back to top
13.5 C
Tirana
E mërkurë, 18 Dhjetor, 2024

S’mund të qaj më… – nga Petraq Kolevica

Gazeta

Lasgush Poradeci & Petraq Kolevica, më 1960
Lasgush Poradeci & Petraq Kolevica, më 1960

S’mund të qaj më…

nga Petraq Kolevica

Ishim bashkē me Lasgushin në shtëpi të Dhimitër Paskos, pasi u kthyem nga varrimi i tij.
Rrinim dhe s’na rrihej.
Kur Lasgushi u ngrit të shkonte, e shoqërova.
Më kujtohet fare mirë dhe s’do ta harroj kurrë.
Po shkonim përpara Pallatit të Kulturēs. Unë isha ende i përlotur. Lasgushi ndaloi, m’i nguli ata sytë e zinj, dhe tha:
-Sot unë jam më i mjerë se sa ti, sepse s’mund të qaj. Kam qarë shumë. Dikur qanja dhe duke qarë hanja një supë të varfër… lotët më rridhnin mbi pjatën e supës, mē pikonin në lugë dhe unë i kam ngrënë lotët.
Prandaj s’mund të qaj më…
Marë nga libri i Petraq Kolevicës – “Kështu ngjitesh tek yjet…”

Lasgushi me dy Vajzat  - Kostandinën dhe Marijen
Lasgushi me dy Vajzat – Kostandinën dhe Marijen

Marrë nga muri i FB i Orhan Sakiqit, 27 mars 2023

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.