back to top
0.5 C
Tirana
E hënë, 25 Nëntor, 2024

Abas Ermenji – Kundërshtar i vendosur i regjimeve totalitariste

Gazeta

Abaz Ermenji (1913-2003)
Abaz Ermenji (1913-2003)

Abas Ermenji – Kundërshtar i vendosur i regjimeve totalitariste

(20 vjetori i humbjes – 110 vjetori i lindjes)

(12 dhjetor 1913 – 10 mars 2003)

Plot 20 vjet më parë, më 10 mars 2003, ndërroi jetë Abas Ermenji, arsimtar, publicist, veprimtar i Ballit Kombëtar, luftëtar dhe bashkëpunëtor i afërt i Mid’hat Frashërit.
Ermenji studio në vitet 1934-1938 në Fakultetin e Letërsisë, me specializim në degën e Historisë, në Universitetin e Sobonës (Sorbonne Université – Sorbonne University), Paris. Pas përfundimit të studimeve, në vitin 1938, u kthye në atdhe dhe u emërua profesor në Liceun e Korçës. Me pushtimin e Shqipërisë nga Italia fashiste më 7 prill 1939, Ermenji vihet në krye të rinisë korçare për të protestuar kundër pushtimit. Pas manifestimeve antifashiste të 28 nëntorit 1939, Ermenji arrestohet dhe internohet në ishullin Ventotene të Italisë, ku mbahet deri në vitin 1941.

Abas Ermenji - Një jetë në shërbim të kombit
Abas Ermenji – Një jetë në shërbim të kombit

Menjëherë pas kthimit në atdhe, Ermenji mori pjesë organizimin e rezistencës së armatosur kundër pushtimit të huaj në zonën Skrapar-Berat. Aftësitë organizative të tij mundësuan mbajtjen e Beratit të lirë prej pushtuesve italianëve. Ishte një nga organizatorët e Ballit Kombëtar, anëtar i Komitetit të tij qendror dhe bashkëpunëtor i Mid’hat Frashërit.
Me ardhjen e komunistëve në pushtet, Ermenji u detyrua të largohet nga atdheu dhe mori rrugën e gjatë të mërgimit. Vendoset në Paris ku drejton Komitetin Kombëtar Demokrat “Shqipëria e Lirë”, i cili ka luajtur një rol të madh në përpjekjet për një Shqipëri të lirë nga regjimi komunist si dhe për çlirimin e Kosovës nga shtypja dhe tirania e Serbisë.
Pas rikrijimit të Ballit Kombëtar në Shqipëri në vitin 1991, Ermenji u zgjodh kryetar i kësaj partie dy herë radhazi në vitet 1994 dhe 1998. Gjatë kësaj periudhe, megjithë moshën e tij të thyer, Ermenji dha një kontribut të madh në rritjen e ndjenjës kombëtare të shqiptarëve nëpërmjet një serie konferencash në të gjithë Shqipërinë. Edhe pse kishte jetuar për dekada me radhë larg Shqipërisë, Ermenji e njihte mirë mentalitetin e popullit të tij dhe kuptoi shpejt edhe kaosin social dhe politik të krijuar nga gjysëm shekulli sundim komunist. Falë këtyre aftësive, Ermenji pati larpamësinë të shihte para kohe manipulimet në zgjedhjet parlamentare të 26 majit 1996, dhe ai kërkoi bojkotimin e tyre nga Partia “Balli Kombëtar”.
Ermenji ishte një patriot i thekur dhe një mbrojtës i flaktë i çështjes shqiptare. Këto ndjenja u shpalosën në mënyrë të admirueshme nëpërmjet artikujve të shumtë, të botuar tek “Flamuri”, tek “Balli i Kombit”, tek përmbledhja “Albania” e gjetkë. Por, pa dyshim, kryevepra e Abas Ermenjit është studimi “Vendi që zë Skënderbeu në Historinë e Shqipërisë” – një apologji madhështore e kombësisë shqiptare.
Ermenji kishte pikëpamje social-demokrate, dhe mbeti gjithë jetën e tij kundërshtar i vendosur të gjitha regjimeve totalitariste. Në këtë sens, ai kundështoi jo vetëm fashizmin dhe komunizmin, të cilat ai i luftoi me armë dhe me pendë, por edhe monarkinë shqiptare si formë jodemokratike qeverisjeje.
-Administratori
marrë nga #TëNjohimHistorinëTonë

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.