Kur, Pse dhe Si u formua teoria pellazgjike
mbi gjenezën e Gjuhës Shqipe?
nga Genci Hoti
Kritika mbi një teori që mbizotëron sot në Shoqërinë Shqiptare
pa ja kuptuar pasojën dhe çfarë fshihet pas saj
Ky artikull lindi si rezultat i “përleshjeve” në FB, ku miku i mikut tim, me emrin Kristi Popa, në një debat që pati me mua mbi këtë temë me sygjeroi se: “Ju uroj reflektim prej të urtish”; që unë e përktheva si një dëshirë për ta zbërthyer këtë problem sa më plotësisht, pasi në Ëikipedia këto probleme nuk janë të argumentuara as faktikisht dhe as metodikisht, por merren të “saktësuara” sipas disa formulave të konsideruara si ligje të Natyrës.
Mund te konsiderohet si e vetmja teori ku shqiptarët nuk ja kanë haberin se çfarë është subjekti Pellazg, por edhe si është formuar historikisht dhe praktikisht Gjuha Shqipe. Në këtë rast shqiptarët e epokës moderne i ngatërrojnë idetë qëllimore të Spiro Kondës me idetë manipulatore të Dhimitri Pilikës, me idete spekulluese të Nermin Vlora Falaskit, me idetë idealiste te Petro Zhejit dhe nxjerrin një konglomerat idesh që nuk ngjasojnë me asnjerën nga idetë e personazheve të lartpërmendura. Për ta thënë tamam këtë punë, për shqiptarët problemi sipas titullit përmban dy elemente krejtësisht të panjohura për ta; dhe e gjitha kjo për dy arësye shumë të thjeshta: Së pari nga tendenca e arsimit të detyrueshëm, i cila që në klasë të parë nuk u mëson shqiptarëve se kush është Babai i alfabetit latin që përdoret në Gjuhën Shqipe dhe, akoma më keq, nuk u mëson shqiptarëve se kush janë Autorët e alfabetëve në të gjithë Globin në këto 5000 vitet e fundit të jetës në Tokë, probleme të cilat janë absolutisht të saktësuar qoftë si fakt historik e qoftë si personazhe reale. Të paktën në Abetaren më të fundit të botuar në Shqipëri dhe Kosovë, Tiranë-Prishtinë 2022, me autorë Mimoza Gjokutaj (Ҫano), Naser Zabeli, Saranda Kumnova (Pozhegu), Tereza Babasuli (Basho), të dy këto pika nuk ceken në asnjë përmasë.
Dhe është shkaku më kryesor që të detyron t’i hysh studimit se si formohet Gjuha Shqipe në planin historik real, por edhe në planin teorik, të cilat, për rastin shqiptar nuk përputhen kërkund midis tyre. Së dyti, as shqiptarët e sotëm dhe as mësuesit e tyre, nuk lexojnë Babain e etimologjisë të Gjuhës Shqipe, Profesor Eqrem Ҫabej-n dhe bashkëshoqëruesit e formimit shkencor të kësaj disiplinë në shkencave shoqërore shqiptare, Klerikët Katolikë Shqiptarë të kësaj fushe, dhe veprat e tjera të Tij që i zbërthejnë mjaft qartë këto probleme në të gjitha përmasat e tyre, edhe pse fallsifikatorët komunistë dhe antishqiptarë të Historisë së Gjuhës Shqipe ja u kane grabitur Klerikëve Katolikë Shqiptarë veprat e tyre fondamentale. E keqja më e madhe është se edhe ata që i kanë lexuar veprat e Eqrem Ҫabej-t nuk kanë transmetuar dot se çfarë kanë nënkuptuar nga më i madhi gjuhëtar shqiptar që ka pasur fatin e keq të jetojë në epokën komuniste shqiptare dhe në mes të shqiptarëve të indoktrinuar deri në palcë.
Nuk ka mjaftuar vetëm kjo padije për t’ju imponuar shqiptarëve në mënyrë tërësore, por prej shumë e shumë kohësh (saktësisht pas 1959) në Shqipëri qarkullon teoria pellazgjike e prejardhjes së Gjuhës Shqipe, e cila i kundërvihet praktikës Historike të formimit të Gjuhës Shqipe dhe autorëve të mendimit letrar shqiptar ndër shekuj, Klerikëve Katolikë Shqiptarë.
Në Shqipërinë komuniste pas 1945, u mohuan Rilindasit e vërtetë të Shoqërisë Shqiptare dhe u shpikën rilindasit e rremë, që “çuditërisht” janë të lidhur me teorinë pellazgjike të formimit të Gjuhës Shqipe. Ky është shkaku i dytë që të detyron t’i hysh studimit se si formohet Gjuha Shqipe në planin historik real, por edhe në planin teorik.
Në këtë mënyrë domosdoshmërisht kemi arritur në pikën që duhet zbuluar se:
1-Kur dhe Pse u formua teoria pellazgjike mbi gjenezën e Gjuhës Shqipe në Botë?
2-Pse u përkrah teoria pellazgjike mbi gjenezën e Gjuhës Shqipe në Shqipëri?
3-Si u riformua teoria pellazgjike mbi gjenezën e Gjuhës Shqipe në Shqipëri pas 1945; çfarë roli ka luajtur Enver Hoxha në këtë proces (foto)?
4-Çfarë na sygjeron Emërmadhi i Gjuhës Shqipe dhe Babai i etimologjisë shqiptare, Eqrem Ҫabej, mbi këtë temë (foto)?
Natyrisht, të katër këto probleme dihen mirëfilli nga fallsifikatorët e Historisë të Kombit Shqiptar dhe autoret e këtij fallsifikimi janë bashkëkombasit tanë që kanë bashkëjetuar dhe bashkëjetojnë në mes nesh, por, të cilët, mundohen me të gjitha mënyrat të fshehin sa më gjatë katrahurën që kanë shpikur e stërshpikur prej 84 vjetësh. Në këtë mënyrë u formua trinomi baballarë-fëmijë-nipa që e kanë sajuar dhe e mbrojnë këtë paçavure të quajtur teoria e prejardhjes pellazgjike të gjenezës së Gjuhës Shqipe, por që pas 1992, formuan Shkollën e të Marrëve të Madhështisë Shqiptare që lulëzon në sajë të përfshirjes të produktit intelektual të shkollës komuniste.
Analiza studimore e të tre elementeve titullmbajtës na e tregon mjaft qartë mashtrimin e përdorur, por dhe arsyen përse dhe si u formua kjo teori. Në fund të fundit shtrohet një pyetje: çfarë përfitimi ka shoqëria shqiptare nga kjo teori, pavarësisht saktësisë? Kjo është arësyeja e tretë përse duhet zbuluar mënyra se si formohet Gjuha Shqipe në planin historik real, por edhe në planin teorik.
Atëhere për të zgjidhur këtë problem sa më plotësisht marrim me rradhë:
1-Kur dhe Pse u formua teoria pellazgjike mbi gjenezën e Gjuhës Shqipe në Botë?
Koha e lindjes së kësaj teorie është e lidhur rigorozisht më pas-kohën e formimit të gjuhës shqipe. Artikulli i mëparshëm, 156 – Nga rrjedh Gjuha Shqipe (në sitin ëëë.genckhoti.com), na tregoi kohën se kur është formuar Gjuha Shqipe (1702) dhe nga kush përbëhet ajo (Gegërisht [8656 fjalë] + Epirotisht [2544 fjalë] = Shqip [11.200 fjalë]). Për çudinë e shqiptarëve, të sapofutur në Histori, bash në atë kohë filloi dhe teorizimi mbi gjenezën e gjuhës e tyre edhe pse mendimi letrar para-shqiptar kishte rreth 150 vjet më herët që lulëzonte. Të paktën këtë material na e jep një botim i kahërshëm këtu në Shqipëri. është një përmbledhje autorësh gjermane me famë botërore të botuara më 1990 mbi problemin shqiptar me titull: Autoktonia e Shqiptarëve, të përkthyer nga Nelson R. Ҫabej, ku veçova tre autorë (në këtë rast nuk marrim parasysh mundësinë e pasaktësive [hipotezë] që mund të shoqërojnë përkthimin për efekt të paaftësisë sime për të gjetur origjinalin). Ekzistojnë të botuara në Shqipëri edhe veprat e autorëve që mora në konsideratë, të cilat përputhen me materialin që do të shohim në vazhdim, psh vepra “Studime Shqiptare” me autor Johan Georg von Hahn, Tiranë pa vit botimi (2007), me numer ISBN 978-999-43-98256.
Por pas 1992, në Shqipëri plasën botimet mbi pellazgologjinë me përmasa determinuese në raport me punimet e gjuhëtarëve shqiptarë, por që populli ynë nuk i njeh në asnjë përmasë, këta të fundit, për efekt të politikës komuniste, që do t’i shihim në kapitullin mbi mënyrën se si u riformua teoria pellazgjike mbi gjenezën e Gjuhës Shqipe.
Kishte ardhur koha, pas 1991-shit, që shqiptarët e formuar nga epoka komuniste të deklaronin gjithë madhështi të rreme: jemi iliro-pellazgë! pa e ditur që një pakicë tepër e vogël prej tyre, në masën rreth 10% (shifer krejtesisht e hamendësuar, pasi mund të jetë shumë më pak), kishin lidhje me ilirët në mënyrë të tërthortë, e sa për pellazgët duhet të kalonin ylberin për të ndryshuar gjenezen biologjike të tyre.
Ajo që anashkalohet në teorizimet mbi gjenezën e shqipes nga pellazgjishtja është përmasa e politikës e ndërfutur urdhërueshëm në këtë teorizim. Fallsifikatorët e Historisë këtu në Shqipëri ose nuk e dinë realisht këtë problem, ose bëjnë sikur nuk e dijnë.
Jam i bindur që filizat e rinj nuk kanë se si ta dine, por ata që janë të rrahur me vaj e uthell në këtë fushë e dinë mirëfilli dhe unë do t’ja u rikujtoj se kush i ka urdhëruar ta bëjnë këtë punë!
1-…………………
2-……………………..
3-……………………..
4-……………………..
Konkluzione…
Për më tepër lexoni tek genckhoti.com art. 157- Kur, Pse dhe si u formua teoria pellazgjike e prejardhjes së Gjuhes Shqipe. Eshte një studim prej afro 250 faqesh a4 (publikohen vetem 100 prej tyre) dhe 150 fotosh librash dhe dokumentash që hedhin dritë mbi fallsifikimin rrënjësor të Historisë së Gjuhës Shqipe, prej të paktën 200 vjetesh, por dhe me çfarë janë ushqyer shqiptarët teorikisht pas 1991-shit (janë rreth 400 libra të kësaj fushe që janë zbërthyer për t’ju përgjigjur dilemave të ngritura më sipër). Midis tyre janë dhe 25 vepra të Eqrem Ҫabej-t (foto), ku njëra prej tyre, Studime gjuhesore, III, Prishtinë, 1976. Hyrje në Historinë e gjuhes shqipe, i paraprine të çmendurve të Botës Shqiptare dhe teorizimeve thellësisht antishqiptare të Spiro Kondës, Dhimitri Pilikës, Petro Zhejit dhe pasuesve të tyre delirante.
Lefter Ballabani
1702 vit i krijimit gjuhës shqipe?!
Për shqipen e sotme bëhet fjalë besoj. Po para këtij viti ç’gjuhë flitej në këto troje?! A nuk është kjo gjuhë vazhdim i të njëjtës gjuhë, por më e përpunuar? Ja për këto kam paqartësi Genc.
Më ftillo shkurt! Të përshëndes!
Genci Hoti – Lefter Ballabani
Për të kuptuar se si është formuar gjuha shqipe duhen kuptuar më përpara dy probleme historike:
1.Roli i Institucioneve Fetare në këtë proces; dhe 2.Mënyra e formimit të helenishtes.
Për t’i rënë shkurt pikës së parë po konkludoj se Priftërinjtë Politeiste janë autorët e alfabeteve në Heladën e Lashtë dhe në Romën Konsullore, dmth gjuha helene dhe gjuha latine fillimisht kanë pasur si promotore Priftin Poiliteist. Ndërsa Priftin e Krishterë e ka pasur si promotor gjuha sllave, pasi Cirili dhe Metodi janë që të dy Priftërinj të Krishterë dhe autorët e alfabetit cirilik që përdor sot gjuha sllave. Shkaku i lindjes së gjuhës se shkruar duhet kerkuar tek kodifikimi i ideve juridike që vendosen kur formohet shteti. Ndërsa pika e dytë është e lidhur me praktiken se si u formua helenishtja e shkruar. Kemi këto fakte reale që i njeh Historia Statistikore: Në shek. e 9 Para Kri. në Spartën e Lashtë ka ekzistuar si sundimtar, kryeprift politeist dhe ligjvënës Likurgu, por ato ligje nuk janë të shkruara. Për hërë të parë ligjet e shkruara i përkasin Solonit (shek. VI-V Para Kri.), ligjvënësit, Kryepriftit Politeist dhe sundimtarit më të parë të Athinës shtetërore (qytet-shtet). Midis Likurgut dhe Solonit (shek. VII Para Kri.) gjendet dokumenti më i parë i gjuhës helene i gdhendur në gur, Stela e Lemnos. Dmth edhe nëqoftëse do të gjendet ndonjëherë ndonjë dokument më i hershëm i gjuhës helene ai do të gjendet se s’bën pas Ligurgut (shek. 9 Para Kri.) dhe Stelës së Lemnos (shek. VII Para Kri.). Këto raporte kohore dhe autorësia e alfabeteve të gjuhës së shkruar janë ligje të zhvillimit social në Tokë dhe nuk mund të ketë përjashtime. Kjo e fundit ekziston vetëm atëhere kur mbi një popull të pazhvilluar ndikojnë forca sociale më të zhvilluara, siç është rasti i popullatës shqipfolëse. Për të kuptuar përse gjuha që flasin shqiptarët e ka shtratin historik tepër-tepër të vjetër (karakteri monosilabik i saj), por fjalët që ndërtojnë gjuhën shqipe janë të huazuara nga gjuhët e popujve që janë relatuar historikisht me ta duhet zbërthyer raporti kohor i formimit të saj. Në këtë rast nuk merret për bazë uniteti i rrokjeve me gjuhën, por koha e përdorimit të fjalëve. Psh termi Bukuresht nuk rrjedh nga shqipja bukur – është, sepse termi Bukuresht është i shek. të 7 Pas Kri., ndërsa fjalët Bukur dhe është në gjuhëën shqipe janë të shek. XVI dhe XIV (është vjen nga fjala indoevropiane jam).
Dashamir Dini
Serioziteti i trajtimit të “hipotezës pellazge”, të trajtuar si tezë shkencore e padiskutueshme, veçanërisht në fb, nga ana juaj, më pëlqen dhe është krejt e saktë. Vlerësoj edhe kurajon për ta hedhur këtë “dorashkë” përballë populizmit “patriotik” fejsbukjan, ku mund të etiketohesh masivisht, si antikombëtar.