back to top
9.5 C
Tirana
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Dy fjalë për Gegnishten & dy urime për librin ‘Dritëhijet e Skenës dhe Ekranit’ të Miho Gjinit – nga Hortensia Haxhiademi

Gazeta

Hortensia Haxhiademi
Hortensia Haxhiademi

Dy fjalë për Gegnishten & dy urime për librin

‘Dritëhijet e Skenës dhe Ekranit’ të Miho Gjinit

nga Hortensia Haxhiademi

Në pamundësi të shkruaj në faqen tuaj, dua t’ju përcjell së pari urimet më të mira per botimin e fundit!
Dikush, një mik i përbashkët besoj, ma nisi pjesën e librit për Haxhiademin dhe e lexova me shumë ëndje. Jo vetëm si një portret & përkujtimore mjaft e vlerë për Tragjikun tonë, por gjithashtu shkruar nga dikush që e ka kërkuar e gjetur dramaturgun. Me referenca, përkushtim e finesë.
Nga dikush që e jeton botën e skenës & penës e atdheun e vet me kujdesin & përkushtimin e shkrimtarit të cilin po rrëfen. Mua, që i njoh Haxhiademit çdo hap e dramë e presje, më ngroh zemrën e buzëqesh.
Jam një lexuese e njohëse e veprës së tij.
Po kam dëshirë t’ju nis botimin e fundit (2020-2021~ Botimet Poeteka) të veprës së Haxhiademit. Nëse i keni për fat ato librat e parë të viteve ‘30-të, ajo do më gëzonte edhe më shumë. Ato mbeten gjithnjë stoli pa të dytë, sepse u botuan nga autori vetë, dhe jetuan një Akt të Plotë si vepra: libër, skenë, critique – ndaj ato edhe unë do i dua përherë.

Et'hem Haxhiademi - Vepra poetike - Lyra 1939
Et’hem Haxhiademi –
Vepra poetike – Lyra 1939

***
Dy nënvizime të vockla nëse libri nuk është botuar:
– përkrah revistave “Djalëria” “Minerva” “Kopshti Letrar”, citoni në libër edhe revistën Lyra. Një pasaktësi e vockël. Nuk ka pasur revistë Lyra. Përmbledhja Poetike (përfunduar në Elbasan në 14 Mars ‘37, Botuar Tiranë në 1939, Prishtinë 2000, Tiranë 2020) e Haxhiademit titullohet “Lyra”.
-(Emini, i cili mban emrin e të gjyshit shkoi që në 1999… Ky nuk është gabim juaji aspak. Mbaj mend media që shkroi për shfaqen e Pirros 3 vite të shkuara e citoi emrin gabim, mbase sepse ishte ai qe merrej me veprën e të atit në vitet ‘90 në bashkëpunim me Shtëpinë Botuese Onufri. E po të ishte gjallë vepra do ishte ribotuar prej kohe. Po im Atë ka mbi 20 vjet që ka shkuar.)
I shënova këto dy nënvizime të vockla sepse shkrimi shënon një portret të plotë, dhe besoj libri nga është shkëputur është një pasqyrë e po aq e studiuar e artit skenik; mbase në një ribotim të ardhshëm këto mund të ndreqen. Veçanërisht Lyra që lidhet drejt me veprën.
Edhe njëherë përgëzime e urimet më të bukura.
Udhëtoftë mbarë libri juaj!

Etëhem Haxhiademi - Vepra e Plotë
Etëhem Haxhiademi – Vepra e Plotë

***
Sa për përshtatjen e veprës në standart do dëshiroja të ndanim të njejtin mendim, sepse ju e ka gjasa lexuesit tuaj kanë lidhje më të afërt me artin skenik. Kam shkruar diku në faqen e Haxhiademit me bindje të plotë – paçka kur një trupë merr përsipër një vepër. Në vitet 90-të, Sot, 100 vite nga sot – trupa duhet të vendosë në skenë atë, veprën. Ose ta quajë diçka tjetër. Kam shkruar që gegnishtja është gjuha e elementi kyç & i pandarë i vargut e tingullit Haxhiademian. I krejt veprës së tij.
Kjo temë në fakt, sikurse do e shpjegoj pak më poshtë, shkon përtej Haxhiademit. Por sidomos vargun e tij dramatik, nuk ka asnjë mundësi ta këndosh a luash ndryshe. Pjesa nuk është një reportazh a lajm qe thjesht përcjell mesazhin të lejojë për liri të tilla. Është dramë. Është mbi të gjitha në vargje. Me rrokjet, ritmin e muzikalitetin e vet.
Fakti që vepra është në një varg komplex e ritëm & rimë në Gegnishten e Elbasanit – I ndalon vetë vepra gjithë dashamirët e dramës e Haxhiademit si z. Çerma etj ta kthejnë në standart…!!
E mua më pëlqen ky fakt:). Një vepër që nuk mund të përkthehet. Sepse tingulli e këmbët e rrokjet e ritmi ka po aq rëndësi sa mesazhi. Një simbiozë qē po e preke jo vetëm nuk e luajte po as nuk e njeh dramaturgun poet.
Nuk përkthehet. Ku ka më bukur!
Regjisori Lluri e trupa e Gjirokastrës vunë në skenë Pirron e Parë pas Pirros së skenës së 30-në nderim të Dramës e të Parit & të Vetmit Tragjedian Shqiptar! Inisiativa Pioniere e trupës & duke patur parasysh Trevën e trupës që e luajti, unë nuk kam po veç: Urime & Përgëzime për punën e tyre!
Nga ana tjetër, ta përshtatësh Haxhiademin në Skampa, në Qytetin e vet – jashtë Gegnishtes së vet, është akti më aktiv të Tjetërsosh një Vepër të Tërë. Po aq vorfën njëkohe: të Shpërfillësh një Dialekt të Tërë të Gjysmës së Trevave Tona. Nuk e di, cili akt dëmton më qëllimisht identitetin e krenarinë e secilës. Guximi ndaj të dyjave i tejçuar!:)
Drejtimi & Recitimi i veprës si është shkruar, është pjesë e rëndësishme e punës së një autori (regjisori & aktorëve) besoj. Krenari e një pune të kryer saktë. Vepra gjithnji humb diçka të vetvetes në përkthim, kur përkthimi nga një gjuhë e huaj në tjetër është i pashmangshëm. Pse duhet qëllimisht të përkthejmë në Skampa nga Shqip në Shqip?!
Elbasanishtja asht e amël, e butë, e kuptueshme. Dhuruese.
Sidomos në trevën ku flitet ai dialekt, është pjesë e jetës… Që më ve mua në mendime… pse duhet shpërfillur me guximin e 72-it?! A kemi mbrritë pa kthim në nderimin e një kënge të adoptuar me diktat?! sa nuk mundemi të këndojmë tjetër?! Sa duhet të përshtatim edhe tjetërsojmë varg & rimë e vepra? “Mund ta luash një vepër dramatike – kam shkruar diku, – e jo të luash me të!!”.
…Gegnishtja e amël e Elbasanit!
Gjuhë që vetë autori i veprës, njohësi i shtatë gjuhëve të huaja, dhe i gegnishtes e tosknishtes bashkë, e zgjodhi si Melody of choice…
03.18.2023

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.