Nermin Vlora – Letërsia Feministe dhe Metanarrativa
nga Leka Ndoja – Kumtesë në përvjetorin e lindjes
Nermin Vlora (Ankara, 19 prill 1921 – San Salvador, 28 Nëntor 2004)
Akademia e shkencave – 19 prill 2016
Lëvizja e re e grave në fund vitet ’60 të shekullit XX e u pasqyrua përveç lëvizjes kundër patriarkalizmit dhe modelit kulturor dominues edhe me letërsinë feministe. E ashtuquajtura politika seksuale (term i Kate Miller) është në thelb të romaneve në italisht të Nermin Vlorës. Në krijimtarinë e saj – permes metanarrativës së romaneve dhe poemave, ndërton një kritikë kulturore femërore, të përsiatjeve psikologjike frojdiste. Përroi i ndërgjegjes dhe motivet psikologjike ishin të panjohura në Shqipëri e Kosovë në sistemet qendrore letrare.
Si shprehet Koliqi për veprën e saj Ex:
“Ex” di Nermin Falaschi. Ed. Zephyr Roma 1971.
“Me kët rromanx, qi asht i dyti i saj, Nermin Falaschi Vlora, bashkatdhetarja e jonë tashma e njoftun prej lexuesave të Shejzavet, na jep nji provë të ri të talentit letrar qi e pajisë.
Në kët vepër ajo derdh përvojën e jetës së vet me qëllime morale disi ma depërtuese se përpara dhe me cenë shprehëse ma të theksueme. Nji grumbull i larmishëm ngjarjesh shtjellohet tue pasqyrue në kët vepër tregimtare pështjellimet e zakoneve të kësokohëshme plot turbullim. Të gjitha epizodet e rromanxit për lundojnë, të thuesh, në trishtim tue lanë mbrapa mbresa t’idhëta. Shka s’ka në 200 faqet e tij! Dashunina të lejshme e të palejshme, rreziqe e ndjekje, peripetitë diplomatike, arratija spiunazhi, drogë edhe epshe dërmuese, zbritje kah vesi e nji pjese së rinis qi shmanget nga themelet e shëndoshta të traditës.”
Ernest Koliqi
Nermin Vlora Falaschi me librin e saj “Il signore dell tempo” me poezinë e saj hyn në poezi nëpërmjet gjuhës mundëse italishtes dhe përkthehet së pari në shqip nga prof. Ernest Koliqi, duke dhënë një ndjesi të poezisë shqipe për ta afruar me të afirmuarit Martin Camaj e Anesti Andrea. Camaj dhe Andrea ishin dy poetët te të cilët pati mbështetur shpresën Koliqi për vijimin e artit të letërsisë në mërgim.
Kjo poete me leximet e saj të poezive orientale të Omer Khajamit e pasuesve të tij modernë – ofron një tis mistik në poezinë e saj. “Zoti i kohës” është një metaforë për një Zot të panjohur për një fe jo monoteiste të një besimi mistik pozitivist. Me ritualet e saj lëndore kozmike të pacaktimit të vendeve ku lind kjo poezi, poezia shquhet për mungesa motivore, në sfond receptohet një frymë misteri që e përshkon në çdo varg. Vjershërimi i Vlorës e afron këtë poete me metrikën e re ungarettiane: akupunkturën e vargjeve thelbësorë. Motivet e Nerminit janë në funksion të shprehjes metafizike dhe të filozofisë së “New age” një kuptim i panjohur për të panjohurën e madhe.
Mbivlerësimi i kohës për fatet njerëzore i bashkohet mendimit panteist dhe “metempsikozës”. Artmosfera e përshkrimit të parajsës tokësore e mbushur më drita e hije rravguese që mbjellin një ide, të mosqenësisë së shoqërive të largimit nga problematikat e përditshme të hermetistëve për t’u kyçur në simbolikë asketike e mistike. Te Nermini dashuria është një pretekst për të pohuar universin si një fe të shkruar ku yjet luajnë role fatidikë të përzier me fatet njerëzore duke iu imponuar atyre por edhe duke interkomunikuar me këtë botë mistike të ndërduarshme.
Mistika e Naim Frashërit është më afër kësaj poezie dhe noviteti i brishtësisë e bën Ernest Koliqin që ta vlerësoje si poete:
Nermin Vlora shkroi edhe poezi patriotike edhe sonete. Por edhe dy romane për ta bërë shkollën e romanit sentimental më të prekshëm ndonëse në gjuhën mundëse, italishten në një intekulturalitet të theksuar pasi të gjitha botimet e saj reklamoheshin në revistën e më të madhe shqiptare të mërgimit duke ofruar një model dygjuhësor të pranishënm edhe për autorë të tjerë si vetë Koliqi, Zef Valentini, Giuseppe Gradiglione ashtu si Arshi Pipa, Zef Oroshi e Gjon Sinishta në Amerikë që në dygjuhësinë e tyre hapën një faqe ndërkulturaliteti duke iu përulur gjuhëve pritëse italishtes dhe anglishte, por pa qenë tërësisht humbës pasi komunikuan me gjuhë të mëdha duke shprehur mendime universale gjë që s’mund t’ia ofronte një gjuhë e vogël me lexues të kufizuar. Këto ndikime Koliqi nuk i pengoi madje në anën artistike ai i përkrahte këto prurje me përkthimet e tija të D’Anunzios, të Martin Camajt me Ungarettin, të Anesti Andreas me Thomas Elliotin etj.
Nermin Vlora do t’i kthehej botimeve në shqip në karrierë e saj të gjatë pasi e njihte këtë gjuhë që nga shkollimi i saj në plotësi dhe zgjedhja e saj e bënte të akseptueshme për rrethet letrare internacionale që ndiqte dhe krijoheshin vetvetiu bilingualë.
Në veprën “Il Bivio” romani i zhvillon ngjarjet nga Libani në Egjipt ku një teori feministe trajton psikologjinë e dramës së një femre me shpalimet e veta psikologjike të një emancipimi modern në shoqërinë e zhvilluar midis lindjes dhe perëndimit. Femra mondane shqiptare ndihet të përvijojë idealistikën personale duke shfaqur fuqinë individuale të femrës në kushte të përzgjedhjes së shprehjes së ndjenjave të para me syrin poetik të një shkrimtareje që pati startuar në letërsi me vëllimin poetik “Il signore dell tempo”, Zoti i kohës, me një sensibilitet pasional e mistik të asaj çka mund të ishin konkordancat e një femre të kultivuar në kohën e re të emancipimit global.
Fatidika e romanit e përshkon me një tis oriental karakterin e femrës, e cila me tradicionin si përvojë e zgjidh një enigmë çka do jetë një femër pasionale e ndikuar nga personaliteti dhe rrethanat e lirisë së një dashurie në gjithë manifestimet e saj në perëndimin shumëkulturësh, por të moralizuar sidoqoftë nga një dukje apo kompromis me sociopsikologjinë e re.
Personazhi arrin të shprehet në mënyrë joracionale – metanarrative metodë e panjohun në Shqipërinë socialiste; pasioni e le ta udhëheqë dhe kjo filozofi e jetës shërben si funksion për të shkruar një roman në vetë të tretë – ndryshe nga autoret psikologjike që njesohen me personazhin kryesor – por gjithsesi ne shembujt e Joyce-it dhe Pirandelos përfshihet në përvojat e jashtëzakonshme të mjediseve të njohura të autores.
Bibliografi
–“Il signore dell tempo” përkthim nga Ernest Koliqi “Shêjzat”, n. 3-4, 1966, f. 265.
–Liriche, përkthimi E. Koliqi
-“Shêjzat”, n. 3-4, 1966, f. 354-356.
–“Shejzat”, 1-3, 1969, Shejzat, 1-3, 1969, në kopertinën retro.
Marrë nga muri i FB i Vrethee Lnika, 10 prill 2023