back to top
9.5 C
Tirana
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Supa e kockave – tregim nga Kujtim Morina

Gazeta

Kujtim Morina
Kujtim Morina

Supa e kockave

tregim nga Kujtim Morina

-Kam blerë prapë kocka sot. Do të bëj një supë të mirë-më thotë gruaja.
-Prapë kocka! Ku i gjete?! Shumë po shiten kohët e fundit? – e pyes.
-Ka gjithandej – më thotë – Ato të Conad-it janë më të mirat megjithëse pak shtrenjt. Unë i blej edhe te Biomarket, edhe atje i kanë të mira – thotë.
-Ia kemi harruar shijen mishit, sidomos pas pandemisë, – i them.
-Po edhe ky mish është, – më thotë zonja e shtëpisë. Madje e bën supën apo gjellën më të mirë.
-Po, – i them me ironi – Supë me kocka, mos pyet!!
Po na zënë shumë vend edhe në frigorifer. Duken shumë, por mbarohen menjëherë.
-Ngelëm duke brejtë kocka.
-S’ka mish pa koc, – më thotë gruaja – duket se e zbut pak si fjalë se kockat sikur të mbeten në fyt.
-Mishi me koc, por jo koci pa mish! – replikoj.
-Ia heqin fileton pulës apo e zhvesh kasapi tulin e mishit të lopës a viçit dhe pasi ia shet pasanikëve, i thotë popullit, ja urdhëro kocka tani.
-Pjata ime u mbush me kocka, – i them gruas – Nuk ka vend as për gjellë tani.
-Hë se të hedh prapë, – më thotë.
Të bëhen duart gjithë lyrë se kockat s’hahen me pirun dhe pa mbaruar të ngrënit, duhet të ngrihesh t’i lash se pikojnë gjithë kohën. Mirëpo një zakon i vjetër thotë se po i lave duart, mos u kthe më të hash, ke mbaruar punë.
-Një shprehje thotë se burrat janë si qentë, – i them – nuk i hanë kockat, duke aluduar për gjë tjetër.
-I hanë, i hanë, – thotë ajo, – tani i duan më të dobëta.
-Eh supa e kockave, darka e monstrave, – tallem me veten. Apo sjell ndër mend një pikturë të Kolë Idromenos.

Marrë nga Neutrale

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.