve, ekzekutuesve dhe vrasësve të tij është i përbindshëm deri në extrem… I pa shembullt e tepër i rrallë edhe në historinë e regjimeve të tjera gjakatare komuniste, por edhe i diktaturave e diktatorëve kanibale… në mbarë botën!

Arben Shira - Pushkatimi
Arben Shira – Pushkatimi

Pasi e rrahëm me dy hunj të trashë për disa ore rresht… unë [Nevzat Haznedari] dhe Rexhep Kolli… vume re që Temja pothuajse ishte tashmë i vdekur komplet… ngado e në çdo pjesë të trupit të fryra e të përçudnuara i rridhte gjaku vu… ndaj dhe nuk e goditëm më… duke menduar se në mëngjesin e ditës që do pasonte do ta gjenin të vdekur në qeli…
Sipas vendimit të Gjykatës… të nesërmen kur çuditërisht ai kish gdhirë i gjallë… e morëm për ta pushkatuar…
E hipëm në Gaz… dhe e vumë në mes [tregon njeri nga ekzekutuesit e tij me mbiemrin Birçe]… ndërkohë që me ndihmën e kolegut tim me mbiemrin Gjondeda… i hodhëm një litar në qafë, duke e tërhequr litarin ai djathtas e unë majtas… derisa Temes ju var koka e na mbeti në dorë… duket se tashmë e kishim mbytur, pasi as merrte frymë e as jepte më asnjë shenjë jete… ndaj vetëm formalisht po e çonim për ta pushkatuar e hedhur në gropën që i kishim hapur një ditë më parë…
Përpara se ta hidhnim në gropë… erdhi Prokurori që sipas ligjit të atëhershëm e pas pushkatimit e qëlloi me pistoletë në kokë për t’u bindur plotësisht për vdekjen e ekzekutimin e tij, për të cilën i duhej edhe të firmoste zyrtarisht!
Unë… mora një kazëm që ishte aty pranë e që kishte shërbyer për hapjen e varrit të Temes, dhe e qëllova disa herë me të në kokë derisa ja prisha kafkën fare…!!!
Në fund fare… para se të iknim, na erdhi urdhëri nga Shefi i madh, Kadri Hazbiu… qe Temen dhe trupin e tij, – armikun e tmerrshëm të pushtetit popullor e të Enver Hoxhës, duhej ta asgjesonim komplet… e ta zhduknim pa nam e pa nishan…
Atëhere, e morëm një bidon plastik që kishte brenda acid… dhe e spërkatëm krejt trupin e tij të vdekur që tashme ndodhej në gropë… pra e dogjëm të tërin!!!
Janë këto rrëfimet sadiste e makabre të ekzekutorëve të Teme Sejkos, të cilat ndodhen në Dosjen e tij të ekzekutimit, pushkatimit dhe eliminimit fizik të Kundër/Admiralit dhe Komandantit të Flotës Luftarake Detare të Shqipërisë… ne 31 maj të vitit 1961…
Pra, e vranë 5 herë rresht!
Aq e përbindëshme ishte egërsia e tyre dhe aq çnjerëzor kanibalizmi i tyre…
Absolutisht një nga krimet më makabre e më barbare të regjimit komunist shqiptar të atyre viteve dhe një nga sadizmat më rrënqethëse të diktaturës dhe diktatorit që dirigjonte këto krime… për të cilat dikush sot duhet të përgjigjej… Them kështu se dy-tre prej ekzekutorëve të tij me sa di unë janë ende gjallë dhe kurrë gjatë këtyre viteve të kësaj lesh – demokracie., as u ka hyrë e as ka ndërmend t’u hyjë asnjë lloj Gjëmbi në këmbë…
Ndaj edhe jemi këtu ku jemi!!
A.R.D

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.