Cili është përshkrimi original i Luftës së Trojës?
nga Genci Hoti
Prej shumë e shumë kohësh në portalet shqiptare qarkullon mendimi se Gjon Shllaku e përktheu Iliadën e Homerit “nga shqipja në shqip”. Kjo nuk do të kishte asnjë të keqe në parim, por kur dimë disa fakte kokëforta, që nuk mund të anashkalohen me një të rënë të lapsit, arrihet në përfundimin që politika prej shumë e shumë kohësh po mundohet tëe njehsojë Helenët e lavdishëm me Shqiptarëet primitivë në planin historik.
Cilët janë këto fakte:
1.Lufta e Trojës pranohet që ka ndodhur rreth shek. të XII Para Krishtit.
2.Homeri ka jetuar rreth shek. IX Para Krishtit.
3.Dokumenti më i vjetër deri më sot me shkrimin helenik datohet në shek. e VII Para Krishtit (Stela e Lemnos). Mund të arsyetohet në disa mënyra që na vërtetojnë që shkrimi helenik nuk ka qenë prezent në shek. e IX Para Krishtit.
4.Pretendohet që tirani i Athinës, Pisistrati (605-527 Para Kri.), në bashkëpunim me katër poetë mori përsipër të përmbledhë e të sistemojë në një tërësi organike këngët homerike. Kjo vlerësohet si puna e parë serioze për kompozimin artistik të poemave.
5.Një përpunim të botimit të kohës ka realizuar Aristoteli për Aleksandrin e Madh.
6.Kanë përpunuar botime kritike për këto vepra dijetarët aleksandrinë: Zenedoti (325-260), Aristofan Bizanti (262-185) dhe Aristarku prej Samotrakës (220-140).
7.Përgjat shekujve XVIII-XX një sërë filologësh, historianësh e filozofësh shtruan tezën se nuk ka ekzistuar një Homer i vetëm dhe se poemave homerike u mungon uniteti i kompozicionit…
Pika 4 deri tek pika 7 është marrë nga parathënia Iliada dhe Bota Homerike e Spiro Çomorës që shoqëron botimin e parë të Iliadës më 1965 të përkthyer nga Gjon Shllaku.
8.Gjuha Greke u shkëput nga Gjuha Helene në fillim të shek. XIX-të Pas Krishtit.
9.Botimi më i parë i Homerit dhe veprës së tij në Gjuhën Greke ka ndodhur në vitin 1868.
10.Gjuha shqipe në mënyrë konseguente ka lindur më 1702 me botimin e dytë të Fjalorit Italisht-Shqip të Atë Francesko Maria da Lecce.
11.Gjuha Shqipe moderne mund të konsiderohet e lindur me Fjalorin e “Bashkimit” më 1908.
12.Disa fragmente të veprës së Homerit në Gjuhën Shqipe janë përkthyer në çerekun e parë të shek. XX-të.
13.Përkthimi i plotë i veprës së Homerit, Iliada, është përkthyer më 1965 dhe ribotimet e mëvonshme të saj janë të deformuara në emertimin e fiseve helene që morën pjesë në atë luftë (emri i fiseve AKEJ është zevendësuar me emrin e fiseve DANAJ).
Pas gjithë këtyre konstatimeve shtrojmë pyetjet:
1.Kur është publikuar për herë të parë Iliada e Homerit në Gjuhën Helene?
2.Nga e ka përkthyer Gjon Shllaku veprën e Homerit: nga Helenishtja apo Greqishtja e re. Në botimin e parë nuk është e përcaktuar ky stad dhe nuk thuhet në asnjë rast se cili ka qenë botimi origjinal që ka përdorur Gjon Shllaku.
3. Çfarë lidhje mund të ketë midis shqipes së shek. të XX me këngët e panjohura të Iliadës së Homerit në shek. e IX Para Krishtit?