back to top
-1.5 C
Tirana
E diel, 24 Nëntor, 2024

Gjovalin Gjadri dhe Zejnep Toptani – Jeta familjare e personaliteteve

Gazeta

Portret i Zejnep Toptanit - vaj ne akrilik 42X52 F. Mosmeyer, Vjenë 1927
Portret i Zejnep Toptanit – vaj ne akrilik 42X52
F. Mosmeyer, Vjenë 1927

Gjovalin Gjadri dhe Zejnep Toptani

Jeta familjare e personaliteteve

Zejnep Toptani është bija e një prej familjeve më të njohura të Shqipërisë së Mesme, dera e bejlerëve Toptani e Tiranës.
Gjovalin Gjadri është njëri ndër inxhinjerët më të mirë në fushën e ndërtimit e të projektimit të urave, ndër urat më të njohura ishte ajo e Milotit, e cila mban emrin Ura e Mbretit A. Zog I.
Libri i Gjovalin Gjadrit, përkushtim për bashkshorten e tij.

Ti ke braktisë për mue nanë e babë, ti erdhe në shtëpinë teme e un s’të deshta vetëm si gruen teme, ti ishe për mue e shtrenjtë si fëmija jem, pse ishe ma se dhjetë vjet ma e re se un. Ishim shumë të lidhun me njeni-tjetrin, nuk kishim asnji mik ma të mirë se njeni-tjetri, ne mvareshim prej njeni-tjetrit.
…këto janë hallka të një vagoni të pashkëputshëm e dashun, a mund të mos m’i mbushin sytë me lotë këto gjana? M’u mbushën prapë sytë me lotë kur shikimi ceku në nji kand të odës kredencën dhe tavolinën e bukës.
…atje në kand të tryezës asht nji karrige tepër: ti nuk jeton ma! Djali s’ka me marrë ma dhurata prej duerve tueja, kanga e dashunisë sonë asht fikë, gjithçka ka mbarue.

Fragmente nga letra “Shtëpia e braktisun”, 3 tetor 1941

Të isha artist, kështu do të mund të vizatoja portretin tand, kaq shumë jam i dashunuem me ty. Tue rujt mbresat e tipareve tueja të njohuna s’mund të rri pa e pyet fëmijën se çka kujton veçanërisht prej tejet. E kam pyet atë jo nji herë, por disa herë, e m’asht përgjegjë gjithnji se ajo çka kujton në mënyrë të veçantë janë sytë e tu.
Fragmente nga letra “Fat dhe letra dashunie”, 10 dhjetor 1941

Shkëputur nga libri “Letra grues seme të vdekun”, nga Gjovalin Gjadri, përktheu prej gjermanishtes Ardian Ndreca, Botimet Onufri, 2017

Zejnep Toptani & Gjovalin Gjadri, të martuar 1935
Zejnep Toptani & Gjovalin Gjadri, të martuar 1935

Marre nga: Enkeleda Suti

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.