back to top
9.5 C
Tirana
E shtunë, 23 Nëntor, 2024

Deshifrimi i Shkrimit të Xhuxhës – nga Albert V. Nikolla

Gazeta

Guri i Xhuxhes
Guri i Xhuxhes

Deshifrimi i Shkrimit të Xhuxhës

nga Albert V. Nikolla

Marrë nga Libri Etimologjia dhe Semantika Strukturale:
Shqipja arkaike, primitiviteti, semantika,sistemi i matricave dhe fjalëfonemat e saj.
Roli i saj aksial fjalëformues mes gjuhëve të botës: etimologji prejhistorike/ Albert V. Nikolla –
Tiranë: Nacional – 2022 Pj. 500, f. 468;… cm. ISBN 978-9928-264-77-0
© Autori

Tit. Origjinalin frëngjisht: “Le celte préhistorique: guègue, la langue – mère du monde”
Fotot1 dhe 2: Shkrimi 45 mijë vjeçar i Xhuxhës (Gju-Gja = Gjuan Gjah) dhe shkrimi 43 Mijëvjeçar gjetur në Australi….
“Treguesi më i hershëm i imigrimit modern njerëzor nga Paleoliti i Sipërm në Evropë është industria ballkano-bohuniane e cila filloi 48.000 vjet më parë dhe ndoshta doli nga industria Levantine, dhe kockat më të hershme në Evropë datojnë rreth 45 – 43.000 vjet të ruajtura në Bullgari,[130].
Disa shenja sinjifikative të njeriut primitiv në Ballkan, i hasim kryesisht në piktograma, ideo-grama, simbole. Tipike është ideo-gramat e Gjugjës, ku kemi të bëjmë pikërisht me këtë lloj teknike. Mbetet një mister i madh, fakti pse kultura e parë botërore e dokumentuar me artefakte dhe shkrime gjendet pikërisht ne Ballkan, (Kultura Vinça?!) dhe korrespondon me kulturën megalitike te Nishit, [Gegnisht: Nish (njësh)=fillesë]
Deshifrimi i pllakës primitive të Gjugjës është shumë i thjeshtë. Kjo për arsye se informacioni që jepet në të është i modelit thjeshtëzuar primitiv. Le t’i marrim elementet një e nga një, duke u mbështetur në logjikën e njeriut primitiv. Në krye të pllakës është një burrë mbi kalë, që na le të kuptojmë se Homo-Sapiens i ardhur nga Afrika përgjatë kalimit mijëravjeçar stepat e Azisë së vogël (Kurdistanit të sotëm) deri në Ballkan kishte sjellë me vete jo vetëm armët e gjahut por edhe kalin. Zbutja e kafshëve nuk ka ndodhur duke i marrë ato në gjendje të rritur nga natyra, por duke kapur të vegjlit e tyre dhe duke i rritur në nën kujdesin e tribusë. Kjo do të thotë që homo-Sapiens ka pasur kafshë të zbutura përreth tij që në fillimet e jetës së tij. Homo Sapiens i parë i ardhur në Ballkan, bazuar në shkrimet Akease, të cilat i citojnë grekërit antikë (shënimet e Platonit dhe Aristotelit) quheshin “pellazgë” për shkak të traditës që ai kishte në rritjes së Pelave (Kuajve). Gjithashtu sipas Homerit, babai i Akilit quhej */Pelee/, dhe ishte mbarështues pelash. Popullatat arkaike të Ballkanit ose moesjanët (kultura megalitike Maliq-Shkup-Nish) mikenasit, ilirët (keltët e jugut) 131 Ideograma 38-45 mijëvjeçare e Gjugjas (Punuar me guackë deti nga njeriu primitiv). Fillimisht e imagjinonin zotat e tyre të mishëruar në figura kafshësh, ta zëmë si */aes/ (ares) (zoti primitiv i keltëve) që përfaqësonte një kalë, pastaj ishin perënditë që quheshin */zana/, e korrespondonin me perënditë */danas/ të Keltëve, e që imagjinohej si figura e dhisë së egër. Adhurimi i kalit tek pellazgët ishte i të njëjtit tip si adhurojnë një pjesë e indianëve kultin e lopës.
Eduard Schneider, në studimin e tij antropologjik “Një rracë e harruar, Pellazgët dhe pasardhësit e tyre”, shtron dy pyetje thelbësore për historinë dhe gjuhën e popullit shqiptar: “A mund të themi pa frikë, pas gjithë atyre që kemi thënë se shqiptarët janë pasardhësit direkt të pellazgëve, dhe se kanë të gjitha karakteristikat e një rracë origjinale që nga fillimet? A mund të themi se pellazgët flisnin dikur gjuhën që flasin sot shqiptarët, dhe që kjo gjuhë është gjuha fillestare e origjinës?” Megjithëse mendohet se mbi 95 për qind e pasurisë arkeologjike shqiptare është e fshehur nën tokë, sërish ka gjetje arkeologjike rastësore të cilat na vërtetojnë se teza pellazge, (mund ta quani Ilire, Thrake, dako-gete, Myze, Thesprote, Maqedone – emërtim është thjesht konvencion), nuk është një trillim, por një realitet prehistorik që ka ekzistuar. Këtë ide, nuk është vetëm arkeologjia rastësore që na e vë në dukje, por mbi të gjitha është Gjuha e sotme shqipe, veçanërisht Shqipja Gege që është thelbi i një realiteti etnik, dhe shkrimet filologëve antike si Homeri, Aristoteli, Platoni, Hermogjeni, Herodoti etj. Piktograma idiomatike e Gjugjës, është një objekt kulti që i dedikohej perëndisë kelte */Aes/, që në fillimet e tij ishte “zoti i gjuetisë”, e që më pas u bë perëndia e luftës. Përse ne arrijmë në këtë konkluzion? Pllaka e piktogrameve është gjetur në një fshat të thellë të Mirditës, ku gjendet edhe një shpellë.

Shkrimet e Lashta ne gur
Shkrimet e Lashta ne gur

Éduard Schneider – “Një rracë e harruar – Pellazgët dhe pasardhësit e tyre”, faqe 159, Ernest Leroux – Éditions, Paris 1894, prehistorike e banuar nga njeriu primitiv, e cila është shumë më e vjetër sesa epoka e kulturës Vinça 6.300-5.700 vite pra Krishtit. Ajo që dihet është se duke filluar nga 25 mijë vite para Krishtit njeriu braktisi shpellën dhe shpiku shtëpitë prej lëkure, dhe më pas shtëpitë prej druri në liqen… kjo na shpie pikërisht në vitet e para të instalimit të Homo Sapiensit në Ballkan. Po në këtë zonë ne gjejmë edhe shenjat e jetës në epokën matriarkale dhe asaj iliro-etruskane, asaj greko-romake si dhe një degëzim të Via Egnatia, (Durrës-Prizren-Nish). Vetë emri */Gjugja/, na shpie në epokën e gjuetisë së organizuar të kafshëve që organizonin grupet e Homo Sapiens, dhe që shpjegohet nga fraza e shqipes primitive gege */gju gja/- (gjuajtje kafshës). Kjo frazë primitive, i takon fillimeve të gjuhës së parë. Në krye të stelës, ne kemi figurën primitive të një kali, mbi të cilën është perëndia */AES/ me ushtën e tij, një hy i mbrehtë dhe i forcuar me djegie në majë, me një strall të mprehë, që si armë është shumë më i vjetër se shigjeta. Poshtë nga e majta, kemi shenjën e njeriut primitiv, që është i ngjashëm me piktogramat 43 mijë vjeçare që janë gjetur edhe në Australi, me hënën dhe diellin sipër kokës së tij. Pastaj në qendër, ne gjejmë figurën prezantuese të Tokës, që vihet në pah në saj të një peme të qarkuar me një rreth. Ka edhe të tjera elementë që nevojiten të ekzaminohen me kujdes, sidomos dy */plusa/ të gdhendur e të rrethuar me rrethe të plotë që përfaqësojnë stinët e ngrohta të pranverës dhe Verës, dhe dy të tjerë me gjysmë-rreth që përfaqësojnë stinët e vjeshtës dhe të dimrit. Kjo do të thotë se njeriu i egër i kulturës, alba ka qenë i sinkronizuar me natyrën që gjeti kur erdhi në Ballkan dhe madje kishte arritur të bënte me anë të gdhendjeve në gur edhe diferencimin mes muajve stinëve dhe vitit. Ne kemi në piktogramin e Gjugjës, shenjën e lumit, të hënës dhe yjeve, dhe në fund kemi disa katrore që vazhdojnë në mënyrë lineare, gjithsej 10, që janë pa dyshim tentativa e parë e njeriut primitiv për të krijuar një sistem numërimi. Kemi gjithashtu shenjën */alba/ (Alfa) dhe */fi/-(phi) (philim-fillim). Nëse i analizojmë nga ana kuptimore (semantike, ideomatike dhe piktomatike) për të kuptuar se cilat ishin fjalët e para të shqipes gege, mund të arrijmë në konkluzionin se kemi të bëjmë me njërën nga dokumentet e para të shkruara nga njeriu primitiv, që jetonte akoma në shpellë: Kalorësi mbi kalë, perëndia e keltëve /AE/( AES -ARES). Duke qenë se kali është mbi të gjitha shenjat, ne do të përdorim fjalë prejhistorike të nëndialektit të Mirditës */me/, kuptimi semantik i të cilit është */mbi/ ose */sipër/. Ta zëmë */me re/ (mbi re), */me udh/ (sipër rrugës). Figura e humane simbolizon njeriun që është duke u lutur qiellit, dhe kjo transkriptohet me fjalën primitive */ro/ nën sinjifikacionin semantik */rob/ etj. Gjysmë rrethi mbi kokën e njeriut në lutje drejt qiellit, simbolizon pikërisht */hënën/, dhe transkriptohet */ha-an/ (ha an që jep haan), karakteristike vizivë hënës është ngrënia e anëve të saj – fazat hënore). Pema e rrethuar nga një rreth i plotë është simboli i botës, dhe korrespondon me fjalën primitive */bo/ (bërje; lëndë; matjerë; botë) Katër diejt përfaqësojnë katër sezonet. Fjala e parë ka qenë */ga/, (dhe lexohet /gja/; /gjaja e gjall/, ose /gju-gja/ (gjuan kafshë). Dhjetë katrorët përfaqësojnë një sistem numërimi primitiv dhe përfaqësojnë bollëkun, numrin e madh të kafshëve që grupi kërkon të kapë. Kemi fjalën */bô/; */boll/ të shqipes gege që do të thotë /shumë/, dhe kur bashkohet me fjalët */hi/ (zmadhim) (dhe/ epër/ (lart) jep me bashkim fjalën /hiperbol/ (zmadhim shumë i madh) Shkëlqimi është i prezantuar me fjalën e shqipes pre historike */all/, që do të thotë shkëlqim. Në nëndialektin e Mirditës kemi fjalën */kuq all/, (e kuqe në shkëlqim shpërthye). Fati i mirë në gjueti, në këtë pllakë të shkruar guri përfaqësohet nga shenja */ma/-*/mar/ (shance), në kundërshti semantike me */marr/ (përvetësim) dhe */la/ (lënie). Fjala e vjetër shqipe /shum/ një sinonim o fjalës /boll/ (sasi) pëfaqësohet nga fonema */su/, bazuar ne paralelizmin semantik */su-mar/ (shum mbar=shum mirë) Në shqipen primitive gege: krijuesi i universit thirrej në një frazë fillestare */pe re ni/, që ka dhënë më pas emrin */Pereni/ (Perendi), konkretisht; */pe/(un po); */Re-rea/ (Rea zoti i fiseve matriarkale Ilirike dhe Italike ose zoti prehistorik i popullsive para greke) dhe */ni/ (dëgjoj). */Pereni/ do të thotë: Unë Zotin po e dëgjoj) . Ceremonia e adhurimit të kultit të perëndisë se gjuetisë */AE/ (Ares) zhvillohej para fillimit të gjuetisë dhe pak a shume ishte e tillë: Të gjithë gjuetarët para se të hynin në pyll, ndaleshin para gurit të shkruar dhe luteshin në këtë mënyrë: */Ae pe re ni ro/ (Ares-at dëgjo lutjen e njeriut). Pjesa tjetër vazhdonte në këtë formë: */Ti ki ie my bo/, (ti që je mbi botë) */my di ell /(mbi diell), my an e el ki al/ (mbi hanë dhe yje që ndrijnë), */na ep gu ga bo/ (na jep gja të gjallë me bollëk) (Në shqipe gege sot; */Ti ki je mi tok, mi dill, mi han e ell ki shnrin, na ep gja boll/) Siç e shohim mësipërm kemi një lutje të shkruar të njeriut primitiv. Ky njeri jetonte në një shpellë, e cila nga njeriu primitiv quhej */shpe/ (shpi-shtëpi), nga-ku vjen është folja /shpej/; /shpij/. Dihet që funksioni fizik i shtëpisë ishte çlodhja dhe siguria, dhe kjo përkon me kuptimin semantik të fjalës */shpej/. Të gjitha shkrimet si ai i Gjugja, Vinça, Tartaria e Dispilio na tregojnë se alfabeti mund t’i ketë fillesat para alfabetit fenikso greko-romak, pikërisht që zonën e Ballkanit dhe Azisë së Vogël. (Kuptohet, alfabeti më i vjetër në botë, mund të jetë shkrimi Tifinagh i Tuaregeve, një etni origjine berbere e shkretëtirës). Por kjo duhet të studiohet me kujdes. Interesant është të shihet se ky shkrim është më i vjetër sesa shkrimi kuiniform Sumerian, që është gjetur në Bagdadin e sotëm, dhe që daton 4.000-3.300 pra Krishtit. Sipas mendimit tim në kulturën e Vinçës gjenden, të gjitha shenjat e kalimit nga shkrimi ideografik në shkrimin piktografik e më pas në shkrimin simbolik që është shkrimi i Vinça.
{BURIMI 1:  Hoffecker, JF (2009). “De verspreiding van moderne mensen in Europa”. Proceedings of the National Academy of Sciences. 106 (38): 16040-16045. Bibcode: 2009PNAS.10616040H. doi: 10.1073 / pnas.0903446106. PMC 2752585. PMID 19571003
BURIMI 2: Hublin, J.-J.; Sirakov, N.; et al. (2020). “Aanvankelijke Homo sapiens uit het Paleolithicum van de Bacho Kiro-grot, Bulgarije”. Natuur. 581 (7808): 299-302. doi: 10.1038 / s41586-020-2259-z. PMID 32433609. S2CID 218592678.1980}

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.