back to top
7.5 C
Tirana
E enjte, 21 Nëntor, 2024

Leonard Pervizi – Ekspozitë në Paris 2023 – Exposition 14-19 shkurt 2023

Gazeta

Leonard Pervizi - Venus (24.700 euro)
Leonard Pervizi – Venus (24.700 euro)

Kam patur fatin që krijimtarinë artistike të Leonard Pervizit (1965) ta ndjek qysh në hapat e fillesës së tij. Si bir i një artisti shumplanësh si Lekë Pervizi (1929), atij qysh në dëshmitë ma të para të artit iu desh të përballej me përjashtimin. Pikërisht kjo frymë përjashtimi dhe lufte klasash që është bërë dhe bëhet sistematikisht në realitetin shqiptar, shërbeu si nxitje qysh herët që Përvizi ta krijonte artin e vet, qysh në kohën e realizmit socialist, pa e bërë kurrsesi pjesë e asaj çorbe heroike fallse!
Në vitin 1991, kur portat e një lirie të rrejshme u shpërthyen edhe për shqiptarët, (thjesht liri për të ikur), Leonard Pervizi largohet ndër të parët dhe nis studimet në Akademinë Mbretërore të Arteve, në Bruksel. Prej asaj kohe arti i tij ka një trajektore ngjitëse të admirueshme, dhe simbas konceptit tim mbi pikturën, Leonard Pervizi mund të konsiderohet ndër piktorët më të rëndësishëm që ka mundur të nxjerrë Shqipëria e pasviteve ’90, e duke gjetur kurajo nga kjo njohje e artit, ta vendos atë në të njëjtën shkallë me piktorët e mëdhenj shqiptarë si: Lin Delija, Ibrahim Kodra, Gjelosh Gjoka e ndonjë tjetër.
Para pak ditësh ai pati një tjetër ekspozim të artit të vet në Paris, (e nënta herë që ekspozon në Paris) i cili konsiderohet si një nga qendrat më të mëdha të Artit, (ndoshta më i madhi) ku e kanë vulosur artin e tyre shumë prej piktorëve më të mëdhenj që njeh Bota… Fakti, që prej vitesh Leonard Pervizi i ka të hapura portat e Kryqendrës së Artit dhe vlera e pikturave të tij në merkaton e artit njeh vetëm ngjitje, bëhen një garanci e padiskutueshme se Leonard Pervizi i përket plejadës së piktorëve të mëdhenj shqiptarë…
jozef radi, 24 shkurt 2023

Leonard Pervizi – Ekspozitë në Paris 2023

Exposition 14-19 shkurt 2023

Openning: 14 fev. 2023 exposition 14-19 fév. 2023
Art Capital – Grand Palais Ephemere
Champs de Mars 75007 Paris – France

Adresse atelier et Visite libre sur rendez-vous.
Leonard Pervizi – Rue de la Victoire, 18 Bruxelles 1060 Belgique.
Mobile: ++32472653589
leopervizi@yahoo.com

Leonard Pervizi - Paris
Leonard Pervizi – Paris

Leonard Pervizi
“…in een heel eigen stijl…” “…në një stil shumë të veçantë…”
Presse Artistique Flamande – Shtypi i Artit Flamand

Belge 1966. Vit et travaille Bruxelles.
Formation de l’Académie Royale des Beaux – Arts de Bruxelles.
Jeton dhe punon në Bruksel. Shkollimi në Akademinë Mbretërore të Arteve të Bukura në Bruksel.

L’Echo – 16 mars 1996:
“...Emri i Pervizit, kur artisti vazhdon rrugëtimin e tij në zymtësinë e së sotmes,
mund të jetë një tregues i së ardhmes!” Stephane Rey.

Leonard Pervizi - 22.800 euro
Leonard Pervizi – 22.800 euro

Ekspozitat e Realizuara

Belgjikë:
-Muzeu i Schone Kunsten, Europaprijs, Oostende.
ART hapur Kunst Bruksel 2017, 2018, 2019, 2020, 2021, 2022…
-Space Art Gallery, Bruksel.
-GALERIA D&Art, Gent.
-K-Galeria Sablon, Bruksel.
-Galeria e Arteve Christiane Cloots, Bruksel… Galeria e Arteve Elian Lisart, Bruksel-Charleroi.
Parcours d’Artistes, Bruksel. Top Expo, Waregem.
-Talent – expressions de la creation Belge, Tour & Taxis, Bruxelles. Croix Rouge de Belgique, Liege.
-Galeria e Arteve Michel, Bruksel. Galeria e Arteve Artkhibios, Mons.
-Galeria e Arteve Fort, Tournai. Qendra e Mbretëreshës Astrid, La Hulpe.
-Fondacioni Isi Colin, Bruksel. Qendra Kulturore, Grimbergen.
-Galeria e Arteve Cobra Bruksel…Espace d’Art Champs Elysees, Bruksel.
-Prix Rancy, La Louviere… Kunstgalerij Zanchi, Aalst. 5 – Ditët Art, Groendal.
-Hommage a l’Europe, Profondeville… Palmares Renaissance, Bruxelles, Liege, Estampuis.
-Galerie d’ Art La Regence, Braine l’Alleud… Maison Stepman, Bruxelles.
-Salon de Mai – P. P. Hamesse, Bruxelles. Prix Louis Schmidt, Bruxelles… etc

Leonard Pervizi  - Paris 2023
Leonard Pervizi – Paris 2023

Francë:
-Grand Palais Ephemere 2022, Paris, Kryeqyteti i Artit, S.D.A.I 2011, 2012, 2013, 2015, 2018, 2020, 2022, 2023…
-Salloni i Artistëve të Pavarur, Paris, 1996.
-Bienalja e Maltës, Metz…
-Grignan Provence, BA lamaisondumoulin

Itali:
-Galeria e Arteve Forni, Bolonja.
-Palazzo Comunale, Assisi.

Leonard Pervizi - Fletvolanti i Ekspozites ne Paris
Leonard Pervizi – Fletvolanti i Ekspozites ne Paris

Rusi:
-Qershor 2015, Shën Petersburg
-Pallati i Kongresit, ekspozitë Franko-Ruse. Salloni i vjeshtës, Grand Palais, Paris
-http://www.lecourrierderussie.com/international/2013/04/europe-quitte-monde/

SHBA:
-Maria Art Studio, New York.
-Kenned & Tereza Art Dealers – Collectors, New York.
-David Contemporary Art, New York.

Gjermani:
-Galeria Leuchter & Peltzer, Dusseldorf.

Shtypi për veprën e Leonard Pervizit
Shtypi për veprën e Leonard Pervizit

Related Images:

More articles

1 Koment

  1. Gjergj Jozef Kola – Lajmi i bukurmire i 2023 –
    Nga data 14-19 shkurt hapet ne Paris ekspozita e nji nga mjeshtrave te pakte te vertete te piktures shqiptare:
    Leonardo Pervizi – Figlio D’Arte!
    Lum ju që jetoni në Paris e keni fatin e mirë me shku me pa nji stil origjinal…
    Urime Leonardo!

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.