back to top
4.5 C
Tirana
E hënë, 25 Nëntor, 2024

Sevasti Qiriazi (24 shkurt 1871-30 gusht 1949) – në rrëfimin e Kristo Dakos – Përktheu Leka Ndoja

Gazeta

Sevasti Dako - Qiriazi (24 shkurt 1871-30 gusht 1949)
Sevasti Dako – Qiriazi (24 shkurt 1871-30 gusht 1949)

Sevasti Qiriazi (24 shkurt 1871-30 gusht 1949)

në rrëfimin e Kristo Dakos – Përktheu Leka Ndoja

Nga libri “Shqipëria çelësi kryesor i Lindjes së Afërme”

Z. Gjerasim Qiriaz vdiq dy vjet pas themelimit të shkollës dhe kështu e gjithë barra e institucionit ra mbi shpatullat e së motrës. Farishtja kish hedhur rrënjë në një tokë të mirë; por për zhvillimin e saj kërkoheshin para. Vetëm besimi e mbante. Punonte shumë, dhe kurrë nuk hiqte dorë së shpresuari. Shkollës i erdhën në ndihmë miqtë e saj dhe vëllai tjetër (Gjergj Qiriazi); por a mund të mbahej një shkollë kaq premtuese që rritej përditë me 200 dollarë? Ajo u mbush me hidhërim. Shkroi letra për të kërkuar ndihmë për shkollën e vetme shqiptare; por të gjitha lutjet binin në veshë të shurdhët. Në një qiell të errët me re, megjithatë, kishte një regëtimë drite për të ushqyer shpresën e saj. Ndihmat financiare arritën; vërtet të vogla, sa për ta ndihmuar që ta mbante gjallë këtë punë të vështirë. Bordi i Grave të Misioneve të Brendëshme u interesua dhe vendosi ta lehtësonte me mbështetjen që dha.
Për shumë vjet mbështetësit kryesorë të shkollës ishin Bible Aid Society (Shoqëria biblike e ndihmës), Sunday School Children of Bebek (Shkolla e së dielës për fëmijtë e Bebekut), dhe Womens Board of Missions of the Interior (Bordi i Grave të Misoneve të Brendëshme). Kombi shqiptar u detyrohet me një peng mirënjohje të gjithë përkrahësve të tyre financiarë dhe moralë.
Znj. Dako hasi në një vështirësi tjetër të madhe për shkak të mungesës së teksteve mësimorë. Vetëm mësuesit e dinë mundimin që kërkon mësimdhënia; por sa e vështirë duhej të qe, kur duhej të përgatiteshin tekstet, të kopjoheshin me hektograf, dhe të përgatiteshin për në klasë. Fillimisht kishin shumë pak libra, një abetare dhe disa lexues. I duhej të punonte shumë; mjaft shpesh netët i bënte ditë; por lumturohej për gjithçka që përsosej dhe krenohej me programin e saj shkollor kur plotësohej dhe përmirësohej. Të gjithë tekstet punoheshin jashtë nga një mjedis mësuesish.
Një fjalë e veçantë falenderimi duhet thënë në emër të Shkollës Qiriaz për znj. Fanka Eftimiu, që për njëzetë vjet rresht punoi me besnikëri dhe ndihmoi në përgatitjen e kopjeve për studentët.

Marrë nga Muri i FB Vrethee Lnika, 25 shkurt 2023

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.