back to top
9.5 C
Tirana
E shtunë, 23 Nëntor, 2024

Shënime nga “Bota e re” – nga Aldous Huxley (1894-1963)

Gazeta

Aldous Huxley (1894-1963)
Brave New World – Aldous Huxley (1894-1963)

Shënime nga “Bota e re”

nga Aldous Huxley (1894-1963)

“Ipnopedia” – Arben Borshi

“Ipnopedia” është një term që për herë të parë e kam ndeshur në romanin antiutopik “Bota e Re – kthim në botën e Re” të Aldous Huxley. Konsiston në një bombardim me tinguj apo fraza të përsëritura në infinit, si pëshpëritje, në periudhën e gjumit të një individi apo një kolektivi. Ka të bëjë me fenomenin e “reflekseve të kushtëzuara” të zbuluar nga shkencëtari rus Ivan Pavlov. Një bombardim me propagandë mashtruese të partisë komuniste, që në moshë të mitur të individëve të pafajshëm, duke i kufizuar kështu aftësinë e mendimit të pavarur. Prandaj edhe vetëdija, ndërgjegja, bëhet e kushtëzuar kësisoj nga kjo “Ipnopedia”! Është krijimi i njeriut të ri, vepra më e shkëlqyer e partisë!! Një qenije njerëzore e kushtëzuar mendërisht nga “mësimet dhe tekstet e partisë” që e shoqëronin që nga fëmijëria e deri në shkollë të lartë.
Kësaj i shtohej edhe injektimi i vazhduar i dozës ditore të urrejtjes ndaj “armikut të klasës”, dhe identiteti bëhet i plotë.

Aldous Huxley (1894-1963)
Aldous Huxley (1894-1963)
Demokracitë do ndryshojnë natyrën e tyre;

Nën shtytjen e vazhdueshme të mbipopullimit e të mbiorganizimit, me rritjen e efikasitetit të mjeteve për manipulimin e mendjeve, demokracitë do ndryshojnë natyrën e tyre; do të mbeten format e vjetra te çuditshme: zgjedhjet, parlamentet, gjykatat e larta etj. Por mbrapa tyre, thelbi do të jetë një tip i ri totalitarizmi jo i dhunshëm. Tërë emrat tradicionalë, tërë sloganet e vjetra do të rrinë ekzaktësisht siç ishin në kohët e shkuara. Radiot dhe gazetat do të vazhdojnë të flasin për demokraci e liri, por këto dy fjalë nuk do të kenë më kuptim. Ndërkohe oligarkia në fuqi, me elitën e saj të shumëstërvitur të ushtarëve, policëve, fabrikuesve të mendimit dhe manipulueve të trurit, do të çojë përpara shfaqjen sipas qejfit të tyre.

Aldous Huxley “Bota e re” – përktheu Keti Dibra

Aldous Huxley (1894-1963) Suzann Sines
Aldous Huxley (1894-1963) Suzann Sines
Përshkrimi më i saktë i realitetit të sotshëm

Aldus Huxley, në librin e tij “Bota e Re e Guximshme” (1932), thotë se kontrolli i popullsisë dhe ruajtja e stabilitetit shoqëror arrihet përmes:
1.Liberalizimit të drogërave për t’ju larguar realitetit dhe shtypur emocionet;
2.Inxhinjerimit social;
3.Humbjes së individualitetit, lirisë dhe humanizmit;
4.Nxitjes së kërkimit të diturisë për hir të diturisë dhe jo për hir të një morali dhe etike më të lartë; dhe
5.Përdorimit të teknologjisë për manipulimin e e sjelljes njerëzore dhe ruajtjen e rendit shoqëror.

Marrë nga FB i Endrit Reka

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.