back to top
9.5 C
Tirana
E premte, 15 Nëntor, 2024

Tri goditjet kundër arsimit në Kosovë – Bajram Mjeku

Gazeta

Mesimi  neper shtepia - foto Enver Bylykbashi
Mesimi neper shtepia – foto Enver Bylykbashi

Tri goditjet kundër arsimit në Kosovë

nga Bajram Mjeku

Arsimi në Kosovë i ka patur rënie-ngritjet e tij, por tri goditjet e rënda që i ka pësuar në gjysmëshekullin e fundit, kërkojnë kohë dhe përkushtim të jashtëzakonshëm për t’i rikuperuar.
Goditjen e parë, arsimi në Kosovë e përjetoi menjëherë mbas demonstratave të pranverës së vitit 1981, kur mësimdhënësit shqiptarë përjetuan goditje në dy segmente; presionin politik të kohës nga regjimi serb, pastaj pagat e jodinjitetshme. Që nga kjo kohë, nuk ishte joshëse të ishe mësimdhënës, përkundër idealizmit të madh që mësimdhënësi shqiptar e përdori për mbijetesë edhe për disa vite tjera.
Goditjen e dytë, arsimi në Kosovë e përjetoi mbas rënies së autonomisë së Kosovës, kur regjimi serb mbylli me dhunë institucionet arsimore, si dhe të gjitha institucionet tjera. Mijëra nxënës e studentë shqiptarë u detyruan që procesin mësimor të ndjekin në shtëpitë-shkolla, më saktë në bodrumet e shtëpive private. Rreth njëzetedy mijë mësimdhënës shqiptarë mbetën nën mëshirën e fatit me të ashtuquajturat paga, të cilat në fakt nuk ishin as ndihma sociale. Nxënësit dhe studentët shqiptarë, përveç mungesës së hapësirave për mbarëvajtje normale të procesit mësimor, u përballën edhe me dhunën e regjimit policor serb, pastaj me shumë mungesa elementare të mjeteve për konkretizim, si dhe të shumë mungesave tjera, vargu i të cilave del të jetë i gjatë.
Goditjen e tretë, arsimi shqip në Kosovë e pësoi kur ndodhi licencimi pa asnjë kriter i dhjetëra të ashtuquajturve kolegje, si dhe “decentralizimi” i Universitetit të Prishtinës gjithandej Kosovës.
Përgjegjësit e arsimit në situatat më vendimtare, heshtën përballë presionit të madh të eksperimentimit të arsimit në Kosovë edhe nga faktori i huaj. Familjet shqiptare, të vetëdijshme se arsimi mbeti nën mëshirën e kohës, provuan t’i gjejnë dy rrugë; t’i dërgojnë fëmijët e tyre jashtë vendit për studime, më saktë ato familje që kishin mirëqenie ekonomike, derisa familjet tjera investuan për fëmijët e tyre në kolegjet private, duke “harruar” se si do të përfundonte kjo odiseadë.
Ishin përgjegjësit e arsimit që i vunë kazmën segmentit më të rëndësishëm, prandaj erdhëm këtu ku erdhëm, prandaj kemi marrë ikën për në Evropë. Nuk ka si të ndodh ndryshe, derisa një popull i paarsimuar veç punëtorëve të krahut, nuk ka çfarë të jap tjetër…
Foto: Enver Bylykbashi.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.