Zogu, E. Hoxha, S. Berisha dhe E. Rama
nga Kujtim Drishti
Kur njerzit grinden midis tyre për të sharë njerin e për të ngritur tjetrin, pasionet zgjidhen nga zinxhirët dhe biseda përfundon në sterilitet.
Duam ne, nuk duam ne, ata do të qëndrojnë në histori sado që t’u ngremë bustet ose tua hedhim ato!
Në këto diskutime ne harrojmë një personazh te pestë. Dhe ky personazh është më i rëndësishmi
Eshtë interesant diskutimi.
Por unë tërheq kameran dhe vendos shikimin në të gjithë vendin. Kur them në të gjithë vendin d.m.th. nivelin e shkollimit të popullit, në nivelin ekonomik dhe mardhëniet ekonomike.
Kështu ne do gjejmë të gjitha cilësite psikollogjike në popull të cilat rezistojnë akoma e deri tek njerzit me shkollë e pa shkollë, në kastat drejtuese ose në shtresat më të ulta.
Kështu Inati, hakmarrja, egoizmi, vjedhia, dredhia janë cilësi të rëndomta të shpirtit tonë ndaj kundërshtarit.
Të ndodhura në majat e pushtetit ne do t’i gjejmë këto cilësi si Drejtuese edhe tek Zogu edhe tek E. Hoxha edhe tek Saliu e Rama.
Nga mënyra se si trajtohet kundërshtari ne do të thonim se ata i ngjajnë njëri-tjetrit. Por gabojmë vetëm në nuancë, sepse E. Hoxha e ngriti hakmarrjen në sistem aq sa zhduku dhe miqtë e tij të luftës.
Përsa i takon ndërtimit të shtetit nuk mund të ketë asnjë iluzion. Zogu ndërtoi Shtetin e Parë të Shqipërisë, E. Hoxha e perfeksionoi.
Por çeshtja që shtrohet është Mardhënia e individit me Ligjin.
Në rastin e Shtetit të Zogut ligji nuk dukej i ideolligjizuar, në rastin e Shtetit të E. Hoxhës ligji ishte i ideolligjizuar.
Të dy këto personazhe ashtu si dhe ata që do vinin me vonë në kohën e demokracisë së Re në thelbin e thelbit të tyre kishin ruajtur mentalitetin feudal të Ali Pashë Tepelenës që për çeshtje thelbësore thoshte:
“Dy shqiptarë janë shumë!”
Kështu veproiZogu, E.Hoxha, S. Berishadhe më se fundi E. Rama.
Kjo provoni edhe një herë që reflekset feudale e madje përtej feudalizmit, reflekset e Klanit ishin reflekse të rrënjosura në popull.
Dhe Udhëheqësit e tij duke i pasur në “genin” kulturor nuk mund të dilnin jashtë kuadrit të reflekseve të popullit, jashtë Klanit primitiv që po u reziston edhe Demokracive të vjetra.
Pra të përqendrosh kameran vetëm tek njeri ose vetëm tek tjetri, nuk ka efektin e shikimit të kuadrit të përgjithshëm të historisë së popullit.
Diku personazhet i ngjajnë rrënjësisht njeri-tjetrit, diku ata ndryshojnë rrënjësisht midis tyre, nga personazhe që vrasin kundërshtarët dhe në personazhe që vrasin më pak ose aspak!
Marrdhënia Udhëheqës – Popull është një marrdhënie fort dialektike. Udhëheqësi merr nga populli nivelin e tij dhe populli merr nga udhëheqësi nivelin e tij.
Eshtë në këtë mënyrë shikimi që populli, njerzit e thjeshtë do të ndjejnë në intimitet përgjegjësinë e tyre për Udhëheqësin që kanë prodhuar.
Eshtë në këtë mënyrë shikimi që fillon e lind idea e popullit qytetar, që nuk i lë fatet e veta në vetëm një dorë.
Zogu, E. Hoxha, S. Berisha, E. Rama i lënë këtë pyetje popullit:
“A do të lëmë ne fatet e kombit në dorën e vetme të një dhe vetëm një Njeriu?!
Pjesa më madhe e personazheve të mësipërme i takojne së kaluarës. Ai që mbeti gjallë është populli që realizon kalimin e trashëgimisë nga një brez tek tjetri.
Kur ne analizojmë Zogun, E. Hoxhën, S. Berishën ose E. Ramën, ne duhet të bëhemi të ndërgjegjshëm se në një farë mënyre analizojmë veten tonë në reflekset e përditeshme tona që bëhen të Llahtarshme kur ngjiten në Pushtet.
Marrë nga muri i Fb TD Drishti, 8 prill 2023