Sonte – Nata e finales se madhe në Eurovision Song 2023
Albina dhe Familja Kelmendi çojnë Shqipërinë ne Finale
Me shumë entuziazëm dhe gëzim Albina dhe Familja Kelmendi çojnë Shqipërinë në finalen e madhe të Eurovision Song Contest 2023.
Pasi ndezën skenën e festivalit më të madh europian me performancën, veshjen dhe skenën sot, Albina dhe Familja Kelmendi i sigurojnë Shqipërisë një vend dhe një shpresë më shumë për të qenë krah shteteve të mëdha që marrin pjesë në Eurovision 2023 duke e bërë edhe më të afërt ëndrrën për fitore.
Në të vërtet të gjitha komentet mbi vokalin, mesazhin e këngës për një familje të bashkuar të Albinës kanë qenë shumë pozitive jo vetëm nga ndjekësit, por edhe më gjerë.
Mesa duket 2023, paska qenë një vit i mbarë për karrierën e këngëtares dhe familjes së saj. Pasi fitoi çmimin e parë në Festivalin e Këngës në Radio Televizionin Shqiptar ajo ja ka dal ta çojë Shqipërinë në natën finale.
Në gjysmëfinalen e dytë u zgjodhën edhe 10 shtetet e tjera finaliste nga 16 qe morën pjesë në garë të cilat janë Shqipëria, Qipro, Estonia, Belgjika, Austria, Lituania, Polonia, Australia, Armenia, Sllovenia
Në gjysmëfinalen e parë 10 vendet që u kualifikuan ishin janë Kroacia, Moldavia, Zvicra, Izraeli, Finlanda, Çekia, Portugalia, Suedia, Serbia, Norvegjia. (https://www.shkodraweb.com/)
Ja edhe 26 vendet që do të paraqiten sonte në natën finale të Eurovision Song Contest 2023:
Austria (Teya & Salena); Portogallo (Mimicat); Svizzera (Remo Forrer);
Polonia (Blanka); Serbia (Luke Black); Francia (La Zarra); Svezia (Loreen);
Cipro (Andrew Lambrou); Spagna (Blanca Paloma); Svezia (Loreen);
Albania (Albina & Familja Kelmendi); Italia (Marco Mengoni); Estonia (Alika);
Finlandia (Käärijä); Repubblica Ceca (Vesna); Australia (Voyager);
Belgio (Gustaph); Armenia (Brunette); Moldavia (Pasha Parfeni);
Ucraina (vorchi; Norvegia (Alessandra); Germania (Lord of the Lost);
Lituania (Monika Linkytė); Israele (Noa Kirel); Slovenia (Joker Out);
Croazia (Let 3); Regno Unito (Mae Muller). https://www.corriere.it