Gjuha Shqipe
shkruan Martin Camaj
Fitorja ma e madhja në pikëpamje të kulturës ka qenë Instituti albanologjik i Prishtinës. Qe hapë në vjetin 1953, me ndihmën e Millovan Gjilasit. Ky burrë i ka pasë dashtë fort shqiptarët, shumkush thotë bile se dhe ai asht vetë me origjinë shqiptare. Mbasi kishte ra prej pozite, jam njoftë me te në bibliotekën kryesore të Beligradit, po bahen 15 muej. Në bisedë e sipër më pyeti si shkon Instituti i Prishtinës. Fill mbas kësaj pyetje nuk mujta me ndejë pa ia shprehë simpatinë e shqiptarëve për te. Shtova se ndër ne flitet se ai asht me origjinë shqiptare e se n’Malsi kemi plot njerz me emnin Gila. “Unë jam Vasojeviq, – m’u përgjegj – sigurisht kam gjak shqiptari në vehte së pakut nëpërmjet grave që ia kemi grabitë njani-tjetrit…” Dhe filloi me qeshë. Me foli dhe mbi historinë e Vasojeviqve e malësorve, pse ai asht njeri me kulturë të madhe. Si fëmijë kishte ruejtë bagtitë me çobajt e Kelmendit dhe në fund më foli kundra politikanëve që ndajnë popujt. Instituti posa ka pasë fillue punën: u mblodh mbrenda nji kohe të shkurtën nji mori kangësh e prrallash, që më duket i kanë hjedhë të gjitha në kosh. Kur ishte tue u organizue, ka ra shpesh dhe biseda mbi ju. Kryetarit Elhami Nimanit i kam folë shpesh për ju. “Sa të fillojmë botimin e anualit, – më pat thanë – do të ta grishim të marri pjesë.” Edhe ndër komunista kosovarë keni një simpati shumë të madhe, pse këta (shumica) para së gjithash janë shqiptarë. Por, Instituti në fjalë, në të vërtetën mbaroi edhe për mend të shqiptarëve e, mbasi nga fillimi prej shumkujt në Beograd nuk qe pa me sy të mirë, gjetën shkaqe me e mbyllë, aq ma tepër kur u dinte nga të gjithë se asht hapë me ndihmën e Gjilasit. Tash qendrat ma të nalta mbi studimet shqiptare janë grupi albanologjik i Beogradit me tre profesora: V. Dançetoviq, Idriz Ajeti, Anton Çeta; me tre vetë në specializim mbas laurës, Dragan Micoviç, Enver Gjergjeku e Abdullah Zajmi; me afër 70 nxanës gadi të githë shqiptarë. Ky asht grupi ase kathedra ma e fortë albanologjike jashta vendit. Bariqi, si u kam shkrue, asht kryetar i Institutit Balkanologjik në Sarajevë dhe 80 % të studimeve që dalin mbi anualim që asht në shtyp, janë shqiptarë
Romë, 15 mars 1957
Marrë nga Muri i FB Ragip Kçikut