back to top
12.5 C
Tirana
E premte, 22 Nëntor, 2024

“Biografizmi naiv” – vdekja e mjedisit dhe “sistemi bidul” si teknologji mbijetese në art – nga Leka Ndoja

Gazeta

Leka Ndoja Kisha e Shën Mërisë - Zvërnec, 2022
Leka Ndoja Kisha e Shën Mërisë – Zvërnec, 2022

“Biografizmi naiv” – vdekja e mjedisit dhe

“sistemi bidul” si teknologji mbijetese në art.

nga Leka Ndoja

“Derisa nji organizëm jeton në nji mjedis, ai mbijeton, por nëse vdes mjedisi, edhe organizmi vdes!”, – thotë teoricieni formalist Mikhail Bahtin në veprën “Dialogje imagjinare”.
Nëse me organizëm konsiderojmë nji vepër letrare psh gjatë 50 viteve të socrealizmit, ai e ka tepër të vështirë të mbijetojë, prandaj referentet e kësaj periudhe mundohen të kontekstualizojnë mjedisin e asaj periudhe. Psh, disa antologji, për të mbajtë gjallë letrarin qendër, riprodhojnë kontekstin e autorëve dhe subjektet promovuese të tyne: kritikë, pedagogë, investitorë (këta ishin subjekte partiake, gjatë socrealizmit, funksionarë që siguronin mjetet e promovimit, dhe sistemin e propagandës).
Këto quhen “sisteme bidule” në Francë, për përmirësimin e mbijetesën e nji teknologjie ose aggeggio në italisht – në këtë rast të mbijetesës së sistemit socrealist si teknologji që prodhoi autorë, që me vdekjen e mjedisit kanë pushu se ekzistuemi të receptuesit e mjedisit të ri. Ky mjedis asht kaotik por i fragmentuem ku lëvrijnë subjekte të reja të brishta, kapriçioze, por që nuk po e gjejnë “sistemin bidul” të teknologjisë së shfaqjes dominante.
Mjedisi i ri – me “sistemin bidul”, me “aggeggio” të reja mund t’i kapërcejë veprat e vdekuna kaherë, vetëm duke i shkatërru edhe “sistemin bidul” të socrealizmit, nji nga rrugët do të ishte – por nuk mund ta ofrojme këtë profeci, – por koha do ta sjellë që sistemi i ri letrar të pulsojë në qendrën e re.
Ndërtimi i “sistemit bidul” që senderton dendësinë e mesazheve përmes aparatit të komunikimit me nji grup të ngushtë psh turistësh – por në rastin tonë – me nji grup të ngushtë të receptuesve. Në këtë teknologji kujtesa dhe mendimi janë nji akt i mbyllët në kohë – ndërsa mesazhi artistik asht transkohor.
Duke u kthye te Bahtini, ai porosiste se nuk duhet krahasu paraqitja e nji vepre letrare dhe “realitetin naiv” – pra me realitetin historik pozitivist. Kjo metodë e “paraqitjes se realitetit naiv” ka funksion për largimin nga receptimi të atyne veprave – që nji teoricien slloven i sotëm i emërtoi veprat e socrealizmit si “vepra kolektive” duke ua mohu identitetin artistik deri dhe autorësinë.
“Sistemet bidule” po shfrytëzojnë rikontekstualizimin e mjedisit përmes kremtimeve dhe jubileve – që në jemi thirrun në çeshtje – për të mbijetu mjedisi i vdekun dhe jo emri i autorit përmes metodës së “biografizmit naiv”.
Çka asht “biografizmi naiv” si term i Bakhtin-it? Nëse Augusti kur vdiq Virgjili la porosi që veprës së tij komentatorët mos t’i shtonin asnji varg, ai u la rrugë të lirë – që të redaktonin – përsëritjet – pasi Virgjil Maroni nuk arriti t’i jepte dorën e fundit veprës “Eneida”.
Procesi i idealizimit të “mjedisit” dhe naivizmi po ndodh tashma jo me veprat letrare por me “biografizmin naiv”. Autorëve brendasistemore po iu shtohen “the deeds” – “bema” biografive – naivizëm që i kapërcen naivitetet e ideologjisë që përcollën në jetën letrare dhe publicistike brenda sistemit të mbyllet.
Biografistët naivistë janë pjesë e teknologjisë së “sistemit bidul” – mjedisi naivist – paraqitet si rrezik për letrarët e sotëm dhe teknikat e njohjes.

Marrë nga muri i FB i Vrethee Lnika, 16 prill 2023

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.