back to top
9.5 C
Tirana
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Kur fillon shkatërrimi nuk është problem rënia por fakti se humnera nuk ka fund… – nga Robert Martiko

Gazeta

Ndryshimi vjen nga intelektualët... jo politikanët
Ndryshimi vjen nga intelektualët… jo politikanët

Kur fillon shkatërrimi nuk është problem rënia

por fakti se humnera nuk ka fund…

nga Robert Martiko

Vetëm në Shqipëri ekziston ajo çmenduria e madhe, në trajtë letrare apo studimore, se pa pasur njohuri filozofike, mund të trajtohen tema filozofike. Vetëm të kuptosh budallallëqet që shkruajnë, pa idenë e gjërave më elementare.
Gabimisht mendohet se Dostojevski, me veprën “Idioti” trajtonte njerëzit e thjeshtë. Jo! Shkrimtari i famshëm iu drejtohej intelektualëve rusë. Në mënyrë analogjike, të sotmëve të paditur të së kaluarës kufizuese, nuk iu mjafton që nën Diktaturë kthyen Kohën e Shoqërisë shqiptare shekuj pas, por dhe sot e kësaj dite, komplet të paaftë, qesharakë, moskokëçarës të fantaksur, bëjnë promovime librash për të shpërndarë akoma më shumë errësirë përreth. Veprojnë jo për të ndriçuar mendjet e njerëzve me mendimin e filozofëve më të mëdhenj të botës, që nxorën shoqëritë evropiane nga Mesjeta e Vetvetes, por për të vijuar gjithnjë e më shumë zbrazja shpirtërore.
Kur fillon shkatërrimi i një vendi nuk është problem rënia, por fakti se humnera nuk ka fund. Gabimisht mendohet se ndryshimi vjen nga politikanët. Jo! Ndryshimi vjen nga intelektualët me ndjenjë përgjegjësie për shoqërinë. Vjen nga zbërthimi i kuptimit të Kohës, që filloi në Evropë në fillim të shekullit të kaluar me Bergson, Ainshtain, Frojd, Marsel Prust, etj. Në vend të studimit në thellësi të mendimit të këtyre gjenive të jashtëzakonshëm, për përdorim praktik, jo teorik, dalin nga ferra gjithfarë tipash vetlavdërues pa ndërgjegje dhe pa tru, ndërkohë që problemet e shoqërisë së përçarë shqiptare gjëmojnë. Në këto kushte rënieje të vijueshme, si mund të ndryshojë gjendja!!

Marrë nga Muri i FB i Robert Martiko, 11 prill 2023

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.