back to top
9.5 C
Tirana
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Një ngjashmëri midis Teatrit Kombëtar dhe Akademisë së Studimeve Albanologjike – nga Mal Berisha

Gazeta

Ambasadori Mal Berisha
Ambasadori Mal Berisha

Një ngjashmëri midis Teatrit Kombëtar

dhe Akademisë së Studimeve Albanologjike

nga Mal Berisha

Të dashur anëtarë, studiues, punonjës të Akademisë së Studimeve Albanologjike – ASA!
A ju kujtohet kur u shemb Teatri Kombëtar më 17 Maj 2020?
A ishte ndonjëri prej jush në mbështetje të grupit të aktorëve që mbrojtën teatrin, apo e fshehët kokën dhe thatë si gjermanët në kohën e Hitlerit…?
Punë e madhe! Le të bëjnë çfarë të duan, pasi:
-Unë nuk jam hebre…
-Unë nuk jam komunist…
-Unë nuk jam i pa-aftë fizikisht…
-Unë nuk jam rom…!?
-Unë nuk jam…!?
Por një ditë nazisti me kryqin e Svastikës në gjoks i trokiti tek dera edhe gjermanit më të thjeshtë dhe i tha:
-Tani e ke radhën TI, indiferenti, ai që nuk ishe si ata të tjerët, por je… një mish për top që i duhesh Fyhrerit…!? Apo jo?
Edhe ju të dashur shkencëtarët tanë thatë:
Le të bëjnë çfarë të donë me teatrin, pasi:
-Unë nuk jam aktor!
-Unë nuk jam dramaturg, as komedian,
-Unë nuk jam regjisor,
-Unë nuk jam skenograf as kostumograf,
-Unë nuk jam sufler?
-Unë nuk jam rekuizitjer?
-Unë nuk jam…?!
Heshtët, edhe pse Ju jeni ajka e kombit dhe ju e dini më mirë se të gjithë ne të tjerët, se kombi pa Teatër, Pa Akademi, është një turmë njerëzish inkoshientë, jo një bashkësi solide njerëzish të ndërgjegjshëm për identitetin e tyre, që përbëjnë një entitet të vëçantë në këtë botë pafundësisht të larmishme.
Tani ju erdhi “vera” tek dera:
Vërtetë nuk jeni aktorë teatri, por ja që na qenkeni Akademikë!
Heshtja Juaj ishte një ndër arsyet që sot në vend të Teatrit Kombëtar, kemi një gërmadhe ku tërbohen qentë…
Si çdo shqiptar që ndjen shqetësimin e thellë për atë që po ndodh me Akademinë e Studimeve Albanologjike edhe unë shpreh shqetësimin tim për këtë akt të paprecedencë, e cila shkon plotësisht kundër interesit të shkencës dhe trashëgimisë tonë kombëtare.
Në fakt institucioni Juaj është formacioni që studion, kërkon, gërmon dhe dëshmon elementin më koheziv që na bashkon ne shqiptarëve dhe që është:
Gjuha Shqipe
Shqiptarizma
The Albanianism,
siç e quajnë të huajt.

Akademia e Shkencave Shqiptare
Akademia e Shkencave Shqiptare

Prandaj quheni “Akademia e Studimeve Albanologjike”
Këtu lidhet çdo pikë kontakti tjetër midis nesh, shqiptarëve, që për fat të mirë nuk është as feja si tek sllavët, as ideologjitë shoviniste, por Gjuha Jonë Shqipe që na bën të gjithëve ne shqiptarëve ta njohim njeri tjetrin si Bashkë-Kombas, pavarësisht ku kemi lindur.
Unë protestoj ndaj vendimit për mbylljen e ASA-s siç kam bërë, me aq sa kam mundur, edhe kundër prishjes së Teatrit.
Por më vjen keq të them se ASA mund të jetë e përbërë nga një togë njerëzish midis të cilëve ka prej atyre konformistë, si ata që ishin për prishjen e teatrit, që tani vërdallosen kafaneve të Tiranës ose presin ndonjë kockë që iu hedh pushteti.
Droj se midis jush gjenden ata “grevëthyesit” si ata të Teatrit Kombëtar të cilët të joshur nga pushteti, sabotuan rezistencën e kolegëve të tyre, ata që pranuan shembjen e teatrit në emër të favoreve të vogla për vete dhe pariparueshmërisht të tmerrshme ndaj kulturës skenike të kombit shqiptar.
A ishte ndonjëri prej jush në atë kohë në mbrojtje të Teatrit Kombëtar?
Qofsha i gabuar, por… ose edhe nëse brenda vetes ishit kundër, askush nuk ua dëgjoj zërin ndonjeherë!
Sepse vërtetë nuk ishit, as hebrej, as aktorë… por jeni shkencëtarët që iu erdhi radha!
Neve prisnim më shumë prej jush, përfaqësuesit e qenies tonë identitare…
Tani provojeni vetë mbi shpatulla dhe heshtni deri sa t’i vijë radha dikujt tjetër…
Merruni me Gjinushin, pasi nuk guxoni të përmendni “dorën që e lëkund shpatën”!
Pas tërë këtyre,
I bashkohem atyre që janë kundër mbylljes së Akademisë së Studimeve Albanologjike

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.