back to top
9.5 C
Tirana
E enjte, 14 Nëntor, 2024

Reportazh udhëtimesh, nëpër “Tokën e premtuar” nga Adnan Mehmeti… nga Emrije Krosi

Gazeta

Adnan Mehmeti
Adnan Mehmeti

Reportazh udhëtimesh,

nëpër “Tokën e premtuar” nga Adnan Mehmeti…

nga Emrije Krosi

Libri “Simfonia e udhëtimeve”, nga Adnan Mehmeti, është një libër udhëtimesh nëpër Tokën e Premtuar, ku jeton prej kaq vitesh. Atdheu i dytë, me nostalgji për “atdheun e tij” përshkruan jo vetëm resurset turistike, por bën edhe “ciceronin”, duke rrëfyer, për trashëgiminë e madhe etno-kulturore të Amerikës.
Vetë autori shkruan: “në udhëtim nuk ka rregulla. Është sikur je në një muze, ku dëgjon me vëmendje ciceronin dhe pastaj komentin e bën vetë. Me qindra herë jam ndodhur në këtë gjendje shpirtërore. Në këtë vrapim ditësh me sirena makinash, orare të përpikta avionësh, me valixhe që duan sadopak të sfidojnë stinët dhe viset. Është një udhëtim i gjatë, natyrisht, i pambaruar. Në të është Amerika dhe disa zona rreth saj. Është një përvojë jetësore që dua ta ndaj me lexuesit e mi”, që vërtetë ishte një “udhëtim” aq i bukur, saqë më befasoj. Lexuesi i huaj (jo vetëm shqiptar), çuditet me gjithë informacionin që vjen, nga njëri skaj në skajin tjetër të asaj toke të madhe dhe të lirë.
Aty rrinë pranë e pranë shtetet dhe qytetet si: Alabama, Luiziana, Missipi, Merilendi, Baltimorja, Torontoja, Detroiti, Virxhinia, Arizona, Kalifornia, Masaçuseti, Nevada etj. Përshkrimi për Las-Vegas-in, si një qytet që u ndërtua në mes të shkretëtirës, është mahnitës.
Në atë “udhëtim” nuk mungojnë edhe emrat e letërsisë së madhe amerikane.
a.poetët dhe shkrimtarët e mëdhenj amerikanë si: Henry Uadsuorth Longfellow, Emily  Dikinson, Edgar Allen Poe, Ralf Ualdo Emerson, Mark Tuen etj.,
b.emrat që kontribuan për kulturën dhe qëndresën amerikane si: Xhorxh Uashington, Martin Luter-King, Elvis Presli etj.,
c.emrat që i lanë një trashëgimi të madhe, politikës amerikane dhe botërore si:  Xhorxh Uashington, Bill Klinton, Xhorxh W. Bush etj.,
d.emrat e universiteteve ku i dhanë botës emra të mëdhenj të Çmimit “Nobel”:  “Universiteti i famshëm Yale, në vendin e tretë… pesë presidentët e SHBA-së dhe pesëdhjetë e një laureatë të çmimit Nobel kanë qenë të lidhur me Universitetin si studentë apo akademikë të këtij universiteti, me bibliotekën e famshme, e cila ka në gjirin e saj 12.5 milionë vëllime, duke u renditur në vendin e dytë si institucion akademik në botë” etj.

Adnan Mehmeti - Simfonia e Udhëtimeve
Adnan Mehmeti – Simfonia e Udhëtimeve

Autori nuk “huazon” thënie, por ai rivajëzon me një përshkrim plot hollësi edhe për shtëpinë e Dikinsonit apo për bibliotekën e Klintonit. Normalisht nuk mund të mungonte Kapitol Hill-i “thembra e Akilit” të demokracisë botërore. Mrekullia, që mbështillet me ujë, mes Kanadasë dhe Amerikës, ujëvara më magjepëse në tokë, Niagara, horizontalisht buron nga Toka dhe vertikalisht stërpik Qiellin, duke ngjizur jetën, se uji jep jetë dhe energji natyrës. Ishujt e bukur të Atllantikut, parajsat në tokë, aty ku autori festoj përvjetorin e martesës: ishulli i veçantë Pinel. Në këtë ishull festova një gjysmëshekull të jetës sime. Këtë ishull do ta mbaj si vazhdimësi në ekuilibrin e gjysmëshekullit tjetër…
Në parathënien shumëfaqëshe (nga faqja 6-22), të kritikes dhe studiueses Dr. Yllka Filipi, ka një ndijesi dhe finesë, por edhe si njohëse e mirë e kulturës dhe historisë së Amerikës, përgëzon për këtë “ditar udhëtimi” nga një emigrant, sidomos shqiptar, ku dhe vetë lexuesit amerikan do të habiteshin për “injorancën” e tyre, të mungesës së kulturës të mosnjohjes së historisë së atdheut të tyre biologjik. Por, në gjithë atë pasqyrë vendesh, si mund të harrohet Bostoni, djepi dhe shpirti i atdhetarizmit dhe shqiptarizmit, Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikane, me të përndershmit, Nolin dhe Konicën, përmes vargjeve: “me Nolin në Boston”: Me sytë e mi e pashë Nolin./ U ngjita shkallëve të Katedrales së Shën Gjergjit/ Kam festë sot, – tha./ Vijnë nga larg, shkrimtarët./

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.